TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Osmani për bojkotin e Listës serbe: Vjen me urdhër të presidentit Vuçiq

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Osmani në konferencë me Milanoviq: Serbia do të ndihej më e fuqishme nëse s’ndëshkohet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osman ka kërkuar që serbët në veri të vendit të mos i dëgjojnë thirrjet e Listës serbe, të cilët kërkuan që të bojkotohet procesi i referendumit të 21 prillit për shkarkimin ose jo të katër kryetarëve në veri.

Sipas Osmanit, ky bojkot vjen me urdhër të presidentit serb, Aleksandër Vuçiq.

“Natyrisht Kushtetuta jonë dhe ligjet e kanë krijuar bazën ligjore se bashku me një udhëzim administrative të nxjerrë nga ministria përkatëse që qytetarët e komunave tona të kenë të drejtë të fillojnë procedurat për largimin e kryetarëve. Republika e Kosovës në bashkëpunim me aleatë ka ndërmarr të gjitha veprimet e nevojshme në mënyrë që qytetarëve t’u ofrohet kjo e drejtë, të mos ju cenohet në as një moment kjo e drejt dhe ata ta realizojnë këtë të drejtë të lirë dhe pa presione”, ka thënë Osmani pas homazheve në përvjetorin e Betejës së Kosharës.

“Për fat të keq edhe kësaj radhe është Aleksandër Vuqiq ai që nuk e mbanë fjalën që e ka dhënë para aleatëve edhe në takime ku kanë qenë prezent edhe kancelari Scholc edhe presidenti Macron por edhe në takime të tjera ku ai kishte garantuar se nuk do të bëjë presion të pa ligjshme ndaj serbeve që mos të marrin pjesë në një proces të tillë”, u shpreh Osmani para mediave.

Osmani tha se ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë pa dallime.

“Ne jemi të përkushtuar që të vazhdojmë t’i mbrojmë të drejtat e qytetarëve tanë pa dallim, jemi të përkushtuar që serbet që jetojnë në Kosovë të shfrytëzoj të drejtat që atyre u jep Kushtetuta por për fat të keq disa prej tyre po lejojnë që të mbahen peng nga ana e Vuçiqit. Dua në veçanti t’i bëjë thirrje bashkësisë ndërkombëtare, aleatëve tanë që të jenë shumë zëshëm për të kundërshtuar këtë presion të pa ligjshëm ndaj serbeve që jetojnë në Kosovë dhe po ashtu ta ndëshkojnë Vuçiqin i cili për disaten herë nuk e ka mbajtur fjalen që e ka dhënë para tyre qe nuk do të ndërhyj në kundërshtim me normat ndërkombëtare dhe normat e së drejtës sepse është shtet tjetër dhe nuk ka të drejtë të ndërhyj në procese zgjedhore në Kosovë”, deklaroi tutje Osmani, raporton EO.

Ajo ka mohuar akuzat e Listës serbe, që komunitetit serb po u bëhet presion nga institucionet kosovare.

Ajo ka thënë se ato janë akuza false të cilat kanë për qëllim që të mbulojnë një presion të jashtëligjshëm që presidenti Vuçiq po e realizon nëpërmjet listës serbe në Kosovë.

“Këto janë akuza false të cilat kanë për qëllim që të mbulojnë një presion të jashtëligjshëm që Vuçiq po e realizon nëpërmjet Listës serbe në Kosovë. As një presion të vetëm institucionet e Kosovës nuk ja kanë bërë serbëve. Përkundër institucionet e Kosovës kanë bërë gjithçka që të miratohen edhe udhëzimet e reja administrative që qytetarët e veriut të kenë të drejtë të realizojnë mënyrën e largimit të kryetarëve para përfundim të mandatit. Nuk ka as një presion, dhe mos të harrojmë që zgjedhjet nuk i organizon kryeministri por zgjedhjet i organizon KQZ-ja ku edhe Lista Sebe ka përfaqësues, ku janë të përfaqësuara të gjitha partitë politike dhe është organ i pavarur i cili në as një mënyre nuk ka ndërmarr as një veprim që do t’i cenonte serbet”, u shpreh e para e shtetit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

LDK e AAK arrijnë koalicion për bashkëqeverisje në Prishtinë

Organizimi i ‘‘Street Party Prishtina’’, mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani”

Kurti: Policia nuk i la shans krimit e terrorizmit në veri

Kurti: Policia nuk i la shans krimit e terrorizmit në veri

Universiteti i Prishtinës përballet me krizë të interesimit – numri i studentëve konsiderohet në rënie

Universiteti i Prishtinës përballet me krizë të interesimit – numri i studentëve konsiderohet në rënie

Remitancat e diasporës rritën për 3.4%, shtetit i kërkohet strategji për shfrytëzim

Remitancat e diasporës rritën për 3.4%, shtetit i kërkohet strategji për shfrytëzim

​Maqedoni e Veriut – I mitur tentoi të vriste babanë e tij, i shkaktoi 10 plagë me objekt të mprehtë

​Maqedoni e Veriut – I mitur tentoi të vriste babanë e tij, i shkaktoi 10 plagë me objekt të mprehtë

LDK e AAK arrijnë koalicion për bashkëqeverisje në Prishtinë

Organizimi i ‘‘Street Party Prishtina’’, mbyllet përkohësisht rruga “Fehmi Agani”

Besa Famgas luan të dielën ndeshje evropiane

Besa Famgas luan të dielën ndeshje evropiane

Tifogrupi “Dardanët” reagojnë pas humbjes në Zvicër

Tifogrupi “Dardanët” reagojnë pas humbjes në Zvicër

“Zvicra i shfrytëzoi gabimet tona”, kapiteni Amir Rrahmani bën vetëkritikë pas ndeshjes

FFK-ja pret reagim në ndeshjen ndaj Suedisë

Lewandowski do të largohet nga Barcelona

Lewandowski do të largohet nga Barcelona

Mandati i ri i Putinit, një epokë me fuqi të jashtëzakonshme

Rusia i vazhdon sulmet, teksa Putini paralajmëron kundër angazhimit të forcave të huaja në Ukrainë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X