TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Opozita mbledh 40 nënshkrime për komisionin hetimor për çështjet me energjinë dhe punësimet në KEK

nga tëvë1
8 Prill, 2022
0
A A
Kuvendi vazhdon nesër seancën plenare

Partitë opozitare në Kuvendin e Kosovës i kanë mbledhur 40 nënshkrime për themelimin e një komisioni hetimor për siç kanë thënë ata abuzimet që kanë ndodhur gjatë krizës energjetike. Komisioni është thënë se do të hetojë edhe çështjen e punësimeve në periudhën e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës (KEK). Shefat e grupeve parlamentare, të PDK-së dhe AAK-së, pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, e kanë vlerësuar si tejet të rëndësishme zbardhjen e këtyre rasteve ndërsa nga Lëvizja Vetëvendosje kanë thënë nuk e kundërshtojnë por vlerësojnë se ky komision nuk ka substancë dhe është i pabazuar.

Shefi i grupit parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka thënë se është e rëndësishme të zbardhen të gjitha pretendimet e ngritura për abuzimin dhe keqpërdorimin e parasë publike në blerjen dhe prodhimin e energjisë elektrike.

“Tash një pikë e re që do të jetë pikërisht në këtë komision hetimor parlamentar do të jenë edhe punësimet, abuzimi me punësimet që ka ndodhur në periudhën e fundit në Korporatën Energjetike të Kosovës[…]Ai komision hetimor parlamentar do të zhvillojë një hetim parlamentar konform ligjit që është në fuqi. Mendoj që këtu do të zbardhen shumë parregullsi, shumë të meta, shumë probleme, shumë abuzime që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhe”, ka thënë ai.

Për themelimin e komisionit hetimor parlamentar, Besnik Tahiri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka thënë se duhet të zbardhet e vërteta e punësimeve në KEK.

“Është tepër me rëndësi që trajtimi i energjisë, trajtimi i çështjeve që tani po vinë edhe këto të punësimeve në KEK të trajtohen nga ky komision hetimor de të dalë e vërteta në shesh cilado qoftë ajo”, ka thënë Tahiri.

Ndërsa deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi ka thënë se ky komision është i pabazuar.

“Do të diskutojmë për përbërjen dhe periudhën e angazhimit dhe mandatin por nuk do të diskutohet themelimi, ne nuk kemi asgjë kundër këtij komisioni, madje edhe në seancën e kaluar kem qenë në të gatshëm për ta themeluar por pastaj diskutimi kishte devijuar nga vet opozita duke prishur konsensusin e arritur paraprakisht për këtë komision, sikurse natyrisht përmbajtjen e konsiderojmë që ky komision nuk ka substancë, nuk ka objekt, dhe është i pabazuar në kërkesë por sido që të jetë tani që janë mbledhur 40 nënshkrime Kuvendi nuk e diskuton themelimin por thjesht e voton përbërjen”, ka thënë Rrustemi.

Pas mbledhjes së kryesisë gjithashtu është bërë e ditur se më 14 prill do të mbahen dy seanca plenare.

“Më 14 prill dy seanca, seanca e parë do të jetë shqyrtimi i pikave të papërfunduara nga seancat e shkuara përfshirë edhe dy pikat e seancës së djeshëm që nënkupton edhe projektligjin për Këshillin Prokurorial, ndërkohë do të vazhdohet me seancën e re të rregullt ku do të kemi një mori të projektligjeve duke filluar me katër marrëveshje ndërkombëtare që kanë të bëjnë me kredi të ndryshme,

projekte të ndryshme investuese, pastaj kemi edhe dy kërkesa për debate parlamentare nga partitë opozitare, një për gjendjen e sigurisë ne vend dhe një tjetër për një vjetorin e qeverisë, natyrisht do të vazhdojë pastaj me projektligje të tjera që janë në rend dite”, ka thënë ai.

Ndërsa shefi i deputetëve të PDK-së, Abelard Tahiri ka thënë se po mungon një transparencë nga ana e qeverisë për të prezantuar punën një vjeçare.

Andaj sipas tij në seancën pas dy jave do të mbahet debat parlamentar për punën e ekzekutivit.

“Ne e dimë realisht që nuk ka shumë për të prezantuar, më shumë kemi dështime, degradime, sesa që kemi pasur ndonjë zhvillim, se sa që kemi pasur ndonjë progres në cilëndo fushë, qoftë në ekonomi, qoftë në sundim të ligjit, qoftë në shëndetësi, megjithat si grup parlamentar i Partisë Demokratike sot kemi depozituar një kërkesë ku kemi ftuar kryeministrin Kurti që jo në seancën e radhës që do të mbahet jo këtë të enjte mirëpo pas dy jave të vijë dhe të sjell paraprakisht një raport për punën një vjeçare të qeverisë dhe të kemi një debat parlamentar”, ka thënë ai.

Ndërsa me kërkesë të AAK-së do të zhvillohet debat parlamentar lidhur me gjendjen e sigurisë në vend./KP

Tags: kuvendiOpozita
ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Sheshi që ndan Malishevën – opozita flet për zvarritje, komuna për sukses

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Një grua sulmon me thikë kalimtarët në Gjermani – vritet nga policia

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Stojkoviq për gazetarët serb: ”Nuk ju pëlqeu loja? Gjeni një tjetër trajner”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Sylvinho: “Ndeshja më e mirë në dy-tri vjetët e fundit”

Kurti flet me Sullivan: Kemi nevojë për ndihmë më të madhe kundër planeve luftarake të Serbisë

Kurti nderon dëshmorët e fshatit Bllacë në përvjetorin e 7 Qershorit

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Policia parandalon prerje ilegale të drunjve në Malet e Sharrit – të dyshuarit i vënë zjarr automjetit dhe ikin

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Shqipëria dominon ndaj Serbisë, Manaj humb penalltinë, por mbyllet pa gola në Tiranë

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Një pjesë e Lagjes së Spitalit në terr, kjo është arsyeja

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X