TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Orban: NATO çdo javë po i afrohet luftës

by teve1
2 vjet ago
0
A A
Orban: NATO çdo javë po i afrohet luftës

Planet e NATO-s që të përfshihet më shumë në luftën në Ukrainë janë si zjarrfikësit që tentojnë të shuajnë zjarrin me flakëhedhës, tha kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban, më 31 maj.

Orban, i cili ka raporte të afërta me Moskën, ka mospajtime me shtetet perëndimore sa i përket mbështetjes për Ukrainën, që kur Rusia nisi pushtimin në shkallë të plotë të fqinjit të saj mbi dy vjet më parë.

NATO “po i afrohet luftës” çdo javë, tha Orban, përderisa ministrat e Jashtëm të aleancës po takohen në Pragë për të diskutuar ndihmën ushtarake për Ukrainën.

Shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha një ditë më parë se “ka ardhur koha” që anëtarët e aleancës ushtarake të rishqyrtojnë disa nga kufizimet sa i përket armëve që japin për Ukrainën.

Përderisa liderët ukrainas po u bëjnë thirrje qeverive që të lehtësojnë kufizimet, shtetet perëndimore duken të ndara lidhur me atë nëse Ukrainës duhet t’i lejohet që të sulmojë caqe në tokën ruse.

Orban tha po ashtu se negociatat lidhur me dërgimin e trajnerëve ushtarakë francezë në Ukrainë dhe lejimi që ushtria ukrainase të përdorë armë perëndimore për të sulmuar caqet ruse ishin ide “shqetësuese” që do ta vendosnin NATO-n më afër luftës.

Një mision i NATO-s në Ukrainë do të rrezikonte një luftë botërore në vend se të mbronte anëtarët e aleancës, tha Orban.

“Është absurde që NATO-ja në vend se të na mbrojë ne, po na tërheq në luftë botërore. Kjo është absurde sikurse një zjarrfikës të vendosë ta shuajë zjarrin me flakëhedhës”, tha Orban për radion shtetërore hungareze.

Raportet mes Budapestit dhe NATO-s janë përkeqësuar për shkak të zvarritjes së ratifikimit për pranimin e Suedisë në aleancë nga Hungaria – Hungaria përfundimisht e ratifikoi pranimin e Suedisë në mars – dhe po ashtu për shkak të raporteve të ngushta të Orbanit me Moskën, pavarësisht luftës në Ukrainë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Irani refuzon negociatat me SHBA-në “nën hijen e kërcënimeve”

Irani refuzon negociatat me SHBA-në “nën hijen e kërcënimeve”

Spanja, Sllovenia dhe Irlanda kërkojnë që BE-ja të shqyrtojë pezullimin e marrëveshjes me Izraelin

Spanja, Sllovenia dhe Irlanda kërkojnë që BE-ja të shqyrtojë pezullimin e marrëveshjes me Izraelin

Izraeli bombardon disa zona në Liban, në shkeljen e fundit të armëpushimit

Ushtria izraelite hedh në erë një shkollë publike në jug të Libanit, pavarësisht armëpushimit

Izraeli vazhdon sulmet ndaj Gazës, ndërsa SHBA-ja njofton se plani i paqes ka hyrë në fazën e dytë

Ushtria izraelite vret të paktën katër persona në Gaza, në shkeljen e fundit të armëpushimit

Ademaj: Sot u vërtetua ajo cfarë kemi thënë, vendimi shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj

Ademaj: Sot u vërtetua ajo cfarë kemi thënë, vendimi shkon për Liridonën dhe fëmijët e saj

Gjimshiti me një rekord tjetër te Atalanta

Fiorentina interesohet për Gjimshitin

Interi e Como synojnë finalen e Kupës

Interi e Como synojnë finalen e Kupës

Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Naim Murseli dhe Granit Plava dënohen me burgim të përjetshëm për vrasjen e Liridona Ademajt

Prishtina mbyllë sezonin pa sulmuesin Ilievski

Prishtina mbyllë sezonin pa sulmuesin Ilievski

Futboll, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale

Futboll, ndeshjet e kthimit gjysmëfinale

Irani refuzon negociatat me SHBA-në “nën hijen e kërcënimeve”

Irani refuzon negociatat me SHBA-në “nën hijen e kërcënimeve”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën