TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
24 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Osmani në Tiranë: Shqiptarët në Preshevë po përballen me diskriminim etnik

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Osmani në Tiranë: Shqiptarët në Preshevë po përballen me diskriminim etnik

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka theksuar rolin e rëndësishëm të diasporës shqiptare në zhvillimin ekonomik, social dhe kulturor të Kosovës.

Gjatë fjalës së mbajtur në samitin e III të Diasporës në Tiranë, Osmani u shpreh se pavarësisht se shqiptarët janë shpërndarë anembanë globit, ata ruajnë vlerat dhe traditat e tyre. Ata janë frymëzim, dhe luajnë një rol të rëndësishëm si agjentë të ndryshimit.

Reklamë

“Asgjë nuk dëshmon më shumë lidhjen e fortë me rrënjët sesa arbëreshët shqiptar. Sot mërgata jonë vazhdon të marrë pjesë aktivisht në përparimin ekonomik, social dhe kulturor të vendit.

Ata luajnë rol të rëndësishëm si agjentë të ndryshimit dhe avokues në zhvillim. Imazhi më i mirë i Kosovës janë mërgata jonë. Njerëz punëtor, atdhetar, që busulll orientimi kanë atdheun tonë”- tha Osmani.

Duke folur për rolin e madh të Diasporës shqiptare, Vjosa Osmani nuk la pa përmendur edhe shqiptarët e Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, duke thënë se ata të cilët banojnë në këto treva, po përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative.

“Përderisa jemi mbledhur sot të gjithë këtu, mos të harrojmë se vëllezërit tonë në Medvegjë, Preshevë dhe Bujanovc ende po përballen me diskriminim etnik dhe përballen me spastrim etnik nëpërmjet mjeteve administrative. Sot iu them nga këtu: ju nuk jeni vetëm. Ne jemi me ju për mbrojtjen e të drejtave tuaja. Roli historik i mërgatës shqiptare është i jashtëzakonshëm. Përgjatë kohës sfiduese ata ishin përkrahës të vendosur të aspiratave tona kombëtare. Është shtylla për lëvizjen kombëtare për liri dhe pavarësi të shqiptarëve. Kanë qenë burim force për ne. Në vitet e 90-ta, mërgata jonë ishte zëri ynë në të gjitha qendrat e vendimmarrjes”- u shpreh Osmani.

Ndërsa solli në vëmendje rëndësinë e mërgatës në udhëheqjen politike dhe mbështetjen përmes remitancave të ekonomisë së Kosovës, Osmani dha lajmin e mirë se me ndryshimet e fundit ligjore, shqiptarët e Kosovës të cilët kanë emigruar në vende të ndryshme do kenë mundësinë të shprehin vullnetin e tyre përmes votës në ambasadat dhe zyrat konsullore nga vendet ku jetojnë.

“Mërgata jonë me shumë nisma ka marrë pjesë edhe në udhëheqjen politike. Mbështetja ekonomike që marrim nga mërgata është përcaktures edhe për ekonominë tonë. Ajo është frymëzim, frymëzim për një Kosovë më të mirë. Dhe me ndryshimet e fundit që kemi bërë për zgjedhjet e përgjithshme mërgata jonë do ta ketë më në fund të drejtën të votojë nga ambasadat dhe konsullatat ku jetojnë”- tha Osmani./tch

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ: Votuesit me postë largohen nga listat, s’mund të votojnë edhe në Kosovë

KQZ: Votuesit me postë largohen nga listat, s’mund të votojnë edhe në Kosovë

Katër të arrestuar në Fushë-Kosovë, ia grabitën një personi çantën me 8 mijë euro

Katër të arrestuar në Fushë-Kosovë, ia grabitën një personi çantën me 8 mijë euro

KEDS-i nis shkyçjen e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

KEDS-i nis shkyçjen e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

Zhduket një e mitur në Hajvali

Zhduket një e mitur në Hajvali

KQZ: Votuesit me postë largohen nga listat, s’mund të votojnë edhe në Kosovë

KQZ: Votuesit me postë largohen nga listat, s’mund të votojnë edhe në Kosovë

Përmbledhje nga samiti i Trump dhe Putin në Alaska

Përmbledhje nga samiti i Trump dhe Putin në Alaska

Katër të arrestuar në Fushë-Kosovë, ia grabitën një personi çantën me 8 mijë euro

Katër të arrestuar në Fushë-Kosovë, ia grabitën një personi çantën me 8 mijë euro

KEDS-i nis shkyçjen e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

KEDS-i nis shkyçjen e bizneseve pa kontratë me furnizues të licencuar

Zhduket një e mitur në Hajvali

Zhduket një e mitur në Hajvali

Prokuroria nis hetimet për foshnjen e gjetur në mbeturina në Prishtinë

Gjendet i pajetë një person në Ferizaj, nisin hetimet

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Gjermanët testojnë teknologjinë që mund të parandalojë mijëra aksidente

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X