TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
26 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Osmani: Përkundër gjenocidit të kryer nga Serbia, Kosova ka zgjedhur dialogun

nga teve1
1 vit më parë
0
A A
Osmani: Përkundër gjenocidit të kryer nga Serbia, Kosova ka zgjedhur dialogun

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në Forumin Diplomatik të Antalisë tha se përkundër gjenocidit të kryer në vend nga Serbia, Kosova ka zgjedhur dialogun si të vetmen rrugë për të vazhduar para.

Osmani ka deklaruar se nga përvoja e saj mund të mësohet se sa është e vështirë të zgjedhësh paqen dhe demokracinë edhe në kohë lufte.

“Ne kemi tejkaluar pushtimin shekullor, kemi qenë viktima të gjenocidit për shumë vite, viktima të krimeve të luftës, kemi numrin më të madh të fëmijëve të vrarë në Ballkan. Përkundër gjithë kësaj dhimbjeje ne kemi zgjedhur dialogun si të vetmen rrugë përpara. Edhe nga përvoja ime personale edhe nga përvoja e secilit person mund të mësojmë se sa e vështirë është të zgjedhësh paqen dhe demokracinë edhe në kohë lufte”, theksoi ajo.

Tutje, Osmani u shpreh se shembulli i ndihmës që i është dhënë Kosovës nga ndërkombëtarët duhet të ndiqet nga të gjithë.

“Në kohë trazirash, në kohë tensionesh është shumë me rëndësi të dihet se kush qëndron përkrah teje. Fuqia jonë është fuqia e partneriteteve tona. Si presidente kam kuptuar se distanca gjeografike nuk ka rëndësi. Nuk ka lidhje se sa larg jemi, mund të kemi miqësi e partnerë që do të qëndrojnë përkrah atëherë kur të duhen më së shumti. Derisa ballafaqohemi me konflikte në botë dhe janë gjithmonë të pafajshmit që vuajnë më së shumti, shembulli i Kosovës, ku shtetet e gjithë botës nuk i kanë mbyllur sytë dhe na kanë dalë në ndihmë, është shembull që duhet të ndiqet”, shtoi presidentja.

Gjithashtu, ajo tha se Serbia është bërë dorë e zgjatur e Rusisë për të destabilizuar rajonin.

“Përtej faktit që jemi fqinjë me Serbinë, që fatkeqësisht jo vetëm tash së voni por për një kohë të gjatë, është bërë një dorë e zgjatur e Rusisë në përpjekje për të destabilizuar rajonin. Nuk mund të gjejmë ndonjë ndikim rus brenda Kosovës, e kjo na ka ndihmuar edhe në luftën tonë ndaj propagandës ruse, e cila është e stër-madhe në rajonin tonë. Historikisht Rusia është përpjekur të gjejë teren të pjellshme ku do të mund të zgjeronin konfliktin. Gjithmonë e kanë parë Ballkanin Perëndimor si një prej këtyre tokave pjellore për konflikt. Kemi pasur krizë pas krize në rajon për shkak se interesi rus ka qenë që ta kthejë rajonin tonë në të 90-at kur ka pasur luftëra e konflikte”, tha presidentja Osmani.

E para e shtetit të Kosovës është pjesë e panelit kryesor të liderëve, me temën e forumit të sivjetmë “Avancimi i diplomacisë në kohë trazirash”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj reagon për tragjedinë në Gjakovë: Duhet rritur siguria dhe përgjegjësia institucionale

Haradinaj reagon për tragjedinë në Gjakovë: Duhet rritur siguria dhe përgjegjësia institucionale

Sveçla reagon pas gjetjes së zollave në Mitrovicë: Beogradi ka furnizuar grupet kriminale

Sveçla reagon pas gjetjes së zollave në Mitrovicë: Beogradi ka furnizuar grupet kriminale

Anulohet paraburgimi për 5 policët – Recaj: Gjykata veproi në kundërshtim me ligjin

Anulohet paraburgimi për 5 policët – Recaj: Gjykata veproi në kundërshtim me ligjin

Presidentja Osmani pret Ambasadorin e Katarit, diskutohet thellimi i bashkëpunimit dypalësh

“Zgjidhja vjen këtë javë” – Fejza flet për ofertën që Kurti i bëri Limajt

“Zgjidhja vjen këtë javë” – Fejza flet për ofertën që Kurti i bëri Limajt

Përleshje me armë në Doganaj të Ferizajt, dy të plagosur – përfshihet edhe një zyrtar policor

Përleshje me armë në Doganaj të Ferizajt, dy të plagosur – përfshihet edhe një zyrtar policor

S’ka lëvizje as kësaj radhe – Partitë fajin ia “hedhin” njëra tjetrës për 44 dështimet e Kuvendit

Vetëm 5 ditë deri në afatin kushtetues, Kuvendi sërish pa përparim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X