TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Osmani e quajti propagandë pretendimin e Serbisë se nënshkrimi i marrëveshjes për mbrojtje, veprim kërcënues për ata

by Tëvë1
2 vjet ago
1
A A
Osmani për viktimat e dhunës në luftë: Do të vazhdojmë të kërkojmë drejtësi

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani e quajti propagandë pretendimin e Serbisë se nënshkrimi i marrëveshjes për mbrojtje midis Kroacisë, Shqipërisë dhe Kosovës, është veprim kërcënues për ata.

“Serbia po e bënë të njëjtën që e ka bërë gjithmonë, pra po gënjen”, thotë Osmani derisa flet për pretendimin e Serbisë se është shkelur një marrëveshje e vitit 1996.

Ajo tha se Serbia është i vetmi burim destabiliteti në rajon.

“Marrëveshja trilaterale midis Kosovës, Shqipërisë dhe Kroacisë synon pikërisht këtë që t’i ndihmojmë njëra tjetrës për t’i ngritur kapacitetet e mbrojtjes. Pra, për ta mbrojtur vetën dhe asnjëherë për ta sulmuar dikë dhe në të një kohë bashkëpunimin ndërmjet shteteve aleate që e kanë dëshmuar që janë besnike ndaj vlerave të lirisë, demokracisë dhe parimit të fqinjësisë së mirë, në të drejtën ndërkombëtare, por po ashtu në praktikën e NATO-s. Ka shumë shtete që janë anëtare të NATO-s, por nënshkruajnë marrëveshje bilaterale ose traktate me shtetet e tjera…Është një praktikë që ndodhë tërë kohën brenda shteteve të NATO-s që besojë në vlerat e njëjta. Serbia si shtet që nuk beson në ato vlera, por që i sulmon vazhdimisht, del me propagandë se kinse qenka shkelur një marrëveshje e vitit 1996. Por, kushdo që e lexon atë marrëveshje, e vëren një gjë, që Serbia po e bënë të njëjtën që e ka bërë gjithmonë, pra po gënjen, sepse nuk ka asnjë të vërtetë në atë që e kanë thënë dhe s’ka asnjë rrezik për ta. Ekziston veç një burim destabiliteti në rajon, e ajo është Serbia”, tha Osmani.

E para e vendit foli rreth kësaj teme pas një ngjarje të organizuar nga Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) dhe Banka Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH), së bashku me iniciativën WE për Gratë Sipërmarrëse në Kosovë.

Ndër të tjera, Osmani tha se historikisht shtetet agresore siç është Serbia dhe Rusia, vazhdimisht tentojnë të paraqiten si viktima.

“Është interesante që historikisht shtetet agresore siç janë Serbia dhe Rusia vazhdimisht tentojnë të paraqiten si viktima. Nëse i shini deklarimet e tyre qesharake përkundër faktit që kanë një histori sulmesh, pushtimesh, histori gjenocidi, luftërash që i kanë shkaktuar vetë, shtete agresore si Serbia e Rusia paraqiten se kinse dikush po i sulmon ata. Në historinë e ekzistimit tonë, ne nuk e kemi sulmuar kurrë askënd…Në historinë e kombit tonë, shqiptarët dhe Kosova në veçanti gjithmonë e kanë mbrojtur vetën”, tha Osmani./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Plakolli ngre dyshime për Abdixhikun: A fshihet ndonjë agjendë me Faton Pecin dhe LVV-në?

Plakolli ngre dyshime për Abdixhikun: A fshihet ndonjë agjendë me Faton Pecin dhe LVV-në?

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

Gashi për vërejtjet e raportit të KE-së: Bllokada institucionale ngadalësoi reformat

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Mustafa: Kthimi i ligjit e ka amortizuar politikisht PDK-në

Xani: Ka krisje në raportet mes Kurtit e Gërvallës, mund të kemi zgjedhje strategjike në vitin 2027

“InfoNata” 05.11.2026

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Spahiu: Kosova do ta ketë më të vështirë me klasën e re politike të Serbisë

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Ekstradohen tre persona të kërkuar me urdhër-arrest ndërkombëtar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën