TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

ORCA: Ndryshimet në Ligjin e Akreditimit, pengesë për avancim të Agjencisë

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
ORCA: Ndryshimet në Ligjin e Akreditimit, pengesë për avancim të Agjencisë

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim (ORCA), të enjten ka mbajtur një aksion simbolik, sikur thuhet, për të demaskuar përpjekjet e dyshimta të deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Ardian Gola në ndërhyrjet që ai është munduar t’i bëjë në Ligjin për Agjencinë e Kosovës për Akreditim.

Sipas tyre, edhe ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci, është e përfshirë në këtë “skandal”.

Dibran Hoxha nga kjo organizatë, ka thënë në një adresim për media, se me iniciativë të Ardian Gola, i cili është kryetar i Komisionit për Arsimit, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport, u propozuan disa ndryshime të fundit të cilat e degjenerojnë ligjin në tërësi

“Tendencat e vazhdueshme të deputetit Ardian Gola mbeten të paqarta për ORCA-n, por të dyshimta gjithsesi. Në fillim i njëjti pat lobuar aktivisht për dobësimin e Këshillit Shtetëror të Cilësisë që shërben si bord i agjencisë, duke provuar që kompetencat për akreditim t’ia delegojë komisionit të ankesave, çka u kundërshtua në një takim publik me Komisionin nga vet Presidenti i EQAR-it, institucion ky prej të cilit Kosova ishte përjashtuar për shkak të ndërhyrjeve politike”, u shpreh ai.

“Pasi dështoi kjo tentativë që ORCA e sheh si të fitimprurëse për sektorin privat të arsimit të lartë, deputeti Gola ka bërë ndërhyrje në draftin origjinal të projektligjit duke ndryshuar nenet që lidhen me akreditimin krahas nivelit të studimeve, gradës shkencore dhe publikimeve shkencore që duhet t’i kenë bartësit e programeve në proces të akreditimit”, tha tutje ai

“Përmes këtyre ndërhyrjeve synon t’i fiksojë dhe betonizojë standardet e akreditimit të cilat përcaktohen ekskluzivisht nga manualet e akreditimit që i nxjerrë Agjencia e Akreditimit, që burojnë nga standardet evropiane të përcaktuara nga ENQA dhe EQAR (standardet ESG). Përcaktimi i tyre në ligj e bën të pamundshëm avancimin e tyre në të ardhmen, çka është detyrim për Agjencinë kur të bëhet anëtare me të drejta të plota në ENQA dhe EQAR. Rrjedhimisht, tentativa për fiksim të standardeve është edhe pengim i avancimit të Agjencisë në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit të plotë në ENQA dhe EQAR si dhe përpjekjeve për cilësi në Arsimin e Lartë në Kosovë”, u shpreh Hoxha./eo

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: Kosova dhe rajoni janë më të sigurta kur ushtria jonë është e fuqishme

Maqedonci: Kosova dhe rajoni janë më të sigurta kur ushtria jonë është e fuqishme

Musliu publikon fakte të rëndësishme rreth punonjësit të MTS-it që mori pjesë në sulmin terrorist në Banjskë

Musliu: 27 vjet manipulim dhe heshtje politike e Serbisë për rastin `Panda`

Hamza premton 50% rritje për pensionet e kategorive të luftës

Hamza premton 50% rritje për pensionet e kategorive të luftës

Haradinaj: Mujë Krasniqi dhe 41 viganët e UÇK-së u përjetësuan në histori

Ahemd al Ahmet, burri që çarmatosi sulmuesin në Sydney

Kurti nderon Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e rënies

Kurti nderon Mujë Krasniqin dhe 40 bashkëluftëtarët e tij në përvjetorin e rënies

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Hamza bën homazhe në Skenderaj në 27-vjetorin e rënies së Mujë Krasniqit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën