TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Media të caktuara po rrezikojnë sigurinë e vajzave të mia të mitura

by teve1
2 muaj ago
3
A A
Osmani: Media të caktuara po rrezikojnë sigurinë e vajzave të mia të mitura

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar ndaj “përndjekjes së vazhdueshme, të kundërligjshme e të rrezikshme” që, sipas saj, media të caktuara po ia bëjnë vajzave të saj të mitura.

Përmes një komunikate për media, Osmani ka theksuar se për pesë vite me radhë fëmijët e saj kanë vijuar mësimin në shkollën publike “Ismail Qemali” në Prishtinë, ku janë përballur me sfida të njëjta si gjithë nxënësit e tjerë, përfshirë mungesë të ujit, energjisë, ngrohjes, si dhe mbingarkesë në klasa.

Sipas saj, ndonëse nuk është shkruar asnjëherë për faktin që ajo i ka dërguar fëmijët në shkollë publike, një pjesë e mediave janë marrë vetëm me publikimin e vendndodhjes, klasave dhe pamjeve të tyre pa autorizim, duke rrezikuar kështu sigurinë e vajzave të saj.

“Incizimet e paautorizuara të fëmijëve të mitur nuk janë pjesë e lirisë së shprehjes, por ekspozim i rrezikshëm që krijon mundësi për sulme, kanosje e kidnapime eventuale,” tha Presidentja, duke shtuar se Policia e Kosovës është e detyruar me ligj të garantojë sigurinë e fëmijëve të saj për shkak të nivelit të lartë të rrezikshmërisë.

Osmani paralajmëroi se do të ndërmarrë çdo masë ligjore për të mbrojtur fëmijët e saj, duke theksuar se praktika të tilla jo vetëm që rrezikojnë sigurinë fizike, por edhe shkaktojnë pasoja psikologjike afatgjata.

Ajo ka sqaruar gjithashtu se ndryshimi i shkollës ka ardhur për shkak të lëvizjes së familjes në një vendbanim tjetër dhe për shkak të rekomandimeve të sigurisë.

Reagimi i plotë:

REAGIM NDAJ PËRNDJEKJES SË VAZHDUESHME, TË KUNDËRLIGJSHME E TË RREZIKSHME QË MEDIA TË CAKTUARA I BËJNË VAJZAVE TË MIA TË MITURA

Për pesë vite me radhë, vajzat e mia kanë shkuar në shkollën publike “Ismail Qemali” në Prishtinë. Jam falënderuese përjetësisht ndaj mësueses së tyre të shkollës fillore, e cila, sikurse edhe për çdo nxënës tjetër, është siguruar që vajzat tona të mësojnë maksimalisht e të marrin hapat e parë e të sigurt drejt zhvillimit të tyre profesional. Falënderuese edhe ndaj pjesës tjetër të stafit të shkollës dhe udhëheqjes së shkollës për bashkëpunimin e tyre me prindërit.

Përgjatë këtyre pesë viteve, sikurse edhe nxënësit e tjerë në këtë shkollë, edhe vajzat e mia janë përballur me probleme me kanalizime, ndërprerje të ujit, rrymës e ngrohjes, bllokada totale të toaleteve, mungesë pastrimi për muaj të tërë, mungesë sigurie në shkollë (me rreth 4 mijë nxënës në shkollë, rreth 40 nxënës në një klasë), konfiskim të mjeteve të rrezikshme nga disa nxënës, e çka jo tjetër.

Por asnjëherë, disa të ashtuquajtur gazetarë (për ndonjë prej tyre do të shokoheshit se me çfarë veprimtarie të kundërligjshme merren, sipas institucioneve tona të sigurisë), asnjëherë nuk kanë shkruar se Presidentja e vendit i dërgon fëmijët në shkollë publike në Kosovë, përkundër sfidave të mëdha me të cilat përballej kjo shkollë. Asnjëherë nuk kanë shkruar për plot politikanë të tjerë, e në veçanti për gazetarët e shumtë që i dërgojnë fëmijët në shkolla private, brenda e jashtë vendit.

E vetmja gjë që bënin disa nga këta të ashtuquajtur gazetarë, ishte rrezikimi i sigurisë së vajzave të mia, të cilat shkonin çdo ditë në shkollë publike, duke publikuar vendndodhjen e tyre, klasat e tyre, incizime të paautorizuara të fytyrës së tyre, pa asnjë leje paraprake, e përkundër moshës së tyre të mitur, dhe faktit se, ashtu siç e parasheh ligji dhe siç ka qenë rasti edhe me familjet e tjera të presidentëve, policia është prezente. Njësoj, pra incizime të paautorizuara të fëmijëvë të mitur, ata tentuan të bëjnë edhe sot.

Natyrisht që policia është prezente, sepse kjo u kërkohet me ligj dhe, sipas vlerësimit të vetë policisë, vajzat e mia hyjnë në kategorinë e rrezikshmërisë së lartë. Këto ligje nuk i kam hartuar unë dhe këtë vlerësim të rrezikshmërisë nuk e kam bërë unë. Kjo praktikë ekziston kudo në botë.

Por çka dihet qartë është se një pjesë e rëndësishme e këtij rreziku shkaktohet pikërisht nga disa prej këtyre të ashtuquajtur gazetarë. Në cilin vend demokratik ekspozimi dhe rrezikimi i jetës së fëmijëve bie brenda suazave të lirisë së shprehjes? Në asnjë.

Fëmijët e mitur, të kujtdo qofshin ata, nuk janë subjekt i interesit publik politik, por imazhet dhe incizimet e paautorizuara të tyre në rrethana private shkaktojnë rrezik për sulme, kanosje e kidnapime eventuale, duke i bërë publike rutinat dhe lokacionet e tyre – përkundër vlerësimit të policisë se një gjë e tillë është në kundërshtim me rregullat e sigurisë.

Prandaj, do të ndërmarr çdo masë ligjore për të mbrojtur fëmijët e mi nga këta të ashtuquajtur gazetarë, të cilët nuk e kanë qëllimin të informojnë publikun, por të rrezikojnë jetën e fëmijëve që nuk u kanë asnjë faj. Këto incizime të paautorizuara, shpesh deri në nivel të përndjekjes, për fëmijët krijojnë jo vetëm rrezik fizik, por edhe psikologjik, me pasoja afatgjata.

Ndryshimi i lokacionit të shkollës është bërë për shkak të problemeve të shkaktuara nga niveli i rrezikshmërisë së lartë dhe për shkak të ndryshimit të lokacionit ku jetojmë, ndërkohë që shkolla “Ismail Qemali” tashmë është shumë larg nga vendbanimi ynë.

Për fund, si Presidente nuk kam asnjë kompetencë të vetme në çështje që lidhen me sistemin arsimor, përveç se të jap sugjerime – gjë që e kam bërë vazhdimisht. Ato bien ekskluzivisht në kompetencë të nivelit lokal (komunës) dhe atij qendror (qeverisë). Kjo nuk do të thotë që nuk janë bërë përpjekje e përmirësime, mirëpo sfidat janë ende tepër të mëdha e të vazhdueshme.

Ndryshe, kameramani, Jetmir Muji, i cili të mërkurën ishte arrestuar nga Policia e Kosovës për shkak të realizimit të xhirimit të mbrojtjes së afërt të vajzave të presidentes Vjosa Osmani, tashmë është liruar.

AGK: Lirohet kameramani Jetmir Muji, Policia abuzoi me detyrën

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pacolli: Mosvotimi as i Konjufcës nga opozita tregon problem të përgjithshëm me LVV-në

Pacolli: Mosvotimi as i Konjufcës nga opozita tregon problem të përgjithshëm me LVV-në

Pacolli: Disa parti kërkonin pazare për poste, prandaj s’u arrit marrëveshja për koalicion

Pacolli: Disa parti kërkonin pazare për poste, prandaj s’u arrit marrëveshja për koalicion

A ka numra për Glauk Konjufcën? – Flet Fitore Pacolli nga LVV

A ka numra për Glauk Konjufcën? – Flet Fitore Pacolli nga LVV

Smajljaj: Propozimi i Konjufcës, përpjekje për qeveri pa koalicion

Smajljaj: Propozimi i Konjufcës, përpjekje për qeveri pa koalicion

Pacolli: Mosvotimi as i Konjufcës nga opozita tregon problem të përgjithshëm me LVV-në

Pacolli: Mosvotimi as i Konjufcës nga opozita tregon problem të përgjithshëm me LVV-në

Pacolli: Disa parti kërkonin pazare për poste, prandaj s’u arrit marrëveshja për koalicion

Pacolli: Disa parti kërkonin pazare për poste, prandaj s’u arrit marrëveshja për koalicion

Dukagjini konfirmon ndarjen me Munishin

Dukagjini konfirmon ndarjen me Munishin

A ka numra për Glauk Konjufcën? – Flet Fitore Pacolli nga LVV

A ka numra për Glauk Konjufcën? – Flet Fitore Pacolli nga LVV

Mbyllet Aeroporti i Brukselit pas raportimit për dronë

Mbyllet Aeroporti i Brukselit pas raportimit për dronë

Emisioni “Info Nata” 04.11.2025

Emisioni “Info Nata” 04.11.2025

Liverpooli fiton derbin ndaj Realit

Liverpooli fiton derbin ndaj Realit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën