Osmani është shprehur se diversiteti është ndër vlerat më të mëdha të Kosovës, shkruan teve1.info
“Diversiteti është ndër vlerat më të mëdha të shtetit tonë! 🇽🇰 Sot në Prizren iu bashkova festës së 23 Prillit, e njohur në Kushtetutën tonë si Dita e komunitetit turk në Kosovë. I urova qytetarët tanë të komunitetit turk për këtë ditë dhe i falënderova për kontributin e vazhdueshëm në procesin e shtetndërtimit tonë”, ka shkruar ajo në Facebook. /Teve1.info/