TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
11 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Osmani marshon në Ditën e Autizmit: Autikët kanë nevojë për mbështetjen tonë

nga tëvë1
2 Prill, 2022
0
A A
Osmani marshon në Ditën e Autizmit: Autikët kanë nevojë për mbështetjen tonë

Nën patronatin e presidentes, Vjosa Osmani – Sadriu dhe me moton “Ec me mua, çdo hap numërohet”, familjarë, shoqata dhe përfaqësues të institucioneve kanë marshuar në Ditën Botërore të Autizmit. Marshi ka filluar nga sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë deri në sheshin “Zahir Pajaziti”, ndërsa në fund u dhanë mesazhe mbështetëse për personat me autizëm.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani – Sadriu ka thënë që ky marsh ka për qellim ndërgjegjësimin e shoqërisë tonë.

Osmani: Autikët kanë nevojë për mbështetjen tonë

“Ngjarje që është organizuar nën patronatin e institucionit që e drejtoj, me qëllimin që të ndërgjegjësojmë të gjithë shoqërinë tonë, se fëmijët, por edhe të rriturit me autizëm kanë nevojë për zërin tonë, mbështetjen tonë, kanë nevojë për mirëkuptimin tonë, por mbi të gjitha kanë nevojë qe ne ta kuptojmë edhe potencialin e tyre dhe t’i shohim si pasuri të shoqërisë tonë”, tha ajo.

Osmani tha që ka ende shumë punë për t’u bërë, por që do të bëjnë gjithçka në mënyrë që të plotësohen të gjitha kërkesat e familjarëve për t’ju siguruar jetë më të mirë të gjithë personave me autizëm.

Osmani: Do mundohemi t’i plotësojmë të gjitha kërkesat

“Fatkeqësisht akoma ka mbetur edhe shumë për t’u bërë, por jeni këtu me përfaqësuesit e të gjitha institucioneve, të Qeverisë, Komunës por edhe shumë qytetarë të tjerë, të cilët e kuptojnë se sa është e rëndësishme që të përqafohen vlerat e secilit dhe e kuptojnë shumë mirë që vetëm pse jemi të ndryshëm, nuk do të thotë që nuk duhet të jemi të barabartë..  Si institucione jemi të përkushtuar që të bëjmë gjithçka në mënyrë që të plotësohen të gjitha kërkesat”, vijoi presidentja.Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka përmendur funksionalizimin e qendrës ndërsa paralajmëroi edhe minimaratonën e cila do të organizohet gjatë verës, si dedikim për personat autikë.

Rama: Sot po e prezantojë dhe këtë minimaratonen, e cila do të organizohet me 3 Korrik

“Ne si kryeqytet, kemi marrë iniciativa të ndryshme për ta fuqizuar këtë komunitet. Një ndër to është edhe krijimin e ndërtesës e cila do të jetë gati në fund të prillit dhe jemi duke punuar me shoqata të ndryshme që ta funksionalizojmë… Sot ndoshta po e prezantoj dhe këtë minimaratonen, e cila do të organizohet me 3 korrik, ku kemi mundësi që gjithë së bashku të jemi pjesëmarrës, dhe në njëfarë mënyre të mbledhim të holla që t’i ndihmojmë në mënyrën sa më të mirë të mundur gjithë komunitetit me autizem, e po ashtu t’ju mundësojmë që ta kenë një përfaqësim të denjë, i gjithë komuniteti nëpërmjet strukturave që ne krijojmë… Ju ftoj që të filloni, të trajnoni prej sot deri me 3 korrik, që të gjithë së bashku të vrapojmë 5 km, për fëmijët tanë të veçantë, për komunitetin e veçante të autzimit”, tha ai.

Aktivistja e të drejtave për personat me autizëm, Shpresa Xhakli, ka thënë që i gjithë ky përkushtim është falë djalit saj me autizëm. Po ashtu përmendi edhe rastin e bashkëshortit saj që ka dhuruar fondin prej 150 mijë eurosh.

Xhakli: Rexhë Xhakli thirri në telefon dhe tha unë po dhuroj 150 mijë euro

“Ky përkushtim dhe rrugëtim i imi personal është falë Arbenit tim, i cili është me autzëm 32 vjeçar, është përkushtimi i një nëne ndaj djalit që të vijë në Kosovë dhe të ofrojë aq sa unë kam mundësi fëmijëve të Kosovës… Rasti i bashkëshortit tim ka qenë se herën e fundit kur ishim në një mbrëmje për mbledhje fondesh për ndërtimin e qendrës, Rexhë Xhakli thirri në telefon dhe tha unë po dhuroj 150 mijë euro, u ndalem, ka qenë një moment qetësie, ku thash unë si shoqja e tij e kam ditë se e shitëm shtëpinë e gjyshes time dhe tha këto fonde po shkojnë për ndërtim”, tha ai .

Drejtori i Shoqatës së Autizimit, Cene Krasniqi, ka thënë që falë kësaj aktiviste e ka kuptuarës çfarë është autizimi, e po ashtu ka dhuruar një mirënjohje për Rexhë Xhaklin.

Krasniqi: Falë iniciativave të Shpresës, kam mësuar çfarë është autzimi

“Para 12 viteve nuk e kam ditë se çfarë është autizmi, djalin me autizëm por vet nuk e di, nuk e kam dëgjuar kurrë këtë fjalë. Ka ardhur Shpresa na ka mbledh prindërve, disa aktivistë dhe ka filluar punën… Jam shumë i bindur që sot nuk kishim qenë në këtë nivel të trajtimit, sikur mos të kishin qenë iniciativat permanente të Shpresës”, tha ai.

Ndryshe kjo ditë është vendosur nga Asambleja e Kombeve të Bashkuara, në vitin 2007, si një përpjekje për t’i dhënë fund diskriminimit ndaj personave me autizëm. / KP

Tags: AutizmiVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

Si shpërtheu zjarri që shkatërroi një shtëpi në Suharekë?

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

“Të shpallet situatë e jashtëzakonshme”, “protesta para Kuvendit” – Analistët flasin për daljen nga kriza

Bajrami i reagon Rizvanollit: Hajde në debat deputete

“InfoNata” 12.05.2025

“InfoNata” 12.05.2025

Rizvanolli: Bandat kriminale po kundërshtojnë faturimin e energjisë në veri, jo qytetarët

Rizvanolli: LDK po të brengosej për qytetarët nuk do të bllokonte formimin e institucioneve

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

Egnatia mbron titullin e kampionit në Shqipëri

“Matrix” 12.05.2025

“Matrix” 12.05.2025

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Taravari: Vendosëm të shkojmë në opozitë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X