Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka ngushëlluar familjen për ndarjen nga jeta të Faik Rexhepit, burrit nga Presheva që u shndërrua në simbol të rezistencë kundër regjimit të Sllobodan Millosheviqit.
Osmani ka thënë se Rexhepi është simbol i pathyeshëm i rezistencës paqësore kundër regjimit serb që do të mbetet një emër i skalitur në historinë e Kosovës.
Ajo po ashtu ka thënë se Rexhepi do të mbetet një një burrë që përballë dhunës dhe padrejtësisë zgjodhi të qëndrojë i palëkundur, këmbëkryq në mes të rrugës, si një akt i fuqishëm i mosdorëzimit.
“Me pikëllim të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Faik Rexhepit, simbolit të pathyeshëm të rezistencës paqësore kundër regjimit serb. Faik Rexhepi mbetet një emër i skalitur në historinë tonë, një burrë që përballë dhunës dhe padrejtësisë zgjodhi të qëndrojë i palëkundur, këmbëkryq në mes të rrugës, si një akt i fuqishëm i mosdorëzimit. Skulptura e tij në sheshin “Zahir Pajaziti” është një dëshmi e përjetshme e guximit të tij dhe e idealit për liri. Kujtimi për të dhe mesazhi nga skulptura do të jetojnë përgjithmonë. Ju shpreh ngushëllime të sinqerta familjes, miqve dhe të afërmve. Në këto çaste të rënda për familjen, bashkëndjej me ju dhe ju inkurajoj që të gjeni forcë në përballimin e dhimbjes. I përhershëm qoftë kujtimi për Faik Rexhepin”, ka thënë Osmani.
Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit










