Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e cila po qëndron në Samitin e NATO-s në Ëashington D.C ka takuar kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.
Osmani e ka falënderuar kryeministrin e Kanadasë, për mbështetjen e palëkundur të Kanadasë për Kosovën dhe popullin e saj.
“Gjithnjë kënaqësi bashkëbisedimi me Kryeministrin e Kanadasë, Justin Trudeau.
Në Samitin e NATO-s, në Ëashington D.C., e falënderova për mbështetjen e palëkundur të Kanadasë për vendin dhe popullin tone”, ka shkruar presidentja./teve1.info/