Në një postim në Facebook, Osmani ka thënë se gjatë këtij takimi ka potencuar se Kosova do të vazhdojë të jetë palë e barabartë dhe e përkushtuar për dialog me Serbinë, shkruan teve.1info
“Në takim me të dërguarin e posaçëm të Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, potencova se Kosova do të vazhdojë të jetë palë konstruktive, e barabartë dhe e përkushtuar në procesin e dialogut, duke kontribuar për paqe dhe stabilitet në vend dhe rajon. Institucionet tona janë në komunikim dhe koordinim të vazhdueshëm me partnerët tanë ndërkombëtar dhe çdo vendim i yni reflekton frymën kushtetuese të vendit tonë dhe vlerat tona demokratike”, ka shkruar Osmani.
Ajo ka theksuar se partneriteti i Kosovës me SHBA-në vazhdon të jetë qenësor.
Emisari amerikan do të zhvillojë sot takime edhe me liderët e opozitës.
Vizita e tij në Kosovë vie pak ditë pas takimit të kryeministrit Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq në Bruksel, të ndërmjetësuar nga BE. /Teve1.info/