TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

​Osmani dekoroi personalitete të shquara e institucione të rëndësishme për 2023

nga tëvë1
29 Dhjetor, 2023
0
A A
​Osmani dekoroi personalitete të shquara e institucione të rëndësishme për 2023

Presidentja e Kosovës në një ceremoni solemne sonte ka dekoruar personalitete të shquara dhe institucione të rëndësishme për vitin 2023.

Vjosa Osmani tha se me punën e tyre këto personalitete dhe institucione nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët, kanë arritur të lënë gjurmë të pashlyeshme në historinë, kulturën, sportin dhe fusha të tjera të jetës.

“Është nder i veçantë dhe kënaqësi e madhe për mua të ndaj sot me ju këtë moment të veçantë ku në emër të qytetarëve të Republikës së Kosovës dhe të institucioneve të saj të nderojmë personalitete të shquara dhe institucione të rëndësishme nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe arbëreshët. Me angazhimin e tyre të palodhur, këto personalitete kanë lënë gjurmë të pashlyeshme, në historinë, kulturën, sportin dhe fusha të tjera të jetës sonë. Ky është një akt i domosdoshëm për ta shprehur mirënjohjen tonë si komb ndaj atyre të cilët me veprimtarinë e tyre jetësore, dhe përkushtimin e pafund ndaj profesionit e tyre në fushat të ndryshme janë shndërruar në shembuj të shkëlqimit dhe frymëzimit të vazhdueshëm për breza të rinj. Ata janë shembuj të asaj se çfarë mund të arrihet me përkushtim dhe talent,” tha Osmani.

Mirënjohje morën rock-grupet e viteve 80-ta e 90-ta si Trix, Minatori, TNT, Elita 5, për të cilat presidentja Osmani tha se kanë vepruar në një kohë kur popullit shqiptar po i mohohej e drejta për liri, raporton KP.

“I nderojmë sot rock-grupet e viteve 80-ta e 90-ta, të cilat kanë qenë pjesë e bum-it kulturor të Kosovës në kohën kur Kosova po shtypej e kultura jonë po mohohej. Ato e kanë shpërfaqur energjinë dhe frymën e një periudhe të veçantë në historinë tonë kulturore. Këta pionierë të muzikës nuk ishin vetëm interpretues, ata ishin katalizatorë të ndryshimeve tona shoqërore. Këto grupe trimëruan të margjinalizuara, sfiduan autoritete dhe shkatërruan stereotipat, prandaj ky kontribut i tyre sot merr një konfirmim institucional të njohjes së punës së çmuar të tyre, jemi rritur me këngët tuaja, jemi dashuruar, martuar me to e tani edhe fëmijët tanë po rriten me po të njëjtën gjersa ne i festojmë edhe përvjetorët tanë nën po ata tinguj ,” u shpreh ajo.

Për më tepër, presidentja Osmani rolin e rëndësishëm që dhanë në fushën e kulturës rapsodë, etnologë dhe Instituti Arkeologjik i Kosovës.

“Kultura është guri më i rëndësishëm i një kombi dhe shpreh shpirtin e popullit tonë. Sot me një ndjenjë të thellë mirënjohjeje ne do të ndajmë dekorata edhe rapsodëve tanë. Nderojmë po ashtu etnologët tanë, por edhe Institutin Arkeologjik të Kosovës, të cilët me suksesin e tyre të jashtëzakonshëm duke hulumtuar, dokumentuar dhe shpërndarë njohuri mbi trashëgiminë tonë kulturore, kanë dhënë kontribut të pashlyeshëm për të cilin po dëgjon mbarë bota,” tha Osmani.

Në mesin e personaliteteve të dekoruara janë nga skena teatrore, SOS fshati, përfaqësues nga Instituti Arkeologjik i Kosovës, poeti Beqir Musliu, Resmije Juniku – basketboll, Mexhid Devaja – hendboll, Ajet Shosholli, Ramiz Krasniqi, Jusuf Tortoshi, Arbnor Morina – futboll, Bind Skeja nga “Linja e jetës”, Uranik Begu nga “Inovation center of Kosovo” dhe shumë të tjerë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Pikërisht pse jemi njerëz të ndryshëm, duhet të jemi të barabartë

Kurti: Pikërisht pse jemi njerëz të ndryshëm, duhet të jemi të barabartë

Zafir Berisha largohet nga NISMA

Zafir Berisha largohet nga NISMA

Hetime të reja për vdekjen e të riut nga Kaçaniku, pasi u aksidentua ra nga ura në autostradën “Arbën Xhaferi”

Hetime të reja për vdekjen e të riut nga Kaçaniku, pasi u aksidentua ra nga ura në autostradën “Arbën Xhaferi”

Ish-pjesëtari i njësive speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu del para gjykatës në Serbi

Ish-pjesëtari i njësive speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu del para gjykatës në Serbi

Kurti: Pikërisht pse jemi njerëz të ndryshëm, duhet të jemi të barabartë

Kurti: Pikërisht pse jemi njerëz të ndryshëm, duhet të jemi të barabartë

Zafir Berisha largohet nga NISMA

Zafir Berisha largohet nga NISMA

Hetime të reja për vdekjen e të riut nga Kaçaniku, pasi u aksidentua ra nga ura në autostradën “Arbën Xhaferi”

Hetime të reja për vdekjen e të riut nga Kaçaniku, pasi u aksidentua ra nga ura në autostradën “Arbën Xhaferi”

Ish-pjesëtari i njësive speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu del para gjykatës në Serbi

Ish-pjesëtari i njësive speciale të Kosovës, Arbnor Spahiu del para gjykatës në Serbi

Policia po zhvillon aksion në veri, dyshohet për posedim të armëve

U ndalua nga Serbia, ish-polici i Kosovës dënohet me 1 muaj paraburgim

“Matrix”- 09.06.2025

“Matrix”- 09.06.2025

Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve

Kosova fiton me spektakël ndaj Komoreve

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X