TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Përpjekjet për destabilizim në Ballkanin Perëndimor, Rusia i ka nisur qysh më herët nëpërmjet Serbisë

by Besarta Mehmeti
5 vjet ago
0
A A
Osmani: Përpjekjet për destabilizim në Ballkanin Perëndimor, Rusia i ka nisur qysh më herët nëpërmjet Serbisë

Osmani së bashku me presidentin e Turqisë, Recep Tayip Erdogan kanë mbajtur një konferencë për media ku edhe kanë nënshkruar disa marrëveshje, shkruan Teve1.info.

Osmani ka thënë se raportet me Turqinë kanë qenë gjithmonë të shkëlqyeshme.

“Kjo e dëshmon përkushtimin tonë që raportet me Turqinë ashtu siç kanë qenë të shkëlqyeshme të vazhdojmë ti mirëmbajmë dhe të punojmë ti thellojmë ato. Dua t’i shpreh mirënjohjen e thellë për përkrahjen bilaterale që kanë dhënë me shtetin tonë. Këtë aspekt mbesim të përkushtuar që t’i avancojmë marrëdhëniet tona politike dhe ekonomike”, ka thënë Osmani.

Ajo ka thënë se gjatë takimeve me Erdoganin kanë rikujtuar ndihmën që personalisht Erdogani i ka dhënë Kosovës.

“Sot gjatë takimeve me Erdoganin rikujtuam ndihmën që ka dhënë personalisht për të gjitha etapat. E shohim përkushtimin e palëkundur nga Turqia për Kosovën dhe e falënderojmë”, tha Osmani.

Shefja e shtetit të Kosovës ka ritheksuar se me Turqinë janë duke punuar për shtimin e njohjes dhe për anëtarësim në NATO.

“Në këtë frymë po punojmë me Truqinë për shtimin e njohjes dhe për anëtarsim në NATO. Lidhjet ndërmjet dy vendeve tona janë të thella dhe mbi këtë bazë në veçanti do të punojmë në fushën e sigurisë, shëndetësisë, ekonomisë e shumë fusha të tjera ku akoma nuk kemi arritur potencialin e plotë. Kur kosova ishte ne luftë atë kohë Turqia hapi rrugë për reefushatë nga Kosova. Jemi mirënjohesë edhe për ndihmen që Truqia ka vazhduar edhe ende vazhdon për Kosovën”, është shprehur Osmani.

Sipas saj, në kuadër të NATO-s, Turqia mund të bëjë shumë për Kosovën.

“Për të mbajtur shtetet tona afër rol të jashtëzakonshëm kanë dhënë shqiptarët në Turqi dhe komuniteti turk në Kosovë. Ata mbesin ura më e fuqishme e raporteve të shkëlqyeshme ndërmjet dy vendeve tona”, tha Osmani.

Ajo tha se Kosova ka potencuar përkrahjen e plotë për popullin ukrainas.

“Edhe sot në këtë takim duke parë ngjarjet në Ukrainë, Kosova potencoi përkrahjen e plotë dhe për popullin ukrainas për shkak të agresionit rus. E çmoj shumë vendimin e Erdoganit për të përkrahur Ukrainën”, tha presidnetja e Kosovës.

Osmani gjithashtu ka thënë se përpjekjet për destabilizim në Ballkanin Perëndimore, Rusia i ka nisur qysh më herët ndërmpjet Serbisë.

“Në takim me Erdoganin theksova se tendencat e Rusisë janë të qarta, dhe ato nuk kufizohen gjeografikisht vetëm në pjesët e pushtuar të Ukrainës. Përpjekjet për destabilizim në Ballkanin Perëndimorë Rusia i ka nisur qysh më herët nëpërmjet Serbisë”, tha ajo. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Bayerni barazon me Arsenalin

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën