TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

“Ora e Fundit” për trafikantët – arrestohet një person dhe sekuestrohen 20 mijë tableta ekstazi me vlerë rreth 200 mijë euro

by tëvë1
42 sekonda ago
0
A A
“Ora e Fundit” për trafikantët – arrestohet një person dhe sekuestrohen 20 mijë tableta ekstazi me vlerë rreth 200 mijë euro

Policia e Kosovës në bashkëpunim të ngushtë me Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë (AKI), pas një pune intensive hetimore që ka zgjatur rreth një muaj, ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Ora e Fundit”, duke goditur një rast të rëndë të trafikimit të narkotikëve.

Më datë 31.12.2025, rreth orës 19:00, në magjistralen Podujevë–Prishtinë, në afërsi të fshatit Trudë, njësitet policore kanë ndaluar një veturë me targa vendore, e cila drejtohej nga një mashkull, shtetas i Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit policor, bazuar në dyshime të arsyeshme, në veturë është gjetur dhe sekuestruar një sasi e konsiderueshme prej rreth 20 mijë tabletash narkotike të llojit Ekstazi (MDMA).

Sipas hetimeve paraprake, dyshohet se kjo sasi e substancës narkotike është futur ilegalisht nga Serbia në territorin e Republikës së Kosovës, me qëllim të shpërndarjes në tregun e brendshëm.

Si rezultat i veprimeve policore janë realizuar këto masa:

Është arrestuar një (1) person i dyshuar;

Janë sekuestruar prova të shumta materiale, përfshirë:

Shtatë (7) paketime të mbushura me substancë të dyshuar narkotike të llojit Ekstazi (MDMA);

Një veturë Daimler Chrysler E320 CDI, ngjyrë e zezë, me targa vendore.

Po ashtu, është bastisur banesa e të dyshuarit në Prishtinë, ku gjatë bastisjes janë gjetur dhe sekuestruar tri (3) qese najloni të vogla me substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë.

Vlera e përafërt e substancës narkotike të sekuestruar në tregun e zi vlerësohet rreth 200,000 (dyqind mijë) euro.

Me urdhër të Prokurorit kompetent, i dyshuari është ndaluar për procedura të mëtejme hetimore, ndërsa rasti po trajtohet si vepër penale e trafikimit të narkotikëve, në përputhje me legjislacionin në fuqi të Republikës së Kosovës.

Policia e Kosovës përmes njësiteve të antidrogës, në bashkëpunim me institucionet dhe agjencitë e tjera relevante, mbetet e përkushtuar fuqishëm në luftimin e krimit të organizuar dhe parandalimin e shpërndarjes së substancave narkotike, me qëllim të garantimit të sigurisë publike dhe sundimit të ligjit në Republikën e Kosovës

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vit pa Kuvend e qeveri në detyrë

Kurti: Viti 2025, vit i njohjeve të reja – institucionet pas certifikimit të rezultateve

Kurti: Viti 2025, vit i njohjeve të reja – institucionet pas certifikimit të rezultateve

31 dhjetor 1998, Viti i Ri në frontet e luftës

31 dhjetor 1998, Viti i Ri në frontet e luftës

Siguria në katër komunat veriore gjatë vitit 2025

Siguria në katër komunat veriore gjatë vitit 2025

“Ora e Fundit” për trafikantët – arrestohet një person dhe sekuestrohen 20 mijë tableta ekstazi me vlerë rreth 200 mijë euro

“Ora e Fundit” për trafikantët – arrestohet një person dhe sekuestrohen 20 mijë tableta ekstazi me vlerë rreth 200 mijë euro

Tajvani mirëpret vitin 2026 me spektakël fishekzjarresh

Tajvani mirëpret vitin 2026 me spektakël fishekzjarresh

Vit pa Kuvend e qeveri në detyrë

Kurti: Viti 2025, vit i njohjeve të reja – institucionet pas certifikimit të rezultateve

Kurti: Viti 2025, vit i njohjeve të reja – institucionet pas certifikimit të rezultateve

31 dhjetor 1998, Viti i Ri në frontet e luftës

31 dhjetor 1998, Viti i Ri në frontet e luftës

Siguria në katër komunat veriore gjatë vitit 2025

Siguria në katër komunat veriore gjatë vitit 2025

KEDS thotë se është arritur niveli më i lartë i kërkesës, kërkon kursim të energjisë elektrike

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën