Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se sot nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste në ShBA, që ndodhën më 11 shtator të vitit 2001.
Ajo ka thënë se këto sulme ndryshuan rrjedhën e historisë përgjithmonë, ndër Kosova është e përkushtuar në mbrojtje të lirisë dhe demokracisë , vlera këto që sipas saj definojnë miqësisë dhe partneritetin e Kosovës me ShBA – në.
“11 shtatori i vitit 2001 ndryshoi rrjedhën e historisë përgjithmonë. Sot, krahas aleatëve tanë amerikanë, nderojmë 3 mijë viktimat e sulmeve terroriste kundër Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa riafirmojmë përpjekjet tona të çdoditshme në mbrojtje të lirisë e demokracisë, vlera të cilat definojnë miqësinë dhe partneritetin tonë të përhershëm”, ka shkruar Osmani në Facebook.
Më 11 shtator të vitit 2001, ShBA ishte goditur nga një sulm terrorist, ku ishin sulmuar kullat binjake.
Përgjegjësinë për këtë e kishte marrë grupi Al Kaida, i udhëhequr nga Osma Bin Laden.