TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Kosova është simbol i dinjitetit dhe sakrificës për liri dhe pavarësi

by teve1
7 muaj ago
1
A A
Osmani: Kosova është simbol i dinjitetit dhe sakrificës për liri dhe pavarësi

Ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës bashkë me pjesëtarët e Policisë së Kosovës me rastin e 17 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës kanë parakaluar në sheshet e Prishtinës.

Qytetarë të shumët ishin mbledhur për të parë nga afër parakalimin e ushtarëve dhe policëve të Kosovës.

E komandantja supreme, Vjosa Osmani para se të nis parakalimi i tyre tha se Kosova është sot këtu sepse luftoi dhe sakrifikoi.

“Ne jemi këtu sepse qëndruam dhe rezistuam, ne jemi sot këtu sepse luftuam sepse sakrifikuam, sepse nuk u përkulëm kurrë para dhunës, para padrejtësisë edhe para mizorive. Ne jemi këtu sot sepse ia dolëm të ringritemi, ta ndërtojmë dhe ta forcojmë shtetin tonë. E fal ushtrisë dhe policisë që sot parakalojnë para qytetarëve të Kosovës arritëm ta mbrojmë edhe çdo pëllëmbë të shtetit tonë. Në këtë ditë të madhe të historinë tonë, në këtë 17 vjetor të pavarësisë së Republikës qëndrojmë krenar para flamurit tonë të dashur nën qiellin e lirë të atdheut tonë”, tha ajo.

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se në themelet e Kosovës qëndron një rrugëtim i gjatë i nisur me vizion nga presidenti, Ibrahim Rugova.

Ajo nderoi dhe kujtoji edhe luftëtarët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe komandantin legjendar, Adem Jashari.

“Në themelet e Republikës sonë qëndron një rrugëtim i gjatë, një rrugëtim që nisi me vizionin e arkitektit të pavarësisë sonë, atit themeltar të Republikës, presidentit historik, Ibrahim Rugova. Me mençuri dhe këmbëngulje ai udhëhoqi rezistencën paqësore të popullit tonë duke bërë të njohur kauzën tonë para botës e duke ndërtuar aleanca të fuqishme të cilat edhe sot na rrinë pranë. Sot me nderimin më të madh kujtojmë dhe përkulemi para sakrificës sublime të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës e cila nën udhëheqjen e komandantit legjendar, Adem Jashari e mijëra luftëtarëve të lirisë vulosi fatin tonë me gjakun e saj. Përkulemi me respekt të thellë për familjen Jashari dhe të gjithë dëshmorët e kombit”, tha Osmani.

Komandantja supreme e Forcës së Sigurisë së Kosovës u shpreh se FSK dhe Policia e Kosovës janë të gatshme për të mbrojtur sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës kurdoherë.

“FSK ka treguar se është krenaria e shtetit dhe e gatshme kurdoherë për ta mbrojtur sovraniteti dhe integritetin territorial të Kosovës. E përgatitur në përputhje me zhvillimet më të fundit në arkitekturën globale të sigurisë ushtria jonë do të jetë gjithnjë në mbrojtje të paqes, stabilitetit dhe sigurisë së qytetarëve tanë pa dallim. Liria jonë është e shenjt dhe mbrojtja e saj është detyrë e përhershme këtë detyrë me nderim më të lartë po e kryen Policia e Kosovës e cila mbron çdo ditë kufijtë e Kosovës me guxim e përkushtim të gatshëm të sakrifikojnë edhe jetën për të mbrojtur çdo pëllëmbë”, u shpreh ajo.

Presidentja, Osmani shprehu mirënjohje edhe për miqtë e Kosovës dhe ndihmën e tyre për krijimin e shtetit të Kosovës.

Ajo theksoi se pavarësisht dallimeve e sfidave do të vazhdojnë të jenë të bashkuar për atdheun.

“Kosova është simbol i dinjitetit dhe i një sakrifice të pashembullt për liri. Kushdo që guxon ta vërë në dyshim këtë realitet le ta dëgjoj zërin e popullit të Kosovës sot. Kosova është dhe mbetet atdheu ynë i përjetshëm. Kosova ecën përpara me forcën e popullit të saj, me vizionin e rinisë së saj me krenarin e historisë së saj. Kosova është atdheu ku i projektojmë ëndrrat, ku ndërtojmë perspektivën e brezave që do të vijnë me besim të palëkundur nëm të ardhmen tonë.. Pavarësisht dallimeve, pavarësisht sfidave, pavarësisht pengesave që janë vënë në rrugën tonë ne jemi dhe do të vazhdojmë të mbesim të bashkuar për atdheun tonë”, theksoi komandantja supreme.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Gëzim Plakolli prezanton programin: Prioritet arsimi dhe zhvillimi ekonomik

Gëzim Plakolli prezanton programin: Prioritet arsimi dhe zhvillimi ekonomik

Kandidatja e LVV-së sfidon Lladrovcin: Kampion vetëm në dështime

Kandidatja e LVV-së sfidon Lladrovcin: Kampion vetëm në dështime

Kosova në epërsi 2:0 pas 45 minutave

Shiten brenda tri orësh të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Slloveni

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Gëzim Plakolli prezanton programin: Prioritet arsimi dhe zhvillimi ekonomik

Gëzim Plakolli prezanton programin: Prioritet arsimi dhe zhvillimi ekonomik

Kandidatja e LVV-së sfidon Lladrovcin: Kampion vetëm në dështime

Kandidatja e LVV-së sfidon Lladrovcin: Kampion vetëm në dështime

“Info Nata”- 15.09.2025

“Info Nata”- 15.09.2025

Kosova në epërsi 2:0 pas 45 minutave

Shiten brenda tri orësh të gjitha biletat për ndeshjen Kosovë – Slloveni

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Dogana e Kosovës sekuestron mbi 700 palë patika të dyshuara si falsifikime

Muriqi shënon sërish, barazon rezultatin ndaj Espanyolit

Muriqi shënon sërish, barazon rezultatin ndaj Espanyolit

Policia gjobit prindin e një të mituri që shihej duke drejtuar veturë në Obiliq

Policia gjobit prindin e një të mituri që shihej duke drejtuar veturë në Obiliq

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën