Komuna e Prishtinës ka njoftuar se për shkak të mbajtjes së edicionit të 6-të të “Street Party Prishtina”, do të ketë mbyllje të përkohshme të qarkullimit në një pjesë të qytetit.
Sipas njoftimit zyrtar, rruga “Fehmi Agani”, nga Ambasada e Kroacisë deri te pompa e benzinës, do të mbyllet nga ora 08:00 e mëngjesit më 7 shtator 2025, deri në ora 03:00 të mëngjesit më 8 shtator 2025.
Aktiviteti i “Street Party” do të fillojë nga ora 12:00 dhe do të zgjasë deri në ora 22:00.
Komuna ka falënderuar qytetarët për mirëkuptimin e tyre gjatë kësaj periudhe.