TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani: Forcat barbare ashtu siç dështuan në Kosovë do të dështojnë edhe në Ukrainë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Osmani: Forcat barbare ashtu siç dështuan në Kosovë do të dështojnë edhe në Ukrainë

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka vlerësuar se ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë.

Ajo përmes një postimi në Facebook ka shkruar për diskutimet që i ka bërë në Samitin Ukrainë – Evropë Juglindore në Dubrovnik.

“Agresori nuk duhet asnjëherë të shpërblehet me tokën e viktimës! Ashtu siç dështuan në Kosovë, Kroaci, Slloveni e Bosnje-Hercegovinë, forcat barbare do të dështojnë edhe në Ukrainë. Liria dhe demokracia gjithmonë do të triumfojnë”, ka shkruar Osmani.

Ajo ka thënë se në këtë samit ka theksuar se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjell kurrë paqe të qëndrueshme.

“Dje, para liderëve të tjerë në Samitin Ukrainë-Evropë Juglindore në Dubrovnik, theksova se mësimet e së kaluarës na kujtojnë se akomodimi i agresorëve nuk sjellë kurrë paqe të qëndrueshme. Solidariteti ynë për popullin e Ukrainës është i rrënjosur thellë në vet përvojën e dhimbshme të popullit tonë. Prandaj, do të vazhdojmë të mbështesim të drejtën e popullit ukrainas për liri, për sovranitet dhe integritet territorial. Deri në fitore!”, ka shkruar Osmani.

Përfaqësuesit e 12 vendeve të Evropës Juglindore të mërkurën vonë miratuan Deklaratën e Samitit për Ukrainën në Dubrovnik të Kroacisë, ku mori pjesë edhe presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky, duke e dënuar agresionin rus dhe duke e mbështetur sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës.

Tags: KosovaUkrainaVjosa Osmani
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së

​Shqiptarët e Teksasit protestuan në Austin në mbështetje të UÇK-së

Kulla: Deklarata e Kuvendit për Specialen nuk mjafton, duhet buxhet për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Kulla: Deklarata e Kuvendit për Specialen nuk mjafton, duhet buxhet për mbrojtjen e ish-krerëve të UÇK-së

Kurti uron komunitetin boshnjak: Kosova dhe Bosnja ndajnë histori të dhimbshme

Kurti uron komunitetin boshnjak: Kosova dhe Bosnja ndajnë histori të dhimbshme

Kulla për Thaçin: Rama e fajësoi Bidenin, por arrestimi dhe dënimi ndodhën gjatë presidencës së Trumpit

​Vijon në ditën e 121-të protesta në Tiranë

I brohoritet Mlladiqit në ndeshjen Holandë-Serbi, avokati i Thaçit thumbon: Holandezët kësaj here qëndruan

I brohoritet Mlladiqit në ndeshjen Holandë-Serbi, avokati i Thaçit thumbon: Holandezët kësaj here qëndruan

​Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” përshëndet konsensusin e deputetëve për aktgjykimin në Hagë

​Qendra “Gjenocidi në Kosovë-Plagë e hapur” përshëndet konsensusin e deputetëve për aktgjykimin në Hagë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën