TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Koha të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE-në dhe ShBA-në

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Osmani: Koha të ulemi dhe të gjejmë zgjidhje me BE-në dhe ShBA-në

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpreson se mosmarrëveshjet aktuale të Kosovës me BE dhe ShBA-në do të tejkalohen.

Në një takim me korrespondentë politikë, gjatë qëndrimit të saj në Berlin, Osmani tha se është koha të ulemi për të gjetur zgjidhje të qëndrueshme.

“Nuk mendoj se mosmarrëveshjet mund të anashkalohen duke sulmuar njëri-tjetrin në media, por nëse ulemi dhe flasim”, tha ajo raporton DW.

Osmani tha se tani kanë mbetur të sqarohen disa detaje në lidhje me riorganizimin e zgjedhjeve në veri dhe tërheqjen e forcave policore nga komunat në fjalë, dy kërkesa këto aktuale të vendeve të QUINT-it ndaj Kosovës.

“Zgjedhjet e reja duhet të bëhen pa ndërhyrje nga Serbia”, potencoi presidentja.

Për sa i përket zgjedhjeve të reja në katër komunat serbe në veri të Kosovës, Osmani tha se kusht për mbajtjen e tyre është që të sigurohet pjesëmarrja e serbëve.

“Ne kemi kërkuar mbështetjen e partnerëve tanë për t’u siguruar që Serbia të mos ndërhyjë në mënyrë të paligjshme në zgjedhjet e një vendi tjetër, siç bëri herën e kaluar, dhe që të mos u bëjë presion serbëve të Kosovës që të mos marrin pjesë. Por deri më tani nuk kemi marrë përgjigje”, vijoi Osmani.

Presidentja ka paraqitur sërish kritika ndaj aleatëve që nuk kanë reaguar ndaj shkeljeve të bëra nga Serbia.

“Ka pasur shkelje të vazhdueshme në këto dy muajt e fundit, që nga 18 marsi, kur u bë marrëveshja, por asnjëherë deri më tani nuk kemi dëgjuar një lloj deklarate nga Bashkimi Evropian duke thënë, po, kjo është një shkelje e marrëveshjeve. Mendoj se kjo po e inkurajon Serbinë që të mos kujdeset për procesin dhe po dëmton besueshmërinë e procesit të dialogut”, ka thënë presidentja e vendit.

Sa i përket Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, një nga kërkesat kyçe të partnerëve ndërkombëtarë në dialog, Osmani ka thënë se “jemi të gatshëm të bëjmë më shumë për serbët që jetojnë në vendin tonë, që ata të ndihen të barabartë, të ndihen të dëgjuar, të ndihen të përfshirë. Kosova është shtëpia e tyre. Por në të njëjtën kohë, duhet të jemi jashtëzakonisht të kujdesshëm për të shmangur çdo lloj modeli që do të ngjante me Republikën Srpska. Edhe një kushëri i largët i Republika Srpska është shumë i rrezikshëm për rajonin tonë”, tha Osmani./teve1.info/

Tags: BESHBAVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Tre persona të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet 47-vjeçari i dyshuar për vjedhje dy ditë më parë në Obiliq

​Mbi 300 mijë turistë brenda 5 muajve, Hasani: Turistët po keqinformojnë për sigurinë në Kosovë

​Mbi 300 mijë turistë brenda 5 muajve, Hasani: Turistët po keqinformojnë për sigurinë në Kosovë

Vdes ish-pronari i Chelseas

25-vjeçari gjendet pa shenja jete në banesën e tij në Mitrovicë

Laurinë Gashi fiton medalje të bronztë në Kupën Evropiane

Laurinë Gashi fiton medalje të bronztë në Kupën Evropiane

Merlier fiton titullin e dytë rradhazi në Tour de France

Merlier fiton titullin e dytë rradhazi në Tour de France

Parlamenti i sapozgjedhur i Sirisë mban seancën e parë, presidenti Sharaa thirrje për “kapitull të ri”

Parlamenti i sapozgjedhur i Sirisë mban seancën e parë, presidenti Sharaa thirrje për “kapitull të ri”

Arrestohet shoferi që goditi për vdekje këmbësorin në Bresje

Tre persona të lënduar në një aksident në rrugën Prishtinë-Pejë

Arrestohet 47-vjeçari në Ferizaj, ishte në kërkim për dy vepra penale

Arrestohet 47-vjeçari i dyshuar për vjedhje dy ditë më parë në Obiliq

15-vjeçari mbytet në lumin e Beratit

15-vjeçari mbytet në lumin e Beratit

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk e kontrollon

SHBA: Ngushtica e Hormuzit është e hapur, Irani nuk e kontrollon

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën