TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani, Kurti e Basha njëzëri: T’i bëhet presion Serbisë për fatin e mijëra të zhdukurve

Krerët e institucioneve të Kosovës, ambasadorë të akredituar në Prishtinë dhe familjarë të personave të zhdukur bënë homazhe pranë Monumentit të Personave të Zhdukur, me rastin e Ditës Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë. Osmani, Basha dhe Kurti u kërkuan ndërkombëtarëve që t’i bëjnë presion Serbisë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve.

by Shpat Blakcori
5 muaj ago
1 0
A A

Të premten, krerët e shtetit u bashkuan në homazhe pranë Monumentit të Personave të Zhdukur, për të shënuar Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve me Dhunë.

Në këtë aktivitet morën pjesë edhe ambasadorët e akredituar në Prishtinë, si dhe familjarë të personave të zhdukur gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, u bëri thirrje aleatëve ndërkombëtarë të Kosovës që të ushtrojnë presion mbi Serbinë për të zbardhur fatin e personave të zhdukur.

“Bëjmë thirrje të gjithë aleatëve tanë, të gjithë miqve ndërkombëtarë, që t’i bëjnë presion të vazhdueshëm Serbisë. Këtij shteti gjenocidal, i cili jo vetëm që mohon krimet, por edhe i fsheh ato, duke mbajtur të zhdukur me dhunë mijëra shqiptarë nga Kosova”, deklaroi e para e vendit.

Në të njëjtën linjë, edhe kryetari i Kuvendit të Kosovës, Dimal Basha, i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar.

“Ky është një obligim moral, por edhe ndërkombëtar. Serbia duhet sa më shpejt të tregojë vendndodhjen e masakrave dhe të të pagjeturve, për të cilët familjet në Kosovë presin prej vitesh të dinë fatin e tyre. Është jashtëzakonisht e rëndësishme që Kuvendi i Kosovës t’i bëjë thirrje Serbisë ta marrë seriozisht këtë çështje. Përveç se ka vrarë mbi dhjetë mijë civilë, Serbia vazhdon të dëmtojë popullin tonë duke mbajtur peng fatin e të pagjeturve”, tha Basha.

Ndërkohë, kryeministri në detyrë, Albin Kurti, tha se institucionet e Kosovës po angazhohen maksimalisht për zbardhjen e fatit të të zhdukurve, por pengesë mbetet Serbia.

“Institucionet e vendit po japin maksimumin. Vitin e kaluar kemi kryer gërmime në 23 lokacione të ndryshme, ndërsa këtë vit janë zhvilluar 18 aktivitete kërkimore për gjetjen e mbetjeve mortore të më të dashurve tanë të vrarë nga Serbia. Megjithatë, gërmimet në Kozhë të Serbisë nuk kanë nisur ende, ndërsa ato në Batajnicë afër Beogradit nuk janë rifilluar, ndonëse kanë kaluar dy vjet nga marrëveshja e Brukselit dhe deklarata përkatëse për këtë çështje”, u shpreh Kurti.

Autoritetet shtetërore në Kosovë kanë kërkuar vazhdimisht që Serbia të hapë arkivat shtetërore, por deri më tani shteti fqinj nuk ka treguar gatishmëri për bashkëpunim.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani viziton familjet e viktimave të Masakrës së Reçakut: Dhimbja është shndërruar në qëndresë

Osmani viziton familjet e viktimave të Masakrës së Reçakut: Dhimbja është shndërruar në qëndresë

Portreti i Maqedoncit vendoset në galerinë e personaliteteve të shquara të Ushtrisë së SHBA-së

Portreti i Maqedoncit vendoset në galerinë e personaliteteve të shquara të Ushtrisë së SHBA-së

PDK mban konferencë për media

​PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Kurti dhe Bislimi informojnë ambasadorët për zbatimin e Ligjit për të Huaj

MKRS-ja: Nuk kemi anuluar tenderët për stadiumet

MKRS-ja paralajmëron FFK-në, për Kuvendin Zgjedhor të paralajmëruar për 5 shkurt

Irani ka arrestuar 3 mijë persona për rol në protestat e vazhdueshme mbarëkombëtare

Irani ka arrestuar 3 mijë persona për rol në protestat e vazhdueshme mbarëkombëtare

Portreti i Maqedoncit vendoset në galerinë e personaliteteve të shquara të Ushtrisë së SHBA-së

Portreti i Maqedoncit vendoset në galerinë e personaliteteve të shquara të Ushtrisë së SHBA-së

Forcat izraelite kryejnë inkursione të reja në rajonin Quneitra të Sirisë

Forcat izraelite kryejnë inkursione të reja në rajonin Quneitra të Sirisë

PDK mban konferencë për media

​PDK: Gjykimi në Hagë të përmbyllet me drejtësi dhe liri për çlirimtarët

Kurti dhe Bislimi informojnë ambasadorët për zbatimin e Ligjit për të Huaj

Kurti dhe Bislimi informojnë ambasadorët për zbatimin e Ligjit për të Huaj

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën