TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
15 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

“Osmani e gatshme që t’i takojë liderët e partive”, Kupina: Peci e Gërvalla e dinë që presidentja s’bën ftesa kot

nga Tëvë1
9 Maj, 2025
3
A A
Presidenca tregon se kur do të thirret seanca konstitutive e Kuvendit

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka treguar gatishmëri që të ftojë liderët e partive për konsultime për konstituimin e Kuvendit.

Kështu ka bërë të ditur për Tëvë1 këshilltari i presidentes për media, Bekim Kupina, i cili tha se pas dështimeve të konstituimit të Kuvendit, Kosova rrezikon shtyllat e demokracisë.

“Qytetarët e Kosovës janë dëshmitarë të dështimeve të njëpasnjëshme, më saktësisht 13 herë, të Kuvendit për t’u konstituuar. Në një situatë të tillë, kur qytetarët shohin moskonstituimin e institucioneve si dhe pasojat e kësaj situate për shtetin e Kosovës, për ne është totalisht e pakuptimtë të flitet për “përmbajtje të ftesës””, ka thënë Presidenca.

Madje, Kupina thotë se nëse dikush e di që presidentja nuk bën ftesa kot janë ministri në detyrë Faton Peci dhe ministrja në detyrë Donika Gërvalla.

“Nëse është dikush në Kosovë që e di shumë mirë që Presidentja nuk bën ftesa kot e as nuk shkruan përmbajtje kot të ftesave, janë pikërisht z.Peci dhe znj.Gërvalla. Poashtu, nëse është dikush që e di fort mirë që Presidentja e njeh tepër mirë edhe Kushtetutën e vendit e edhe kompetencat e saj, janë pikërisht këta dy. Unë nuk e di nëse ata kanë folur në emër të Lëvizjes Vetëvendosje kur kanë paraqitur sot kushte të tilla, sepse siç e dini edhe ju, z.Kurti i përgjigjej pozitivisht edhe ftesave të Presidentit Thaçi e edhe ftesave të Presidentes Jahjaga (kur kemi pasur një situatë të ngjashme në vitin 2014), prandaj mospërgjigja në ftesën e Presidentes Osmani në një situatë kur vendi po përballet me një bllokadë të rëndë nga e cila pësojnë qytetarët, do të ishte e paprecedentë”, tha ai.

Ndërkohë, ai shtoi se ftesa do të jetë për takim, e nuk do të ketë “filozofi”.

“Ftesa do të jetë ftesë për takim, pra nuk do të ketë ndonjë filozofi aty. Nuk është koha për hipokrizi por për të treguar nivelin më të lartë të përgjegjësisë shtetërore, sepse qytetarët meritojnë seriozitet maksimal për tema të interesit nacional”, ka thënë ndër të tjera Kupina./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kallas në veri: Gjykata është duke funksionuar për kthimin e gjyqtarëve serb

Kallas në veri: Gjykata është duke funksionuar për kthimin e gjyqtarëve serb

Haradinaj thotë se do ta votonin Konjufcën për kryeparlamentar

Haradinaj thotë se do ta votonin Konjufcën për kryeparlamentar

Seanca XX – konstituim apo dështim?

Seanca XX – konstituim apo dështim?

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia thotë se rrëmbimi i një të miture në Fushë –Kosovë ka qenë kallëzim i rremë

Kallas në veri: Gjykata është duke funksionuar për kthimin e gjyqtarëve serb

Kallas në veri: Gjykata është duke funksionuar për kthimin e gjyqtarëve serb

Haradinaj thotë se do ta votonin Konjufcën për kryeparlamentar

Haradinaj thotë se do ta votonin Konjufcën për kryeparlamentar

Seanca XX – konstituim apo dështim?

Seanca XX – konstituim apo dështim?

Të “pakapshmit” e shtetit

Policia thotë se rrëmbimi i një të miture në Fushë –Kosovë ka qenë kallëzim i rremë

Kallas vizitë në veri të vendit

Kallas vizitë në veri të vendit

Kurti i kërkon Kallas heqjen e masave dhe dhënien e statusit kandidat për Kosovën

Kurti i kërkon Kallas heqjen e masave dhe dhënien e statusit kandidat për Kosovën

Izraeli përgatitet për ‘fazën e intensifikuar’ të Operacionit ‘Qerret e Gideonit’ në Gaza

Izraeli përgatitet për ‘fazën e intensifikuar’ të Operacionit ‘Qerret e Gideonit’ në Gaza

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X