TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani kritikon ambasadorin Hill: Kushdo që mendon se Serbia është më afër NATO-s i ofendon shtetet demokratike

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Osmani në konferencë me Milanoviq: Serbia do të ndihej më e fuqishme nëse s’ndëshkohet

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka deklaruar se shteti i Serbisë nuk mund të jetë pjesë e NATO-s, përderisa ka shkelur vlerat me të cilat është ndërtuar NATO.

Ajo ka thënë se Serbia është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që ka deklaruar se nuk do të anëtarësohet në NATO sepse është kundër NATO-s.

“Ekziston vetëm një shtet që është më larg NATO-s sesa Serbia, e ai është Rusia e Putinit. Një shtet si Serbia, i cili vazhdimisht ka shkelur vlerat kryesore mbi të cilat qëndron NATO-ja, pra mbrojtjen nga forcat autoritare, mbrojtjen nga shtetet të cilat shkelin rregullat bazike të së drejtës ndërkombëtare, siç është Serbia, lëre që është larg NATO-s, por as nuk mund të ëndërrojë një ditë të jetë pjesë e NATO-s. E dyta, Serbia vet, për shkak se është pikërisht antivlerave të NATO-s, nuk ka shprehur gatishmëri që të anëtarësohet në NATO. Pra është i vetmi shtet i Ballkanit Perëndimor që ka deklaruar se nuk do të anëtarësohet në NATO sepse është kundër NATO-s”, ka thënë Osmani.

Tutje, Osmani ka thënë se Serbia është shtet që kurrë nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj gjenocidale, shkruan teve1.info

Duke iu referuar deklaratës së ambasadorit të SHBA-së në Serbi, Christopher Hill, Osmani tha se kushdo që e konsideron Serbinë si shtet që është afër NATO-s, nuk e ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit, por njëkohësisht është duke i ofenduar edhe viktimat e Serbisë së Millosheviqit, e cila është njëjtë sot, siç ka qenë edhe para disa dekadave.

“Serbia është një shtet i cili para pak muajsh ka kryer akt agresioni kundër Republikës së Kosovës, vazhdimisht tenton të shaktërrojë Bosnje e Hercegovinën përbrenda dhe të njëjtën e bën edhe me Malin e Zi. Kjo nënkupton që ky është një shtet njësoj sikurse Rusia, që lëre që shkel parimet dhe vlerat e fqinjësisë së mirë, por në të njëjtën kohë ndërmerr veprime konkrete e të dhunshme, duke i konsideruar fqinjtë përreth si shtete të përkohshme e jo shtete të përhershme që, në fakt, jemi.

Serbia është shtet që kurrë nuk është ballafaquar me të kaluarën e saj gjenocidale. Është një shtet i cili ka kryer gjenocid, është një shtet që ka kryer krime kundër njerëzimit, është një shtet që ka kryer krime lufte dhe akoma fle mbi varreza masive. Kështu që më lejoni ta them troç! Kushdo që e konsideron Serbinë si shtet që është afër NATO-s, nuk e ofendon vetëm çdo shtet demokratik që po bën hapa konkret drejt anëtarësimit, por njëkohësisht është duke i ofenduar edhe viktimat e Serbisë së Millosheviqit, e cila është njëjtë sot, siç ka qenë edhe para disa dekadave”, ka deklaruar Osmani.

Hill tha se Serbia aktualisht është partner më i afërt i NATO-s se Kosova, ndërsa theksoi se duhet të themelohet Asociacioni i komunave me shumicë serbe./teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Moti sot

Parashikimi i motit për sot

Mustafa: Kurti s’ka kërkuar zgjidhje për presidentin, por lojëra politike

Mustafa: Kurti s’ka kërkuar zgjidhje për presidentin, por lojëra politike

Mustafa: Deklarata e Gecit e turpshme dhe sulm ndaj luftës çlirimtare, VV-ja duhet ta përjashtojë nga grupi parlamentar

Mustafa: Deklarata e Gecit e turpshme dhe sulm ndaj luftës çlirimtare, VV-ja duhet ta përjashtojë nga grupi parlamentar

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Trump njofton zgjatjen e armëpushimit me Iranin

Emisioni “Info Nata” 21.04.2026

Emisioni “Info Nata” 21.04.2026

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Hoti: Opozita ka për qëllim të mos lejojë Albin Kurti të jetë kryeministër

Apple emëron drejtorin ekzekutiv të kompanisë, kush është CEO i ri?

Apple emëron drejtorin ekzekutiv të kompanisë, kush është CEO i ri?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën