TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Opozita vlerëson se pushteti nuk e shfrytëzoi momentumin e luftës në Ukrainë për avancimin e proceseve integruese

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
​BE paralajmëron se Rusia po tenton të pengojë dialogun Kosovë-Serbi

Ndonëse, konflikti luftarak rus ndaj Ukrainës dhe sidomos pozicioni i Kosovës kundër invazionit rus, ishte parë si mundësi e mirë për rrugëtimin integrues të Kosovës, deputetët e opozitës po konsiderojnë se Qeveria e Kosovës nuk e ka shfrytëzuar këtë momentum, qoftë për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por edhe rreth njohjeve të reja, posaçërisht nga pesë vendet mos-njohëse të Bashkimit Evropian. Megjithatë, ndryshe thonë nga mazhoranca.

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Rrezarta Krasniqi thekson se Kosova nuk e ka shfrytëzuar këtë moment për të përfituar njohje të reja.

“Ka qenë ky momentum i duhur, mirëpo nuk mendoj se qeveria jonë e ka shfrytëzuar sepse tash e dy vite nuk kemi asnjë njohje dhe asnjë aplikimin në organizata ndërkombëtare dhe aplikimi në Këshillin e Evropës, e keni parë që është hequr nga agjenda nga shtetet mike të Kosovës, siç është Franca, Gjermania dhe Britania e Madhe, ajo ka qenë shqetësuese për neve sepse është dashur që qeveria para aplikimit të bisedoj me shtetet mike të vendit….Ka qenë momentum se tash e dimë se Rusia nuk është anëtare në Këshillin e Evropës dhe të gjithë kanë qenë për, por nuk është shfrytëzuar ky momentum, është shqetësuese sepse proceset integruese vetëm po shtyhen që po marrin kohë për të mirat që duhet të vijnë për dy vite qeveri që ka bërë Kurti”,  thotë Krasniqi.

Mendim të njëjtë me Krasniqin ndan edhe deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Elmi Reçica, i cili thotë se po të kishte qenë një kryeministër apo president tjetër, Kosova do të arrinte rezultate në çështjet kryesore integruese.

“Qeveria aktuale nuk e ka shfrytëzuar fare këtë situatë sepse Serbia ka qenë duale në njëfarë forme nuk është solidarizuar plotësisht me shtetin e Ukrainës, ndërsa nuk i ka vu sanksione Rusisë dhe në anën tjetër qeveria jonë nuk ka arritur ta shfrytëzoj këtë situatë shumë të volitshme. Mendoj, se po të kishte qenë një kryeministër tjetër, një president tjetër pa diskutim që çështjet kyçe të proceseve të rëndësishme për Kosovën do të ishin zgjidhur. Nuk mendoj vetëm çështjet teknike, liberalizimi I vizave dhe çështjet tjera, ka qenë një momentum shumë I rëndësishëm për të qenë Kosova pjesë e partneritetit për Paqe që Kosova të avanconte në agjendën evropiane, dhe një formë e angazhimit mos them e presionit për njohjen e pesë vendeve që ende nuk e kanë njohur Kosovë…Kjo qeveri, ky kryeministër dhe as kjo president as idenë nuk e kanë se çfarë janë të domosdoshme për tu përdorur dhe shfrytëzuar për të mirë në interes të Kosovës këto ngjarje dhe këto zhvillime siç ka qenë agresioni në një shtet të pavarur siç ka qenë Ukraina“, shprehet deputeti i PDK-së.

E ndonëse ka kritika nga opozita, ndryshe mendojnë nga partia në pushtet.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Agon Batusha shprehet për KP se Kosova e ka shfrytëzuar çdo moment për të avancuar në rrugën e saj integruese drejtë BE-së.

Ai thekson se vetë pozicioni i Kosovës karshi Ukrainës, ka aktivizuar BE-në, qoftë për liberalizim të vizave apo edhe për procesin e Berlinit.

“Vetëm pozicionimi ka qenë një ndër arsyet që aleatët tanë të na shohin dhe bota demokratike të na sheh me sy të mirë si Republikë, e cila orientohet nga vlerat demokratike të mbrojtjes së shteteve. Liberalizimi i vizave për shembull ne kemi plotësuar kriteret dhe jemi bllokuar në aspektin procedural politik dhe unë mund të them se menjëherë BE është rienergjizuar pas luftës në Ukrainë prandaj ka pas disa hapa më të shpejt sa i përket procesit të Berlinit edhe liberalizimit të vizave edhe hapat e shpejt të Qeverisë për të plotësuar  apo për të bërë kërkesën për statusin e shtetit kandidat për Bashkimin Evropian….Kosova ka shfrytëzuar secilën  mundësi duke pas parasysh jo vetëm situatën në Ukrainë, por edhe rezultatet brenda Kosovës si në aspektin e lirisë së medies të demokracisë së brendshme, tek lufta ndaj korrupsionit, rendit dhe ligjit gjithashtu”, thotë Batusha.

Më 24 shkurt janë bërë 1 vjet prej kur ka nisi agresioni rus ndaj Ukrainë, të cilin e ka dënuar edhe Kosova duke vendosur sanksione. Ndërsa, përveç sanksioneve Kosova ka strehuar disa gazetarë ukrainas.

Përndryshe, më 12 maj të vitit të kaluar, Kosova ka aplikuar në Këshillin e Evropës. Kurse, më 15 dhjetor, të po atij viti, vendi ynë ka aplikuar për anëtarësim në BE. Krahas kësaj, drejtues të shtetit vazhdimisht kanë theksuar nevojën për anëtarësim në NATO. Ata madje kanë theksuar se po bëjnë përgatitje për aplikim për anëtarësimin në programin e Partneritetit për Paqe të aleancës ushtarake NATO.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Ndjekje policore nga Obiliqi deri në Mitrovicë, shoferi nuk iu bind urdhrit – goditi tri herë veturën e Policisë

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Policia apelon për kujdes në komunikacion, shkak kushtet atmosferike

Ndjekje policore nga Obiliqi deri në Mitrovicë, shoferi nuk iu bind urdhrit – goditi tri herë veturën e Policisë

Tre persona të lënduar nga një aksident në Zllakuqan të Klinës

Aksidenti në Prishtinë përfundon me rrahje, pesë të lënduar

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

​Vëllaznimi dhe Llapi barazojnë në derbin dramatik në Gjakovë

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Ushqimet kyçe që balancojnë hormonet dhe luftojnë mbipeshën

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Vdes i riu nga Drenasi pas një aksidenti rrugor, Lladrovci ngushëllon familjen Bajraktari

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Dogana paralajmëron analiza më të mirëfillta të mallrave që hyjnë në Kosovë

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Gjykimet për krimet e luftës – Vetëm në fillim të shkurtit dy verdikte dënuese, por asnjëri maksimal

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën