TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Opozita në “kurthin” e Kurtit

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Opozita në “kurthin” e Kurtit

Shkruan: Zijadin Gashi

I përmbajtur e i rezervuar në raport me dialogun dhe i paqartë me qëndrimin e tij karshi lansimit fillestar të planit franko-gjerman, kryeministri, Albin Kurti megjithatë kishte paralajmëruar një nënshkrim të një marrëveshje gjatë këtij viti. Ky draft apo plan, sipas projektuesve, mendohet të sjellë marrëveshjen e shumëpritur mes dy vendeve armike, Kosovës dhe Serbisë.

I lansuar nga Berlini e Parisi, plani besohej se kishte një bekim tjetër prapa, atë të Uashingtonit. Por, që palët në negociata të jenë më komode e Bashkimi Evropian të mos anashkalohej nga dy fuqitë kryesore të Unionit, nga Gjermani e Franca, u vendos që ai të kthehet në planin e BE-së për arritjen e paqes mes dy vendeve armike.

Gjatë gjithë kësaj kohe, në Prishtinë kishte “mjegull politike”, sa i përket qartësisë rreth këtij plani.

Ndërsa Kurti sillej me indiferencë në raport me dialogun dhe planin e propozuar, zëvendësi i parë i tij dhe kryenegociatori i Kosovës në dialog, Besnik Bislimi thoshte se ai plan, më shumë mbronte interesat e Serbisë.

Atë kohë, duke e parë pozicionin e institucioneve të Kosovës, që sipas shumëkujt në Prishtinë, ishte në kundërshtim me aleatët perëndimorë, opozita dukej më e alarmuar sesa vet Qeveria e cila po përballej me një presion të ashpër diplomatik ndërkombëtar, deri te kërcënimet me sanksione.

Kështu, opozita doli hapur në mbështetje të planit franko-gjerman. Në mungesë të njohjes de jure, duke marrë si zgjidhje shembullim mes dy Gjermanive dhe Kartën e OKB-së, opozita atë kohë pajtohej edhe me njohjen de fakto nga Serbia, që besoheje se do të sillte ky plan. Kurse sa i përket palës tjetër në dialog, Plani përmend një vetqeverisje lokale për sërbët e Kosovës (lexo: Asociacionin) dhe kujdesin për pronën e Kishës Ortodokse Serbe në Kosovë.

Ndërsa Kurti e vazhdonte negociimin me BE-në e Uashingtonin rreth këtij plani, pa transparencë e pa debat kontruktiv të brendshëm, opozita, doli të jetë e para pro-planit franko-gjerman apo planit të BE-së, duke shpresuar kështu edhe në përafrimin me ndërkombëtarët (BE-në e sidomos me SHBA-në).

Dhe, kur “të gjithë” e pritën kundërshtimin e Kurtit, i cili gjithë procesin e mbajti të mbyllur, e madje edhe duke i akuzuar e përbuzur ata që publikisht i bënin pyetje për Asociacionin, doli para Kuvendit me gjashtë kushte për formimin e këtij Asociacioni, por të cilat çuditërisht nuk i kishte prezantuar në Bruksel, por në Kuvendin e Kosovës. E Kuvendi i Kosovës edhe mund t’ia miratonte ato gjashtë kushte, por negociatat po zhvilloheshin në Bruksel.

Nga ai moment, opozita mbase e kuptoi se këtu kishte edhe njëfarë loje politike, për të mos thënë e kuptoi se kishte rënë në grackën apo edhe kurthin e Kurtit. Ai tashmë e kishte marrë miratimin deklarativ të opozitës për planin franko-gjerman apo planin e BE-së dhe tani i mjafton që vetëm të shkojë në Bruksel dhe ta pranoj në parim këtë plan, meqë në Prishtinë nuk ka kundërshtime.

Dy javët e fundit, kur opozita, mbase e kuptoi gjendjen reale, po përpiqet që tani ta interpretojë takimin e 27 shkurtit, si nënshkrim që e sjell Asociacionin e Komunave me Shumicë Serbe, duke harruar se Asociacioni ishte nënshkruam më 2013. Që amullia të mos vazhdojë, aktorët politikë duhet ta kuptojnë se sot SHBA e BE nuk po kërkojnë nënshkrim të Asociacionit, kjo epokë ka mbaruar më 2013, por po kërkojnë hapat fillestar, nisur me hartim e statutit të tij.

Për korrektësi, nga taborri opozitar, duhet përjashtuar liderin e AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili i ka mbetur besnik zotimit për pranimin e planit evropian bashkë me të mirat e pasojat që ai prodhon, duke mos ndryshuar qëndrim.

Dhe krejt në fund, tani palët do të ulen në tavolinën e dialogut në Bruksel, por aty  para vetës e kanë një plan që thotë: “Merre ose lëre”. Nënshkrimi i planit, do të konsiderohet si fitore e madhe për diplomacinë evropiane të asistuar nga ajo amerikane. Kurse Kurtin e Vuçiqin, pas nënshkrimit, i pret përballja me forcat e brendshme politike në vendet përkatëse.

Kurti, duhet ta bëj “Zajednicën” që e kishte kundërshtuar me aq ngulm, e Vuçiqi duhet t’i vë sanksione Rusisë, si kusht për t’i  trashëguar favoret politike e ekonomike për vendin e tij që do t’ia mundësonte firma në planin evropian.

E kundërta, BE-ja e ka bërë të qartë se ai që vendosë të mos e nënshkruajë këtë plan do të përballet me pasoja e fajësim publik, që më pas do të sillte edhe pasoja e ndëshkim për shtetin që përfaqëson.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Fantazitë imperiale të Serbisë po i kthehen mbrapsht në shtëpi

Fantazitë imperiale të Serbisë po i kthehen mbrapsht në shtëpi

Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Elitat maqedonase kryesisht përbëhen nga bullgarë e shqiptarë ortodoks të serbizuar!

Çfarë solli takimi Trump-Putin?

Çfarë solli takimi Trump-Putin?

Sundimtarët e errësirës moderne

Sundimtarët e errësirës moderne

Shabani: Shtimja duhet të transformohet, Imri Ahmeti është model për ne

Shabani: Shtimja duhet të transformohet, Imri Ahmeti është model për ne

Osmani në Forumin Alpbach në Austri: Kosova, kontribuuese për paqe dhe siguri

Osmani pritet të udhëtojë për New York, merr pjesë në Asamblenë e OKB-së

Izraeli sulmon sërish Sirinë, së paku 5 persona të vrarë

Izraeli deklaron se po armatos dhe po paguan milicinë Druze në Sweida të Sirisë

Ushtria izraelite injoron afatin e tërheqjes, vret 22 libanezë

Izraeli paralajmëron sulmin ndaj Libanit

Kërkohet paraburgim ndaj dy personave, dyshohen për keqpërdorim të kartelave bankare

Prokuroria ngrit aktakuzë ndaj katër personave për vrasje në Prishtinë

Ministria e Kulturës izraelite shkurton fondet për ceremoninë e filmit për shkak të përmbajtjes pro-palestineze

Ministria e Kulturës izraelite shkurton fondet për ceremoninë e filmit për shkak të përmbajtjes pro-palestineze

“Ditari” 18.09.2025

“Ditari” 18.09.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën