Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se populli i Kosovës mban zi për ndarjen nga jeta të ish-ndërmjetësuesit kryesor të Kombeve të Bashkuara për zgjidhjen e statusit të Kosovës, Martti Ahtisaari.
Osmani, ka thënë se Ahtisaari qëndroi me Kosovën, përderisa shkruanim historinë tonë.
“Populli i Kosovës sot mban zi për ndarjen nga jeta të ish-presidentit Martti Ahtisaari. Ai qëndroi krah për krah me ne ndërsa ne shkruanim historinë tonë si një shtet sovran, demokratik dhe i pavarur. Trashëgimia e tij vizionare do të mbetet përgjithmonë në kujtesën e popullit të Kosovës”, ka shkruar ajo.
Vdes Martti Ahtisaari, ndërmjetësuesi që propozoi pavarësi të mbikëqyrur për Kosovën