tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result
tëvë1.info
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
tëvë1.info
No Result
View All Result

Osmani: Duhet të punojmë bashkë me aleatët që t’i zgjidhim shumë nga sfidat në veri

tëvë1 nga tëvë1
07/09/2023
A A
Share on FacebookShare on Twitter

Në një paraqitje direkte nga Brukseli te selia e NATO-s, presidentja e vendit, Vjosa Osmani tha se sot ka pasur një ditë intensive dhe plot takime.

Nga atje, ajo përmendi edhe veriun e Kosovës, me ç’rast tha se do vazhdojnë të koordinohen me aleatët, në mënyrë që të zgjidhen të gjitha sfidat e sigurisë, përcjell teve1.info

Tutje, Osmani deklaroi se Kosova do vazhdojë të dëshmojë që është partner i NATO-s.

“Shumë nga sfidat me të cilat ballafaqohemi, në veçanti ato në veri të vendit për shkak të grupeve të organizuara kriminale serbe, i diskutuam sot, duhet të punojmë bashkë me partnerët tanë, duhet të punojmë bashkë me aleatët tanë, në mënyrë që t’i zgjidhim të gjitha këto sfidat e sigurisë, sepse çështja e sigurisë asnjëherë nuk është individuale, është gjithnjë kolektive. Në këto 25 vite, Kosova e ka dëshmuar që është partner i NATO-s, do të vazhdojmë ta dëshmojmë këtë edhe sot e tutje dhe natyrisht do të vazhdojmë të koordinohemi me partnerët tanë në të mire të të gjithë qytetarëve tanë, të sovranitetit tonë, por edhe të paqes dhe stabilitetit rajonal”, u shpreh ajo.

Presidentja Osmani ka udhëtuar për në Bruksel për vizitë zyrtare në selinë e NATO-s, ku sot është takuar me sekretarin e Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg. /Teve1.info/

Parisi mposht bindshëm Marseillen

24/09/2023

Haziri për situatën në veri: 5 qeveri, 5 kryeministra po vazhdojnë t’i japin mundësi dialogut

24/09/2023

Mali i Zi e dënon ashpër sulmin ndaj Policisë së Kosovës

24/09/2023

6 serbët e arrestuar për sulmin në veri dërgohen në mbajtje për 48 orë

24/09/2023

Policia arreston sulmuesin e dytë, gjen uniforma, granata, zolla, mitralozë e kallashnikov

24/09/2023

Gecaj: Automjetet e përdorura sot në veri, kanë mbet prej luftës së Kosovës

24/09/2023

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.

Kontakti:

  • Rr. Elez Berisha, Prishtinë, Kosovë
  • e-mail: [email protected]
  • Tel: +383 48 44 77 00
© 2023 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • OPINIONE
  • SPORT
  • SHËNDETI
  • TECH
  • SHOW BIZ
  • LIFE STYLE
No Result
View All Result

© 2022 tëvë1 - Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.