TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Orban: BE ka nevojë për bashkëpunim të ngushtë për tregje dhe mbrojtje, e jo politikë

by TËVË 1
2 vjet ago
0
A A
Orban: BE ka nevojë për bashkëpunim të ngushtë për tregje dhe mbrojtje, e jo politikë

Bashkimi Evropian ka nevojë për bashkëpunim më të ngushtë për tregjet dhe mbrojtjen, por jo për çështje politike siç është emigracioni, ku dallimet e mëdha mes vendeve e bëjnë të pamundur një gjë të tillë, tha të premten kryeministri i Hungarisë, Viktor Orban.

“Ka çështje, madje çështje ekzistenciale, për të cilat ne nuk kemi zgjidhje të përbashkëta. Ato janë, lufta dhe paqja, emigracioni, gjinia, shoqëria bazuar në punë dhe punësimi i plotë”, tha Orban në një konferencë në Itali.

“Nëse na detyroni të bashkohemi për çështje për të cilat nuk pajtohemi, atëherë kështu e shpërbëni Bashkimin Evropian”, tha ai.

Orbani gjithashtu tha se vizitat e tij në Kiev dhe në Moskë në fillim të këtij viti, për të cilat ai u kritikua ashpër nga disa partnerë të BE-së, bënë që ai të vinte në përfundim se “asnjëra palë nuk e ka për qëllim dhe arritjen e armëpushimit tani për tani”.

Hungaria, e cila ka mbajtur lidhje të ngushta me Rusinë prej se Moska e nisi pushtimin e plotë të Ukrainës në shkurt 2022, është duke e mbajtur kryesimin gjashtëmujor të Presidencës së BE-së prej korrikut, shkruan REL.

Pasi e mori kryesimin e bllokut, Orbani e vizitoi Kievin edhe pastaj udhëtoi befas për në Moskë dhe Pekin, para se të merrte pjesë në samitin e NATO-s në Uashington.

“Misioni i paqes” i deklaruar nga vetë ai mori kritika të mëdha nga disa liderë të BE-së, të cilët e distancuan bllokun nga veprimet e tij.

Tags: BEpolitikaViktor Orban
ShareTweet

Postime të ngjashme

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

​Rama nuk ndalet, kërkon sërish dialog me studentët

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Protesta në Tiranë hyn në ditën e 17, protestuesit vendosen para Kryeministrisë, tubimi pa tensione

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Katër të vdekur nga rrëzimi i helikopterit në Bosnjë

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Përmbytjet në Siri u marrin jetën pesë personave

Kurti: Lojërat Mesdhetare 2030 do të përfshijnë edhe Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Drenasin e Skenderajn

Kurti: Lojërat Mesdhetare 2030 do të përfshijnë edhe Pejën, Gjakovën, Prizrenin, Drenasin e Skenderajn

Manikyri i ri i Dua Lipës mund të bëhet trendi më i madh i thonjve gjatë këtij dimri

Manikyri i ri i Dua Lipës mund të bëhet trendi më i madh i thonjve gjatë këtij dimri

Përfundon protesta në Prishtinë për Arlinda Zekajn, qytetarët paralajmërojnë vazhdimin e mobilizimit

Përfundon protesta në Prishtinë për Arlinda Zekajn, qytetarët paralajmërojnë vazhdimin e mobilizimit

Arrestohet 38-vjeçari, vodhi stoli ari dhe para me vlerë mbi 21 mijë euro në Prizren

Arrestohet në Kosovë personi i kërkuar nga INTERPOL-i me urdhërarrest ndërkombëtar të Luksemburgut

Ditari: 30.10.2026

Ditari: 30.10.2026

Ymer Dragusha dënohet me dy vjet burgim në rastin “KEK 2”

Një muaj paraburgim për dy të dyshuar për krime lufte në Kosovë

Bayerni synon fitoren ndaj Dortmundit pa trajnerin Kompany

Bayerni synon fitoren ndaj Dortmundit pa trajnerin Kompany

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën