TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

KQZ: Votuesit me postë largohen nga listat, s’mund të votojnë edhe në Kosovë

by teve1
1 vit ago
1
A A
KQZ: Votuesit me postë largohen nga listat, s’mund të votojnë edhe në Kosovë

Çdo votues jashtë Kosovës që regjistrohet për të votuar me postë nga jashtë vendit, do të largohet nga listat e votuesve që shpërndahen në vendvotime në ditën e zgjedhjeve, në Kosovë.

Emri i këtyre votuesve që regjistrohen për të votuar jashtë Kosovës, do të mbetët vetëm në listën e votuesve jashtë Kosovës.

Kjo është konfirmuar nga zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Valmir Elezi, i cili ka thënë se është detyrim ligjor për KQZ-në që secili votues që regjistrohet për të votuar jashtë Kosovës, emrin e tij ta largojë nga lista e votuesve në Kosovë.

Informacionin ua transmeton individualisht KQZ-ja të gjithë atyre të cilët aplikojnë dhe arrijnë të regjistrohen si votues jashtë Kosovës.

“Është detyrim ligjor për KQZ-në, që secili votues që regjistrohet për të votuar nga jashtë Kosovës, emrin e tij ta largojë nga lista e votuesve e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve në Kosovë. Pra, një shtetasi Kosovës, që regjistrohet për të votuar jashtë Kosovës, do ta gjejë emrin e tij në listën e votuesve jashtë Kosovës. Këtë informacion, KQZ ua transmeton individualisht të gjithë atyre shtetasve të cilët aplikojnë dhe arrijnë që të regjistrohen suksesshëm si votues jashtë Kosovës”, tha Elezi.

Elezi ka shpjeguar edhe rastet kur ndonjë shtetasë, pasi arrin të regjistrohet si votues jashtë Kosovës, kërkon që të rikthehet në listën e votuese brenda Kosovës për të votuar fizikisht në vendvotimin e tij.

Në këtë rast, Elezi ka theksuar se votuesi i regjistruar jashtë Kosovës mund të parashtrojë kërkesë në KQZ, respektivisht te shërbimi votues për t’u kthyer në listën votuese brenda Kosovës dhe kjo mund të bëhet deri në 24 orë, para përfundimit të periudhës për kundërshtimin e listës së votuesve.

“Mund të kemi ndonjë rast, kur një shtetas i Kosovës, pasi që është regjistruar për të votuar jashtë Kosovës, të kërkojë të çregjistrohet nga kjo mënyrë votimi dhe të kthehet në listën e votuese, e cila shpërndahet në vendvotime në ditën e zgjedhjeve në Kosovë. Në këtë rast votuesi i regjistruar jashtë Kosovës mund të parashtrojë kërkesë në KQZ, respektivisht te shërbimi votues për t’u kthyer në listën votuese brenda Kosovës dhe kjo mund të bëhet deri në 24 orë para përfundimit të periudhës për kundërshtimin e listës së votuesve, e cila në këtë rast është deri më datë 30 gusht 2025”, shtoi Elezi.

Më 23 korrik, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka hapur afatin për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për votim me postë në zgjedhjet lokale për kryetarë të komunave dhe për kuvende komunale, të cilat do të mbahen më 12 tetor 2025.

Sipas afatit të përcaktuar nga KQZ-ja, periudha për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës do të zgjasë 38 ditë, deri më 29 gusht 2025.

Sipas afateve të vendosura nga KQZ-ja, periudha e votimit jashtë Kosovës do të fillojë më 17 shtator dhe do të përfundojë më 11 tetor 2025. Kjo periudhë do të vlejë për votim vetëm për shtetasit që do të regjistrohen si votues jashtë Kosovës gjatë periudhës 38-ditore të regjistrimit.

Për dallim nga zgjedhjet e përgjithshme në të cilat qytetarët e Kosovës që jetojnë jashtë vendit, kanë pasur mundësi të votojnë edhe në përfaqësitë diplomatike, në zgjedhjet lokale të 12 tetorit, kjo mundësi nuk do të ekzistojë, por vetëm përmes postës.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: Thellohet bashkëpunimi ushtarak Kosovë–Shqipëri, FSK-ja zhvillon qitje me mortaja

Maqedonci: Thellohet bashkëpunimi ushtarak Kosovë–Shqipëri, FSK-ja zhvillon qitje me mortaja

Berisha: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

Berisha: Vuçiç dhe Rama janë përgjegjës direkt për atë që ndodhi në Hagë

Mehmeti-Selimi: Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!

Mehmeti-Selimi: Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!

“Prishtina 2026” promovon produktet vendore dhe hap mundësi të reja për bizneset

Jordania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje

Jordania dhe Franca nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi në mbrojtje

Foda flet për jerm të parë për largimin e Rrahmanit nga Kombëtarja

Foda flet për jerm të parë për largimin e Rrahmanit nga Kombëtarja

Ministri pakistanez thotë se ka ardhur koha për zbatimin e Paktit të Mekës pas sulmeve të Huthëve

Ministri pakistanez thotë se ka ardhur koha për zbatimin e Paktit të Mekës pas sulmeve të Huthëve

Mehmeti-Selimi: Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!

Mehmeti-Selimi: Nën hijen e këtij flamuri, gjithmonë krenarë, gjithmonë të fortë!

Konfirmohet orari i dueleve të Superligës

Konfirmohet orari i dueleve të Superligës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën