Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, kryeparlamentari Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti, për nder të 12 qershorit Ditës së Çlirimit, kanë bërë homazhe te pllaka përkujtimore e ushtarëve të rënë të NATO-s në Prishtinë.
Ata fillimisht kanë bërë homazhe te varri i ish-presidentit Ibrahim Rugova, veprimtarit Adem Demaçi e në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”, në Prekaz.
Për nder të kësaj dite, do të ketë edhe aktivitete tjera./EO/