TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Organizohet protestë për përjashtimin e profesorit Bekim Bejta nga UP-ja

by TËVË 1
3 vjet ago
0
A A
Organizohet protestë për përjashtimin e profesorit Bekim Bejta nga UP-ja

Është paralajmëruar protestë nga Lëvizja Feministre Studentore në Fakultetin e Filologjisë për përjashtimin e profesorit, Bekim Bejta, i cili dyshohet për dhunë dhe shantazh ndaj studentëve të këtij fakulteti.

Kjo protestë është para parë që të nis nga ora 10:00, dhe do të mbahet për shkak të shqetësimit për mos-përjashtimin e menjëhershëm të Bejtës nga Universiteti i Prishtinës.

“Profesori Bejta i angazhuar në departamentin e Gjuhës angleze, pranë Fakultetit të Filologjisë në UP, vazhdon të japë mësim aty, përkundër raportimit dhe dëshmive që i njëjti ka ushtruar dhunë sistematike në forma të ndryshme ndaj studenteve”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet që ndaj profesorit në fjalë është dyshimi për shpërdorim të detyrës zyrtare dhe krime seksuale me studente.

“Ne, të mërkurën i kundërvihemi kësaj gjendje dhe organizohemi në solidaritet me studentet e Fakultetit Filologjik dhe kërkojmë nga menaxhmenti i Universitetit të Prishtinës ta shkarkojnë menjëherë nga pozita zyrtare si profesor i asociuar, Bekim Bejtën”, thuhet mes tjerash në njoftim.

Tutje, studentët përveç kërkesës për përjashtimin e tij, ata kanë kërkuar edhe arrestimin e tij, si dhe fillimin e hetimeve për kërcënimet ndaj studenteve.

“Ne nuk mund të rrimë duarkryq përderisa studente e studentë janë duke u ndierë të pasigurt pikërisht në hapësirat ku ato/a do duhej të ishin të lira/ë. Ne nuk mund ta tolerojmë normëzimin dhe institucionalizim e mëtejshëm të dhunës. Andaj, ju ftojmë në protestë studente e studentë e të gjithë qytetaret/ët”, thuhet më tej në njoftim.

Image

Në anën tjetër, Këshilli Studentor i Fakultetit të Filologjisë ka marrë vendim që të bojkotohen ligjëratat më 12 prill.

“Sot pas mbledhjes së mbajtur nga Këshilli Studentor i Filologjisë, u vendos nga shumica absolute të bojkotohen të gjitha ligjëratat ditën e mërkurë, nga anëtarët e Këshillit Studentor. Në rast se të mërkurën nuk ka një vendim të prerë, atëherë do filloj bojkotimi i ligjëratave edhe nga shumica e këshillave të tjera studentore dhe jo për shumë kohë do bëhet thirrja e përgjithshme për bojkotim të plotë të ligjëratave nga të gjithë studentët e UP-së, deri në përjashtimin e Bekim Bejtës nga Fakulteti i Filologjisë”, thuhet në njoftimin e Këshillit Studentor të Fakultetit të Filologjisë. /teve1.info/

Tags: Bekim Bejtaprotesteup
ShareTweet

Postime të ngjashme

Gjendet i vdekur i moshuari që ishte raportuar i zhdukur që nga vera e vitit të kaluar

Gjendet i vdekur i moshuari që ishte raportuar i zhdukur që nga vera e vitit të kaluar

Shtrenjtimi i karburanteve prek xhepin e qytetarëve, një litër naftë arrin gati 1.5 euro në Kosovë

Shtrenjtimi i karburanteve prek xhepin e qytetarëve, një litër naftë arrin gati 1.5 euro në Kosovë

DnV: Të përmbyllet pa vonesë procedura për emërimin e përbërjes së re të KQZ-së

DnV: Të përmbyllet pa vonesë procedura për emërimin e përbërjes së re të KQZ-së

Sot afati i fundit, Qeveria ende duke punuar në komentet për Planin e zbatimit të marrëveshjes

Manxhuka i përgjigjet PDK-së: VV-ja e kandidoi Konjufcën në fund në pritje të ndonjë marrëveshjeje me opozitën

Rrëzohet kërkesa e PD-së për shkarkim të presidentit Begaj

Mesazhi i Begaj për 7 Marsin: Mirënjohje për mësuesit në Shqipëri dhe diasporë

Sot afati i fundit, Qeveria ende duke punuar në komentet për Planin e zbatimit të marrëveshjes

Manxhuka i përgjigjet PDK-së: VV-ja e kandidoi Konjufcën në fund në pritje të ndonjë marrëveshjeje me opozitën

Gruda: Shpërndarja e Kuvendit, pasojë kushtetuese e dështimit për zgjedhjen e presidentit

Gruda: Shpërndarja e Kuvendit, pasojë kushtetuese e dështimit për zgjedhjen e presidentit

Tahiri: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize të re institucionale

Tahiri: Shumica parlamentare po e shtyn vendin drejt një krize të re institucionale

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën