TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Osmani heq mllefin ndaj Qeverisë në adresimin para deputetëve

by Venhar Isufi
1 vit ago
0
A A
Osmani: Luajtja “bixhoz” me aleancat tona, rrezikon mbrojtjen e Republikës

Në adresimin e saj vjetor, Presidentja e vendit Vjosa Osmani Sadriu ka folur rreth diskutimeve të cilat i ka pas me kryeministrin Albin Kurti rreth Draftit të Asocacionit të Komunave me shumicë serbe. Osmani tha se ka kërkuar diskutim me Shtetet e Bashkuara të Amerikës në mënyrë që kjo çështje të mos i lihet në dorë siç tha, emisarit të posaçëm për dialogun Kosovë –Serbi, Miroslav Lajcak dhe të tjerëve që nuk njohin pavarësinë e Kosovës.

Së bashku e të buzëqeshur hyjnë në sallën e Kuvendit.

Por kështu nuk u pa presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, në fjalimin e saj vjetor para deputetëve të Kuvendit, ku PDK dhe AAK nuk morën pjesë ndryshe nga LDK-ja.

Presidentja e vendit ka goditur disa nga çështjet e ndjeshme politike, nisur nga raportet me aleatët e Kosovës, për të cilët tha se asnjëherë nuk i ka mirëkuptuar talljet që bëhen në llogari të tyre.

Osmani tha se nuk e ka kërkuar themelimin e Asociacionit, por ka kërkuar që drafti të diskutohet me SHBA-të sepse nuk do që t’i lihet në dorë njerëzve që vijnë nga shtete mosnjohëse e nuk besojnë pavarësinë e Kosovës.

“Kur unë kam propozuar që drafti i Asociacionit të fillohet të diskutohet, të diskutohet, me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, në mënyrë që kjo çështje të mos i lihet në dorë as Lajcakut e as të tjerëve që nuk besojnë në Pavarësinë e Kosovës, kjo nuk ka nënkuptuar asnjëherë që unë kam kërkuar themeil të Asociacionit, por ka nënkuptuare që më shumë i kam besuar vetvetes sonë dhe Amerikës, se sa disa burokratëve nga shtetet jo njohëse”, tha Osmani.

Osmani deklaroi se më i rëndësishëm është nënshkrimi i presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, se sa atij të Serbisë.

“ Thënë shumë troç, ajo që kam thënë është se. Më shumë se sa nënshkrimi i Presidentit të Serbisë, ka rëndësi nënshkrimi i Presidentit të Amerikës, shpresoj që jam mjaftueshëm e qartë”, u shpreh ajo.

Në fjalimin e saj, u tha se Serbia vazhdimisht po bashkëpunon me Kremlinin për të krijuar tensione.

“Përpjekjet e Serbisë dhe përkrahësve të saj në Kremlin  për ta minuar stabilitetin e brendshëm, si dhe pozicionin ndërkombëtar të Kosovës sa vijnë e shtohen. E po kështu shtohet përkushtimi dhe mobilizimi ynë për t’i parandaluar ato. 24-shtatori i vitit 2023, mëngjesi fatal në Banjskë për shkak të aktit të agresionit të Serbisë ishte dëshmia më e qartë e kësaj”, tha Osmani

Në fund të fjalimit, shefja e shtetit kërkoi të shqyrtohet projekt buxheti për vitin 2025 nga ku tha se duhet më shumë buxhet për Forcën e Sigurisë së Kosovës që ushtarët të kenë më shumë dinjitet dhe ushqim.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

Parashikimi i motit për të shtunën

E diela me diell dhe vranësira të pjesshme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën

Lansohet aplikacioni për deklarimin e adresës për qytetarët e huaj që vizitojnë Kosovën

Fluks i lartë automjetesh edhe në kufirin Shqipëri-Kosovë

Sot nis zbatimi i Ligjit për të Huajt dhe Automjetet në Kosovë

Parashikimi i motit për të shtunën

E diela me diell dhe vranësira të pjesshme

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

Terras uron Kurtin për zbatimin e Ligjit për të huajt: Nga kjo përfiton BE-ja dhe Kosova

OVL e UÇK-së për pezullimin e dialogut: Një lajm i rëndë e sinjal alarmues për të ardhmen e shtetit

OVL-UÇK: Kurti po bën sot kompromiset që më parë i cilësonte si tradhti

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Kurti shtron iftar për myftiun Tërnava

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Përleshje mes disa personave në Prishtinë, një person i lënduar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën