Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ka reaguar pas miratimit të opinionit në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE, që rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës
Osmani ka thënë se ky është një hap para drejtë anëtarësimit, ndërsa ka shtuar se do të punojnë bashkë me aleatët për të siguruar që të gjithë qytetarët të kenë qasjen e tyre të ligjshme në instrumentet e KiE-së
Opinioni i raportueses Bakoyannis në Komitetin për Çështje Politike dhe Demokraci të Këshillit të Evropës i cili rekomandon anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës pa asnjë parakusht shtesë është miratuar të mërkurën në Komitetin e Asamblesë Parlamentare të KiE-së
One more step ✅
Following the approval of the Report by @PACE_Political, Kosovo's accession to the @coe will now proceed to @pace_news.
We'll continue to work with allies to ensure that all our citizens get their rightful access to CoE instruments through 🇽🇰's full membership.
— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) March 27, 2024