TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Orbani e takon Xinë, e quan Kinën “një ndër shtyllat e rendit të ri botëror”

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Orbani e takon Xinë, e quan Kinën “një ndër shtyllat e rendit të ri botëror”

Kina dhe Hungaria do ta rrisin bashkëpunimin në disa fusha, përfshirë në industrinë e energjisë bërthamore, tha kryeministri hungarez, Viktor Orban, pas bisedimeve me presidentin kinez, Xi Jinping, gjatë vizitës së këtij të fundit në Budapest më 9 maj.

“Kina është njëra prej shtyllave të rendit të ri botëror”, tha Orban në një konferencë për media në kryeqytetin hungarez.

Xi mbërriti në Budapest mbrëmjen e 8 majit, pasi ishte takuar me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Beograd.

Turneu i tij evropian nisi më 5 maj në Francë, ku presidenti Emmanuel Macron dhe liderët e BE-së i kërkuan atij t’i lehtësojë kufizimet tregtare të Kinës dhe ta përdorë ndikimin e tij për t’i bërë trysni presidentit rus, Vladimir Putin, ta ndalë pushtimin e Ukrainës.

Orbani tha se tregtia e dyanshme është katërfishuar në 20 vjetët e fundit, duke i shndërruar marrëdhëniet mes Pekinit dhe Hungarisë në “një partneritet strategjik”.

Ai shtoi se investimet kineze ishin aq të vogla në Hungari para 20 vjetëve, saqë nevojitej një “xham zmadhues” për t’i vërejtur ato.

Vitin e kaluar, megjithatë, tre të katërtat e të gjitha investimeve të huaja në Hungari ishin kineze, nënvizoi Orban, duke shtuar se ato mundësuan vende të reja pune për dhjetëra mijëra hungarezë.

Duke folur përkrah Orbanit në Budapest, Xi tha se Kina do ta thellojë bashkëpunimin ekonomik, tregtar, financiar dhe në investime me Hungarinë.

Ai u zotua se do t’i çojë përpara projektet kyçe të ndërtimit, përfshirë një hekurudhë të shpejtë mes Budapestit dhe Beogradit.

Xi e quajti Hungarinë “synim kryesor të investimeve kineze në Evropën Qendrore dhe Lindore”, në një shkrim të publikuar për të përditshmen proqeveritare, Magyar Nemzet.

Vizita e parë e Xisë në Evropë pas pesë vjetëve është cilësuar si pjesë e përpjekjeve të tij për ta rritur ndikimin e Pekinit në çështjet politike dhe ekonomike të këtij kontinenti.

Orbani ka krijuar marrëdhënie të ngushta me Kinën dhe Rusinë, në të njëjtën kohë duke e zemëruar Brukselin duke mos iu bashkuar sanksioneve të BE-së kundër Moskës, apo duke mos lejuar furnizimin e Ukrainës me armë.

Në Beograd, këto dy vende thanë se një marrëveshje, e cila u nënshkrua nga Xi dhe Vuçiq, e rrit shkallën e bashkëpunimin mes tyre nga partneriteti strategjik në “ndërtimin e një komuniteti të Serbisë dhe të Kinës me një të ardhme të përbashkët në epokën e re”.

Sikurse Moska, edhe Pekini e mbështet Beogradin në diplomaci, duke mos pranuar ta njohë pavarësinë e Kosovës, ndërkohë, Beogradi i mbështet pretendimet e Kinës për Tajvanin.

“Tajvani është Kinë”, tha Vuçiq më 8 maj, duke e cituar kartën e OKB-së.

Kina i ka investuar më shumë se 6 miliardë dollarë në Serbi në dekadën e fundit, duke i derdhur paratë në miniera të bakrit dhe në fabrika të çelikut, si dhe në projekte të infrastrukturës dhe autostradave. Marrëveshjet për këto projekte mes dy qeverive janë kritikuar nga disa si tepër të rrezikshme, si dhe për mungesë të transparencës. /REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Trump kërcënon me tarifa shtetet që s’e mbështesin marrjen e Grenlandës nga SHBA-ja

Trump kërcënon me tarifa shtetet që s’e mbështesin marrjen e Grenlandës nga SHBA-ja

Shtetasi shqiptar i liruar nga Venezuela është nën kujdesin e Kryqit Kuq

Shtetasi shqiptar i liruar nga Venezuela është nën kujdesin e Kryqit Kuq

Irani ka arrestuar 3 mijë persona për rol në protestat e vazhdueshme mbarëkombëtare

Irani ka arrestuar 3 mijë persona për rol në protestat e vazhdueshme mbarëkombëtare

Forcat izraelite kryejnë inkursione të reja në rajonin Quneitra të Sirisë

Forcat izraelite kryejnë inkursione të reja në rajonin Quneitra të Sirisë

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Ishte i zhdukur nga 2 janari, Policia njofton se është gjetur 17-vjeçari nga Gjilani

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Haliti: Presidenti i ri duhet të jetë nga PDK-ja

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

Haliti: Projekti për fitore nuk funksionoi, përgjegjësia kolektive

Emisioni “Info Nata” 16.01.206

Emisioni “Info Nata” 16.01.206

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.01.2026

Emisioni “Këndi i Debatit” 16.01.2026

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

KEK: Ndalet përkohësisht Njësia A3 e KEK-ut, sistemi elektroenergjetik mbetet i qëndrueshëm

Vdekja e dy personave brenda viles në Pejë, Prokuroria: Janë siguruar prova e identifikuar dëshmitarë

Një fëmijë goditet nga vetura në Mitrovicë, dërgohet në QKUK

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën