TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

OSBE kërkon nga KGJK-ja plotësimin e shpejtë të pozitave të lira për gjyqtarët serbë

by teve1
1 muaj ago
1
A A
OSBE: Rasti i spiunazhit ndaj Gjukanoviqit është çështje individuale, e respektojmë vendimin e gjykatës

Misioni i OSBE-së në Kosovë i ka bërë thirrje Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK) që, në mënyrë sa më të shpejtë, t’i plotësojë pozitat e lira të gjyqtarëve serbë, pas vendimit të sotëm për refuzimin e kërkesave për tërheqjen e dorëheqjeve dhe rikthimin në sistemin gjyqësor.

Bëhet fjalë për gjyqtarë dhe staf administrativ serbë në veri të Kosovës, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022.

Përmes një reagimi të publikuar në Facebook, OSBE-ja ka kërkuar që plotësimi i këtyre pozitave të bëhet përmes procedurave transparente, gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në meritë për rekrutim dhe emërim, në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fuqi për përfaqësimin e komuniteteve.

“Misioni i OSBE-së në Kosovë merr në dijeni vendimin e Këshillit Gjyqësor të Kosovës lidhur me kërkesat e gjyqtarëve dhe stafit gjyqësor serb të Kosovës për të tërhequr dorëheqjet e tyre.Misioni i bën thirrje KGJK-së që, në mënyrë të shpejtë, t’i plotësojë pozitat e lira përmes procedurave transparente, gjithëpërfshirëse dhe të bazuara në meritë për rekrutim dhe emërim, në përputhje me dispozitat kushtetuese dhe ligjore në fuqi për përfaqësimin e komuniteteve”, thuhet në reagim.

OSBE-ja ka theksuar se një sistem gjyqësor që pasqyron komunitetet të cilave u shërben është thelbësor për sigurimin e qasjes së barabartë dhe efektive në drejtësi për të gjithë qytetarët.

Ndryshe, Këshilli Gjyqësor i Kosovës i ka kërkuar ushtrues së detyrës së presidentit, Albulena Haxhiut, t’i lirojë nga detyra gjyqtarët dhe stafit mbështetës nga komuniteti serb, të cilët kishin kërkuar kthimin në punë pasi ishin dorëhequr kolektivisht vite më parë.

Kërkesa e tyre për t’u kthyer në punë u shqyrtua nga Këshilli Gjyqësor të enjten paradite, ku anëtarët e saj votuan për ta hedhur poshtë atë.

“Me shumicë votash, KGJK ka vendosur që të refuzohet kërkesa për tërheqjen e dorëheqjeve të gjyqtarëve dhe ka vendosur që t’i propozojë presidentes së Republikës së Kosovës lirimin nga detyra të gjyqtarëve”, thuhet në njoftimin e Këshillit Gjyqësor.

Ndërkohë, ushtruesja e detyrës së presidentit, Haxhiu tha se e mirëpret vendimin e Këshillit Gjyqësor dhe njoftoi se “në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese dhe ligjore… do të ndërmarr veprime për lirim nga detyra të tyre”.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vlora Çitaku lëshon kritika në “Facebook” për qeverisjen e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti

Vlora Çitaku pas vendimit të Qeverisë: UÇK është më e madhe se një qeveri e interes partiak

Ramabaja: Preferoj president nga LPK-ja, Haradinaj nuk është konsensual, Hoti është politikani më i dështuar

Ramabaja: Preferoj president nga LPK-ja, Haradinaj nuk është konsensual, Hoti është politikani më i dështuar

Ramabaja: Albin Kurti është kryeministri më i mirë i Kosovës pasluftës, krahasohet me Hasan Prishtinën

Ramabaja: Albin Kurti është kryeministri më i mirë i Kosovës pasluftës, krahasohet me Hasan Prishtinën

Qeveria: Nuk ka pengesë ligjore për ndryshimin e Ligjit për Specialen

Ramabaja: Takimi Trump-Kurti është lajmi i ditës, flitet se janë diskutuar disa tema

Ramabaja: Takimi Trump-Kurti është lajmi i ditës, flitet se janë diskutuar disa tema

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani: Protesta e dha efektin te Qeveria, ajo u dorëzua

Deputeti i PDK-së, Eman Rrahmani: Protesta e dha efektin te Qeveria, ajo u dorëzua

Spahiu: Është mirë që unë të bëhem president, mos më imagjinoni mua si ish-presidentët “coftana” që kanë qenë

Spahiu: Është mirë që unë të bëhem president, mos më imagjinoni mua si ish-presidentët “coftana” që kanë qenë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën