TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Gjermania është shtyllë strategjike për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

by teve1
8 muaj ago
0
A A
Osmani: Gjermania është shtyllë strategjike për paqen dhe stabilitetin në Ballkan

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të hënën ka pritur në takim Drejtorin për Ballkanin Perëndimor në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Michael Reiffenstuel.

Siç bëhet e ditur në njoftimin e Presidencës në takim është biseduar për zhvillimet e fundit në vend dhe rajon, me fokus te zhvillimet rreth konstitutimit të parlamentit.

Osmani dhe Reiffenstuel po ashtu thuhet se kanë diskutuar edhe për forcimin e mëtutjeshëm të marrëdhënieve dypalëshe, bashkëpunimin ekonomik dhe fuqizimin e pozitës së Kosovës në arenën ndërkombëtare.

“Presidentja Osmani konfirmoi gatishmërinë e Kosovës për bashkëpunim të thellë me Qeverinë e Kancelarit Merz. Më tej, Presidentja Osmani vlerësoi rolin jetik të Gjermanisë në mbrojtjen e vlerave demokratike, unitetit transatlantik dhe sigurisë evropiane”, thuhet në njoftim.

Sipas njoftimit, Osmani ka nënvizuar se Gjermania ka qenë dhe mbetet shtyllë strategjike për Kosovën në ruajtjen e stabilitetit rajonal, si dhe avancimin e rrugës euroatlantike të Kosovës.

Tutje, Presidentja ka kërkuar mbështetjen e vazhdueshme të Berlinit për integrimit e plotë ndërkombëtar të Kosovë e në veçanti në Këshillin e Evropës ‘duke njohur rolin e Gjermanisë në Këshill dhe rëndësinë e këtij procesi për forcimin e institucioneve demokratike dhe mbrojtjen e të drejtave të njeriut’.

Në takim, Osmani ka theksuar gjithashtu domosdoshmërinë e avancimit të Kosovës drejt anëtarësimit në NATO, duke elaboruar qartë kontributin që një e tillë do të kishte në garantimin e sigurisë dhe stabilitetit afatgjatë në rajon e Evropë.

Ndërkaq, në lidhje me procesin e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, ajo ka theksuar nevojën për qartësi strategjike, afate të përcaktuara dhe objektiva të qarta, duke thënë se normalizimi nënkupton njohjen reciproke dhe respektimin e integritetit territorial e rendit kushtetues të Kosovës.

Në takim Presidentja foli edhe për rëndësinë e largimit të plotë të masave të padrejta, duke theksuar që Gjermani mund të luaj rol të rëndësishëm në këtë drejtim.

Presidentja Osmani dhe z. Reiffenstuel diskutuan edhe për mënyra konkrete të bashkëpunimit bilateral, me ç’rast konfirmuan se takime të këtilla dhe vizitat e nivelit të lartë kontribuojnë drejtpërdrejt në realizimin e objektivave të përbashkëta.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Haradinaj: S’kemi qëndrim për presidentin, nuk jam kandidat

Haradinaj: Oferta e Kurtit për PDK-në dhe LDK-në, lojë fjalësh

Qeveria miraton Ligjin për Byronë Shtetërore

Kryetari i Supremes kritikon vendimin e Qeverisë për Komisionin e Jurisprudencës

Zyra e BE-së në Kosovë thekson nevojën për depolitizimin e KQZ-së

Zyra e BE-së në Kosovë thekson nevojën për depolitizimin e KQZ-së

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet dy shtetas të Serbisë për kalim ilegal të kufirit

Haradinaj: S’kemi qëndrim për presidentin, nuk jam kandidat

Haradinaj: Oferta e Kurtit për PDK-në dhe LDK-në, lojë fjalësh

Qeveria miraton Ligjin për Byronë Shtetërore

Kryetari i Supremes kritikon vendimin e Qeverisë për Komisionin e Jurisprudencës

Zyra e BE-së në Kosovë thekson nevojën për depolitizimin e KQZ-së

Zyra e BE-së në Kosovë thekson nevojën për depolitizimin e KQZ-së

Muriqi realizon gol në duelin e fundit të sezonit

Gazeta turke: Fenerbahçe arrin marrëveshje personale me Muriqin

Arrestohen pesë burra për sulm ndaj bashkëshortëve gjatë 24 orëve

Arrestohet dy shtetas të Serbisë për kalim ilegal të kufirit

Ambasadori i SHBA-së në NATO viziton Kosovën

Ambasadori i SHBA-së në NATO viziton Kosovën

Osmani: Kosova e ka mbështetjen e plotë nga Administrata Trump

Trump i shkruan Osmanit: Kemi arritur shumë së bashku

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën