TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Opozita nuk pret asgjë nga takimi Kurti – Vuçiq

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, do të takohen të mërkurën në Bruksel për të zhvilluar rundin e ri të dialogut të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian. Nga qeveria bëjnë me dije se në kryeqendrën evropiane do të diskutohet për zbatimin e marrëveshjes bazike. Në anën tjetër opozita e ka kritikuar ashpër qeverinë për mungesë transparence në këtë proces.

by Shpat Blakcori
2 vjet ago
0
A A
Konferenca e Borrell pas takimit Kurti-Vuçiq

Foto ilustruese

Pas vizitave në Prishtinë dhe Beograd, ndërmjetësi i dialogut Miroslav Lajçak i ka bindur palët që të kthehen sërish në tryezën e bisedimeve në Bruksel.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, e kanë konfirmuar se të mërkurën do ta takohen ne kryeqendrën evropiane për ta vazhduar dialogun e nivelit të lartë.
Zëdhënësi i qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka treguar për çka do të bisedohet më 26 qershor në Bruksel.

“Në fokus kryesor ky takim do të ketë zbatimin e marrëveshjes bazike dhe aneksit të saj, dhe rrugën përpara”, ka thënë Kryeziu.

Por anëtarja e kryesisë nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besa Gaxherri, nuk pret diçka konkrete nga ky takim.

“Unë personalisht nuk pres asgjë të re nga ky takim, duke e pasur parasysh se jemi në vit zgjedhor dhe z.Kurti po shfrytëzon çdo moment për poena politik. Kurti po shkon në Bruksel për shkak të presionit të madh që po i bëhet nga Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, ka thënë Gaxherri.
Ndërkaq kryetari i grupit parlamentar nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri, thotë se në dialog do të diskutohet për ato tema që sipas tij i ka prodhuar vetë kryeministri Kurti.
“Këtu nuk mund të presim që do të dal diçka jashtë këtyre temave që i ka prodhu Kurti në dialog. Normalisht unë nuk di për agjendën, unë nuk di për mënyrën se si është organizu, por ajo çka mund ta vlerësojë që komplet angazhimi në këtë takim të radhës do të jetë në temat që i ka prodhu Kurti këto dy vite e gjysmë”, ka thënë Tahiri.
Kritik ndaj kryeministrit Kurti u shpreh edhe deputeti tjetër nga radhët e LDK-së, Armend Zemaj.

“Ka vend për shqetësim sepse gjithë ky proces i përcjellur me mostransparencë dhe ikje nga përgjegjësia para të zgjedhurve të popullit ku ekziston një rezolutë në fuqi që Qeveria duhet të raportojë para dhe pas çdo raundi të bisedimeve është tregues i qartë në atë që kemi pas vëretje në vazhdimësi. Vet vizita e heshtur ose tentimi që të heshtet vizita e Lajçakut është prodhim i takimit Kurti-Vuçiq, ku i bëjmë thirrje qeverisë që të jetë e përgjegjshme në atë që do të bëj tutje më marrëveshjet e përkrahura nga partnerët ndërkombëtar”, tha Zemaj.

Ndërkaq deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Armend Muja, tha se ka ardhur koha që të definohet nëse me të vërtetë ka një marrëveshje mes Kosovës dhe Serbisë, sepse sipas tij kjo e fundit ka vazhduar të jetë destruktive në raport me shtetin më të ri në Evropë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se dy vendet duhet të bëjnë hapa për të zbatuar Marrëveshjen për normalizim të marrëdhënieve, të arritur në shkurt të vitit të kaluar.

Tags: BrukselKurti-VuçiqOpozitatakimi
ShareTweet

Postime të ngjashme

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur trajtohet në QKUK

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

Kur pritet të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare?

34 kryesues ndalohen për 48-orë për manipulim votash në Mitrovicë

Gurët e mëdhenj bien në rrugën Pejë-Kuqishtë, dëmtohet një veturë

Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi veturë në Pejë-Kuqishtë

Xhudistja Muminoviq e fiton të bronztën në Sofje

Xhudistja Muminoviq e fiton të bronztën në Sofje

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur trajtohet në QKUK

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

Tifozët e Pejës kthehen kundër klubit, akuzojnë kryesinë

Te Peja nisin ndryshimet, largohen tre basketbollistë të huaj

Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

Pisa e Serie A shkarkon trajnerin Gilardino

Pisa e Serie A shkarkon trajnerin Gilardino

Juventusi bën dy transferime në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit

Juventusi bën dy transferime në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën