TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Opozita nuk arrinë të bëjë kuorumin për hetim ndaj Mimoza Kusari-Lila

by Venhar Isufi
2 vjet ago
0
A A
Opozita nuk arrinë të bëjë kuorumin për hetim ndaj Mimoza Kusari-Lila

Në mungesë kuorumi partitë opozitare të premten në seancën e jashtëzakonshme nuk arritën të votojnë kërkesën e tyre për shkarkimin dhe hetimin ndaj kryetares së grupit parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila për bisedën e saj me kryeterorristin, Millan Radojiciq. Kryetarët e grupeve parlamentare, PDK, LDK dhe AAK para propozimit të rezolutës, akuzuan Kusari-Lilën se në koordinim me Radojiciq kanë marrë vendime në Kuvendin e Kosovës.

Në mungesë kuorumi, Partia Demokratike e Kosovës nuk arriti të qojë përpara rezolutën për shkarkim dhe hetim ndaj Mimoza Kusari-Lila.

Në seancën e jashtëzakonshme të thirrur nga shefi i grupit parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, deputetët e qeverisë në pushtet Vetëvendosje bojkotoi këtë seancë.

E të pranishëm ishin dy depotët e larguar nga VV tashmë të pavarur, Eman Rrahmani e Visar Korenica.

Thirrësi i kësaj seance, Abelard Tahiri kërkoi hetim nga prokuroria për bisedën Kusari –Lila dhe Radojiçiq deri sa akuzoi këtë të fundit.

“A e dini çfarë është tragjike, tragjike është kur kandidati na vjen nga një njeri me aktivitet të rëndë kriminal, nga një njeri i cili vjen nga BIA serbe, nga inteligjenca serbe,  dhe e ka komplet mbështetjen e shtetit të Serbisë. Shtetit serb i kërkon Macroni me arrestu Radojiçiqin, i kërkon Scholzi me arrestua Radojiçiqin i kërkon Christopher Hill me arrestua dhe ai është i lirë”, ka thënë Tahiri.

Ngjashëm reagoi edhe deputeti i LDK-së, Anton Quni.

“Nuk mund ta imagjinoj, se si një deputet te varri i heroit Afrim Bunjaku, në prani të familjes përkulet, vendos lule e përlotet   , ngushëllon familjarët e kolegët duke e ditur se ai është i vrarë nga njeriu me të cilin ti kohë më parë ke bërë marrëveshje të fshehtë nga terroristi Millan Radojiciq”, deklaroi Quni.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, iu përgjigj akuzave të Mimoza Kusari-Lila për publikimin e disa fotografive të ish udhëheqësve të shtetit me Millan Radojiciq.

“Kryeministri i at’hereshëm Ramush Haradinaj, kryetari i tanishëm i AAK-së, Ramush Haradinaj, nuk ka asnjë komunikim  me Millan Radojiciq. Dhe kush e ka çfarëdo të dhëne të këtij komunikimi e lus qitne sot e ku të doni. 04:13 Marrëveshjen Lista Serbe – Vetëvendosje për me i largua veteranët kategoritë e lirisë mos me u përfshi në pagën minimale e ka bërë Albin Kurti me Radojiçiqin”, ka Haradinaj.

Deputeti i pavarur, Haki Abazi tha se të premten në seancë përveç VV-së mungoi edhe një parti tjetër.

“Unë kam qenë pjesë e këtij grupi parlamentar që nuk ekziston e fatkeqësisht janë dy grupe parlamentare që nuk janë prezentë, Lista Serbe edhe Lëvizja Vetëvendosje, nuk është vetëm simbolik kjo punë”, deklaroi Abazi.

Deputeti nga PDK-ja, lëshoi audio-incizimin e Mimoza Kusari – Lila.

Seanca u mbyll pa miratimin e rezolutës, pasi që nuk pati kuorum.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Të mërkurën vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit, a do të marrin pjesë PDK e Aleanca?

Të mërkurën vazhdon seanca për konstituimin e Kuvendit, a do të marrin pjesë PDK e Aleanca?

Bllokada institucionale në Kosovë rrezikon fondet e BE-së

Bllokada institucionale në Kosovë rrezikon fondet e BE-së

1.76 euro u shit sot një litër naftë, MINT tërhiqet nga caktimi i çmimit të derivateve

1.76 euro u shit sot një litër naftë, MINT tërhiqet nga caktimi i çmimit të derivateve

PDK dhe Aleanca në fazë të re, Hamza thotë se do të veprojnë që ligjshmëria të rikthehet

PDK dhe Aleanca në fazë të re, Hamza thotë se do të veprojnë që ligjshmëria të rikthehet

Bayern Munich befasohet nga Schalke

Interi e fiton dramën në minutat e fundit ndaj Napolin

Interi e fiton dramën në minutat e fundit ndaj Napolin

KPK dorëzon edhe zyrtarisht në Presidencë, emrin e Zejnullah Gashit për Kryeprokuror të Shtetit

Haxhiu për Nënë Terezën: Një grua shqiptare që u bë ndërgjegje e njerëzimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën