TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

OSBE: Bashkëpunimi ndër-komunal në Kosovë mbetet i pazbatuar si duhet

by Tëvë1
3 muaj ago
1
A A
OSBE: Bashkëpunimi ndër-komunal në Kosovë mbetet i pazbatuar si duhet

Raport më i ri i Misionit të OSBE-së në Kosovë tregon se bashkëpunimi ndër-komunal (BNK), pavarësisht ekzistencës së një kornize ligjore të harmonizuar me standardet e Bashkimit Evropian, Këshillit të Evropës dhe OECD-së, mbetet i kufizuar dhe nuk shfrytëzohet mjaftueshëm në praktikë.

Bashkëpunimi ndër-komunal i referohet marrëveshjeve formale ose joformale mes dy ose më shumë komunave për arritjen e qëllimeve të përbashkëta. Kur zbatohet në mënyrë efektive, ai mund të përmirësojë ofrimin e shërbimeve, tërheqjen e fondeve dhe forcimin e lidhjeve ndërmjet komuniteteve.

“Pavarësisht këtyre përfitimeve, bashkëpunimi ndër-komunal është shpesh joformal, i pastrukturuar ose nuk ndodh fare. Si rezultat, humbasin mundësitë për shërbime më të fuqishme, shpenzime publike më efikase dhe bashkëpunim më të avancuar mes komunave,” tha Ambasadori Gerard McGurk, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë.

Raporti ofron rekomandime për autoritetet, duke përfshirë:

Thjeshtimin dhe modernizimin e kornizës ligjore për të lehtësuar themelimin e marrëveshjeve ndër-komunale;

Krijimin e stimujve politikë dhe një fondi të dedikuar për BNK;

Forcimin e mbështetjes institucionale dhe kapaciteteve të Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal;

Promovimin e BNK si mjet për përfshirje gjithëpërfshirëse në shërbime sociale dhe iniciativa komunitare.

Raporti përfundon se me reforma dhe investime të qëndrueshme, bashkëpunimi ndër-komunal mund të kalojë nga një praktikë margjinale në një instrument thelbësor për përmirësimin e performancës komunale dhe forcimin e qeverisjes lokale./RTK

Tags: OSBETeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Hamza letër BE-së, kërkon heqjen e menjëhershme të masave ndaj Kosovës

Hamza: 24 Marsi 1999, momenti që ndryshoi fatin e Kosovës

Inspektori i IKP-së që u plagos mbrëmë, në gjendjet stabile

Inspektori i IKP-së që u plagos mbrëmë, në gjendjet stabile

Haxhiu: Familja Haradinaj dhe luftëtarët tjerë dëshmuan se përpjekja për liri nuk thyhet

Haxhiu: Familja Haradinaj dhe luftëtarët tjerë dëshmuan se përpjekja për liri nuk thyhet

“Paramilitari serb” ndërprenë shfaqjen në Podujevë – kujtohet helmimi i nxënësve në vitin 1990

Dalin në shitje biletat për duelin e Kosovës në Prishtinë

Dalin në shitje biletat për duelin e Kosovës në Prishtinë

Inspektori i IKP-së që u plagos mbrëmë, në gjendjet stabile

Inspektori i IKP-së që u plagos mbrëmë, në gjendjet stabile

Haxhiu: Familja Haradinaj dhe luftëtarët tjerë dëshmuan se përpjekja për liri nuk thyhet

Haxhiu: Familja Haradinaj dhe luftëtarët tjerë dëshmuan se përpjekja për liri nuk thyhet

UEFA shkruan për “play-off”, përmend synimin e Kosovës

UEFA shkruan për “play-off”, përmend synimin e Kosovës

Skuadrat kosovare synojnë Ligën Unike

Skuadrat kosovare synojnë Ligën Unike

Goditje për Kosovën e Napolin, Rrahmani dy muaj jashtë fushe

Rrahmani kthehet në prill, gati për Lazion

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën