TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani kërkon ratifikimin urgjent të marrëveshjes për “Bordin e Paqes” pas vendimit për FSK-në në Gaza

by TËVË 1
6 muaj ago
3
A A
Osmani për BBC-në: Kosova e di si arrihet paqja

President Donald Trump, left, speaks with Kosovo's President Vjosa Osmani-Sadriu during a signing of the Board of Peace charter during the Annual Meeting of the World Economic Forum in Davos, Switzerland, Thursday, Jan. 22, 2026. (AP Photo/Evan Vucci)

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vendimit të Kuvendit të Kosovës për angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në misionin ndërkombëtar në Gaza, duke bërë thirrje për ratifikimin urgjent të marrëveshjes për anëtarësimin në “Bordin e Paqes”.

Kuvendi miratoi këtë vendim me 89 vota pro, duke dëshmuar, sipas Osmanit, unitet shtetëror për një hap të rëndësishëm në politikën e jashtme dhe të sigurisë.

Në reagimin e saj, Osmani theksoi se ky angazhim është në përputhje me zotimet ndërkombëtare dhe forcon rolin e Kosovës në skenën globale, duke e rreshtuar atë krah për krah me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe aleatët e tjerë strategjikë.

Ajo nënvizoi se përfshirja e FSK-së në misionin e Forcës Stabilizuese Ndërkombëtare (ISF) në Gaza rrit besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës dhe kontribuon në avancimin e kapaciteteve profesionale të forcave të sigurisë, si dhe në afrimin drejt synimit për anëtarësim në NATO.

“U bëj thirrje të gjithëve që, me urgjencë dhe në mënyrë unanime, të ratifikojnë marrëveshjen për anëtarësimin e Kosovës në Bordin e Paqes, si një mekanizëm i domosdoshëm politik për koordinimin e këtij misioni ushtarak”, ka deklaruar Osmani.

Sipas saj, kjo marrëveshje do të forcojë sigurinë shtetërore, do të garantojë përfaqësim të barabartë dhe do të krijojë mundësi të reja për thellimin e bashkëpunimit ndërkombëtar dhe avancimin e njohjeve të reja.

Në fund, Osmani ka shprehur mirënjohje të veçantë ndaj SHBA-së për mbështetjen dhe besimin e vazhdueshëm ndaj Kosovës, duke theksuar se vendi mbetet i përkushtuar për paqe dhe stabilitet global.

Tags: bordi i paesBordi i PaqesTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Drenori: PDK-së i duhet një lider me fuqi ekzekutive, jo kujdestar

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

Juristi Vllasi: Aktgjykimi ndaj ish-krerëve të UÇK-së ka shumë të meta juridike, shanset për sukses në apel janë të mira

“Një minutë në errësirë” – syza të mençura për më shumë pavarësi të personave të verbër

Vdekja e pacientes nga kanceri i gjirit, Kurtishi: Nuk ka pacientë që kanë mbetur për katër muaj pa terapinë me Palbociclib

Cakolli: Mbetet e paqartë kush do ta caktojë datën e zgjedhjeve të reja

Cakolli: Presidentja mund ta kthejë vetëm një herë në Kuvend Ligjin për Specialen

Bayerni barazon me Arsenalin

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Mbyllet pa dhunë dita e 9-të e protestës në Tiranë

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Deputeti i LVV-së: Asociacioni nuk bëhet edhe nëse është kërkesë për anëtarësim në KiE

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën