TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Jemi një shembull i mirë që u rrit nga zero, nga hiri

by TËVË 1
1 vit ago
1
A A
Osmani: Jemi një shembull i mirë që u rrit nga zero, nga hiri

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Turqia janë dy aleatët që kanë ndihmuar shumë Kosovën ndër vite.

Kështu tha presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në edicionin e katërt të Forumit Diplomatik të Antalisë, me temë “Rikthimi i diplomacisë në një botë të fragmentuar”.

Osmani, e cila po qëndron në Antalia me ftesë të presidentit turk, Recep Tayyip Erdogan, ka folur për rrugëtimin e Kosovës nga lufta e tutje.

“Ne jemi një shembull i mirë që u rrit nga zero, nga hiri, disa gjëra që ishin tërësisht të rrënuara për toke për shkak të diktatorit, për shkak të regjimit dhe gjenocidit por përsëri kombi ynë është një shembull i asaj se si bota u bashkua dhe nuk i mbylli sytë para vuajtjeve dhe represionit të popullit që po vuanin me shekuj të tërë”, tha ajo.

Sa i përket njohjes së pavarësisë së Kosovës, Osmani tha se pas njohjes nga Kenia, vendi ka filluar një momentum të ri për njohje të reja, por se këtë po e vështirëson propaganda e Serbisë dhe shteteve të tjera diktatoriale.

E para e shtetit foli edhe për dialogun me Serbinë dhe marrëveshjet e arritura.

“Kur flasim për dialogun me Serbinë, e ritheksoj se dialogu është për njohje të ndërsjellë, deri tani kemi diskutuar për lirinë e lëvizjes, mallrave, të zhdukuri, për çka Serbia duhet të hap arkivat e veta nga vitet e 90-ta në mënyrë që të gjenden trupat e të zhdukurve, shumica prej të cilëve janë fëmijë. Por, Serbia po dëshmon që s’është për dialog, por vetëm ne”, tha presidentja e vendit.

Osmani përsëriti rolin e rëndësishëm që SHBA-të kanë në dialog.

“Gjithmonë kam kërkuar përfshirje nga SHBA-të sepse kjo tregon që në këto vite pune dialogu mes Kosovës dhe Serbisë ka vazhduar dhe sa më i fuqishëm që është roli i SHBA-së, marrëveshjet do të jenë më të realizueshme dhe nëse nuk është e përfshirë SHBA-ja, procesi do të jetë më i dobët”, shtoi ajo, shkruan RTK.

Gjatë qëndrimit në Turqi, Osmani është takuar edhe me homologun turk, Recep Tayyip Erdogan për të cilin tha se është lider që i qëndroi Kosovës pranë gjithmonë, në çdo sfidë e në çdo sukses.

Ajo ka theksuar se Erdogan është një mik i dëshmuar i Kosovës, një zë i fuqishëm për të drejtën tonë, dhe një shtyllë e fortë mbështetjeje në çdo etapë të shtetndërtimit tonë.

Po ashtu, Osmani ka takuar edhe presidentin e Sirisë, Ahmet al Sharaa (Ahmed al Shirau), me të cilin ka biseduar për hapjen e kapitujve të ri të bashkëpunimit mes dy vendeve. Sipas saj, Kosova dhe Siria ndajnë plagë të njëjta, dhimbjen e luftës, shpërnguljen dhe sfidën e rindërtimit.

Tags: Recep Tayyip ErdoganTeve1Vjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Arifi: Nuk besoj në partneritet me Kurtin, synon t’i kthejë partitë në Guxo e Alternativë

Ndërpritet qarkullimi në rrugën Kijevë-Dollc nga nesër

Nga nesër mbyllet një pjesë e rrugës “Ilir Konushevci” në Prishtinë, shkak punimet

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Sadiku: Vullneti i LVV-së ka qenë vetëm t’ia marrë elektoratin LDK-së

Ministria e Infrastrukturës apelon për kujdes: Shmangni udhëtimet e panevojshme për shkak të stuhive

“Info Nata”- 21.07.2026

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

Maloku kritikon Abdixhikun: I dha LVV-së narrativë për të zvarritur procesin institucional

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

​Protesta në Tiranë në ditën e 52-të, qytetarët para Kryeministrisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën