TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

31 dhjetor 1998, Viti i Ri në frontet e luftës

Vitin 2026, Kosova po e pret e lirë dhe e pavarur. Por gjendje krejt tjetër, ishte në në ndërrimin e motmoteve të vitit 1998. Në vazhdim, Tëvë1 iu sjell pamje të Brigadës 121 “Ismet Jashari” në Malishevë në frontet e luftës dhe rrëfime ekskluzive se si e kalonin ish-ushtarët e UÇK-së në istikamet e luftës.

by Fidan Zejnullahu
4 muaj ago
3 0
A A

Është 31 dhjetori i vitit 1998.

Bota po e feston, edhe një ndërrim të motmoteve.

Por në Kosovë, një komandant brigade, mori rrugën drejt fshatit Bajë Të Malishevës.

Kjo për të parë nga afër, moralin e ushtarëve të Brigadës 121 “Ismet Jashari”

Secili nga këta ushtarë, kishte zgjedhur që natën e Vitit të Ri, ta kalonte në frontet e luftës.

Më të arritur komandanti, pritet ashtu siç e do rendi ushtarak.

Këtë raportim atë natë e dha udhëheqësi i njësitit, Çerkin Dukolli.

“Ishim në togun e Banjës, dal e raportoj për gjendjen e njësitit që ishte aty, për komplet situatën, gjendjen e ushtarëve, moralin e tyre, pjesët logjistike, pjesën e popullatës dhe raportim tjetër që i jepet komandantit”, tha ai për Tëvë1.

Ishte ky Viti i Ri i parë, që Kosovën po e gjente në gjendje lufte.

Kjo bëri që shumë ushtarë, ta kalonin festën larg familjarëve.

“Vitet ’98-’99, ishin momenti i së vërtetës, ishte kënaqësi e jashtëzakonshme, edhe pse i vetëm, vëllezërit e tjerë ishin në pozicionet e tjera, por vëlla, motër, familje, gjithçka tjetër e ki shokun në istikame, më të cilin e ndanë të mirën e të keqën. Edhe sot e kësaj dite e përshëndes secilin ushtarë dhe faleminderit për ato momente që na i kanë dhurua atë natë”, tregon ish – komandanti i UÇK-së, Dukolli.

Përjetimet e asaj nate me Tëvë1, i ka ndarë edhe vet komandanti i brigadës, Fatmir Limaj.
“Çeliku” thotë se këta ushtarë, ishte e vështirë të thyheshin.

“Po e kalonim në vitin tjetër me mungesën e shumë shokëve që e kishim filluar luftën bashkë, me shumë plagë e dhimbje, por edhe me bilancet e fitoreve që i kishim arritur. Atë 31 dhjetor të gjithë ishim të bindur që Kosova kurrë më nuk ka më qenë siç ka qenë përpara, kishim arritur fitore të jashtëzakonshme”, shpreh ai.

Atë natë, Limaj e dhjetëshi i UÇK-së, Rexhep Selimi, u prononcuan edhe për media.

Pavarësisht luftës çlirimtare, të dy këta, e gjetën vetën si të akuzuar nga Gjykatat në Hagë për krime lufte.

Për këtë, një Vit i Ri në Kosovë, pa shokun e luftës, është i rëndë edhe për “Çelikun”.

“Shumë e rëndë, unë e kam përjetuar ndërrimin e moteve në Hagë, e di si është. Me Rexhën i kemi inspektuar të gjitha trupat në vija të fronteve dhe familjet e dëshmorëve. Kemi evokuar kujtime me bashkëluftëtarët, kemi dhënë porosi për familjarët, ishin momente të jashtëzakonshme”, thotë Limaj.

Nga këtu, Limaj bashkë me Selimin e bashkëluftëtarët e tjerë, atë natë “feste” në luftë, vizituan edhe familjet e dëshmorëve.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Me vetflijim, Shkëlzeni me shokë i shpëtuan civilët nga masakrimi

Me vetflijim, Shkëlzeni me shokë i shpëtuan civilët nga masakrimi

Këto janë ngjarjet e paralajmëruara për sot në Kosovë

BE-ja nis parafinancim 61.8 milionë euro për Kosovën në kuadër të Planit për Rritje Ekonomike

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë një vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin

Ministri i Mbrojtjes i Greqisë një vizitë zyrtare në Prishtinë, pritet të takohet me Kurtin

Pesëvjeçari nga Lipjani lirohet nga Pediatria, i jepet nën kujdes QPS-së në Gjakovë

Rrugëtim i ri për Migjen Bashën, emërohet trajner te Lausanne Sport

Këto janë 6 rastet ku policia gjeti armë e municion në veri

Këto janë 6 rastet ku policia gjeti armë e municion në veri

DISTRIA KRASNIQI NË FINALE TË EVROPIANIT TË XHUDOS

DISTRIA KRASNIQI NË FINALE TË EVROPIANIT TË XHUDOS

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën