TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Opozita: Qeveria po i përdor inspektorët si instrument për kërcënimin e bizneseve

Nga një nëntori, 57 inspektorë nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kanë kaluar në Ministri të Shëndetësisë. Derisa AUV thotë se ky kalim e ka lënë institucionin hendikep, kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Bekim Haxhiu thekson se qeveria po abuzon me inspektorët sanitar.

by Albiona Hajdari
3 vjet ago
0
A A
Opozita: Qeveria po i përdor inspektorët si instrument për kërcënimin e bizneseve

Është ndër institucionet e para të krijuara pas luftës në Kosovë.

Fillimisht si Shërbim Veterinar i Kosovës në vitin 2000, e më pas si Agjenci e Veterinës dhe Ushqimit të Kosovës.

E që nga riorganizimi i saj, kjo agjenci është ballafaquar me mungesë të inspektorëve.

Mirëpo, përkundër kërkesave të vazhdueshme, një gjë e tillë nuk është realizuar.

Madje, nga nëntori i këtij viti, 57 inspektorë nga mbi 100 të tillë, nga kjo agjenci kanë kaluar në Ministrinë e Shëndetësisë.

Kështu, numri i tyre pothuajse është përgjysmuar.

Sipas AUV, e përgjysmuar po mbetet edhe puna në terren.

“Kërkesat për shtim të inspektorëve janë histori e gjatë, ka mbi dhjetë vite që ne bëjmë kërkesë të vazhdueshme. Ne jemi në pritje të rekrutimit të inspektorëve. Kalimi i inspektorëve në MSH neve na len hendikep por në këtë fazë transitore këta do të vazhdojnë të kryejnë detyra në aspektin e kontrollit të ushqimeve, derisa ne të rekrutojmë inspektorë që me ligj të ushqimit dhe me ligjin për inspektime do të quhen inspektorë të sigurisë ushqimore”, thotë Lamir Thaçi nga AUV-i.

E pritja për rekrutimin e inspektorëve të ri ende po vazhdon.

Mirëpo, si do të mbulohet terreni nga kjo agjenci në këtë periudhë?

“Deri në këtë kohë, do të mbulohet nga inspektorët sanitarë dhe pastaj kur të rekrutohen inspektorët atëherë do të kemi edhe ndarje të përgjegjësive. Ne do të jemi përgjegjës kryesorë dhe të vetëm të sigurisë ushqimore, kurse ata do të kontrollojnë në fushën e përgjegjësisë së tyre ku hyn higjiena, ligji i duhanit dhe fusha tjera që i mbulon inspektorati sanitar”, deklaroi Thaçi.

Kryetari i Komisionit për Shëndetësi, Bekim Haxhiu thekson se Qeveria po abuzon me inspektorët sanitarë.

“Krejt çështja me inspektorët sanitar por edhe me inspektorët shëndetësor është duke u abuzuar nga qeveria e RKS, janë duke u përdorur si instrument për të kërcënuar bizneset jo për të monitoruar zbatimin e ligjit dhe krejt procesi i përzgjedhjes së konkursit për inspektorë ishte i paligjshëm, me shkelje ligjore”, tha Haxhiu.

Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë i janë shtuar kontrolli Sanitar dhe Fitosanitar që nga viti 2009.

Tags: AUVinspektorëtOpozita
ShareTweet

Postime të ngjashme

Dita e katërt e protestës në Prishtinë organizatorët thonë se nuk i ka bashkuar partia – por UÇK-ja

Protesta vazhdon edhe nesër në Prishtinë

Policia reagon ndaj raportimeve se “Kosova blindohet”: Janë procedura të rregullta policore

Policia reagon për protestën e mbrëmjes në Prishtinë

Gruda i kundërpërgjigjet Konjufcës: Gjykata Kushtetuese e ka përcaktuar qartë se brenda 30-ditësh duhet të konstituohet Kuvendi

“Një komb që e ka paguar shtrenjtë lirinë, kërkon drejtësi”, Gruda reagon nga protesta

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Barcelona e mposhti në udhëtim Sevillan, shkëlqen Raphinha

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Djali i Salih Mëziut: U identifikuan mbetjet mortore të babait

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Sami Lushtaku reagon nga protesta: Edhe sonte sheshi i stërmbushur

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Kurti: Nevojitet strategji shtetërore për reagim ndaj verdiktit të Speciales, Qeveria është e përkushtuar që të ofrojë mbështetje

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën