TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Opozita maqedonase kundër nominimit të Xhaferit për kryeministër teknik

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Opozita maqedonase kundër nominimit të Xhaferit për kryeministër teknik

Opozita maqedonase për shqyrton mundësinë e mospjesëmarrjes në Qeverinë teknike të Maqedonisë së Veriut që duhet të nisë punën nga 28 janari 2024, apo 100 ditë para zgjedhjeve të rregullta parlamentare që duhet të mbahen më 5 maj, bazuar në marrëveshjen ndërmjet partive politike të arritur më 4 dhjetor.

Qeveria teknike ka për detyrë organizimin dhe mbarëvajtjen e zgjedhjeve, me pjesëmarrjen edhe të VMRO DPMNE-së, e cila duhet të nominojë kandidatët e saj për ministër të Punëve të Brendshme, të Punës dhe Politikës Sociale, si dhe tre zëvendësministrave.

VMRO DPMNE-ja po diskuton pozicionin e saj në qeverinë teknike për shkak të marrëveshjes mes LSDM-së dhe Bashkimit Demokratik për Integrim (BDI) që kryeministër teknik të jetë Talat Xhaferi, aktualisht kryetar i Kuvendit.

“Në ditët në vijim organet e partisë do të mblidhen dhe do të marrin vendimin përfundimtar nëse partia do të jetë ose jo pjesë e Qeverisë teknike”, ka deklaruar Antonio Milloshoski, deputet dhe anëtar i Komitetit ekzekutiv të VMRO DPMNE-së.

VMRO-ja akuzon BDI-në për përfshirje në krim të organizuar dhe korrupsion, ndërsa Xhaferin për shkelje të ligjeve në Kuvend.

Por, deputeti i kësaj partie Antonio Milloshoski, thotë se ai personalisht mendon se VMRO-ja duhet të jetë pjesë e qeverisë për të pamundësuar siç thotë, “synimet e pushtetit aktual për falsifikimin e zgjedhjeve”.

“Vlerësoj se kur qeverinë e udhëheq një njeri si Talat Xhaferi, i cili shumë herë ka shkelur rregulloren e Kuvendit, atëherë ai që ka ndërmend të mos marrë pjesë në Qeverinë teknike vetëm do t’i jepte më shumë shanse këtij pushteti për të bërë keqpërdorime në zgjedhje. Prandaj, vlerësoj se VMRO-ja do të duhej të merrte pjesë në qeverinë teknike me qëllim që të pamundësojë manipulimin e zgjedhjeve nga LSDM-ja dhe BDI-ja”, ka thënë Millosheski.

Bazuar në Ligjin për punën e qeverisë teknike, kandidatin për kryeministër duhet ta propozojë partia me numrin më të madh të deputetëve në Kuvendin e Maqedonisë së Veriut.

Çfarë parasheh Ligji për Qeverinë teknike?

Neni 43: Njëqind ditë para mbajtjes së zgjedhjeve për deputetë, dhe pas dorëheqjes së mëparshme të kreut të Qeverisë së Republikës së Maqedonisë, Kuvendi i Republikës së Maqedonisë do të zgjedhë një qeveri të re kalimtare për të zbatuar zgjedhjet për deputetët, të udhëhequr nga një kryeministër i ri i emëruar nga partia me numrin më të madh të deputetëve në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë.

Në zgjedhjet parlamentare në vitin 2020 numrin më të madh të deputetëve e kishte koalicioni i udhëhequr nga LSDM-ja me gjithsej 46 deputetë, ndërsa 44 koalicioni opozitar, por si parti politike numrin më të madh prej 38 deputetësh e ka VMRO DPMNE-ja kundrejt 31 deputetëve të LSDM-së dhe 13 deputetëve të BDI-së.

Por, kryeministri Dimitar Kovaçevski tha se marrëveshja e partive në pushtet për caktimin e Talat Xhaferit për kryeministër teknik është në përputhje me ligjin, pasi sipas tij, LSDM-ja dhe BDI-ja kanë numrin më të madh të deputetëve, andaj edhe kishin marrë mandatin për formimin e qeverisë së rregullt nga presidenti Stevo Pendarovski në vitin 2020.

“Së pari nuk po shkelet ligji sepse edhe qeveria e tanishme dhe qeveria e kaluar janë qeveri koalicioni bazuar në mandatin që i jep presidenti i shtetit koalicionit që ka të paktën 61 deputetë në Kuvend, kështu që nuk mund të flitet për shkelje të ligjit”, tha kryeministri Kovaçevski.

Lidhur me paralajmërimin e VMRO-DPMNE-së që të mos nominojë ministrat e saj në qeverinë teknike, kryeministri tha se është obligim ligjor për partitë dhe këtë duhet ta përmbushë edhe opozita.

“Është detyrë e të gjitha partive politike të marrin pjesë në një qeveri që duhet t’i zhvillojë zgjedhjet në nivel teknik. Me këtë do të kemi një proces demokratik që nuk do të ketë asnjë njollë. Besoj se të gjitha partitë në përputhje me ligjin duhet të caktojnë përfaqësuesit e tyre në qeverinë teknike”, tha Kovaçevski.

Nga BDI-ja kanë thënë se me “caktimin e Talat Xhaferit për kryeministër teknik, BDI-ja po e përmbush premtimin e saj për kryeministrin e parë shqiptar”.

Sa i përket reagimit të opozitës maqedonase, nga BDI-ja thonë se “qeveri pa parti shqiptare nuk mund të ketë”.

Zgjedhjet e rregullta parlamentare do të mbahen së bashku me rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale, më 5 maj, kurse rrethi i parë i zgjedhjeve për president është caktuar më 24 prill./REL/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Dy të vdekur dhe shumë të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në Leipzig

Dy të vdekur dhe shumë të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në Leipzig

Berisha: Protesta e 8 majit nuk do të jetë politike por për dinjitetin e shqiptarëve

Berisha: Protesta e 8 majit nuk do të jetë politike por për dinjitetin e shqiptarëve

Bisedë me Macron, Von der Leyen dhe Kurtin, Rama ndan fotot nga Samiti i Komunitetit Politik Europian

Bisedë me Macron, Von der Leyen dhe Kurtin, Rama ndan fotot nga Samiti i Komunitetit Politik Europian

Mickoski: Bullgaria do të ashpërsojë retorikën ndaj Maqedonisë

Mickoski: Bullgaria do të ashpërsojë retorikën ndaj Maqedonisë

Haskuka: Hamza e Abdixhiku s’kanë fuqi vendimmarrëse në partitë e tyre

Haskuka: Hamza e Abdixhiku s’kanë fuqi vendimmarrëse në partitë e tyre

Thaçi paralajmëron ankim në Kushtetuese të DhSK-së pas vendimit të Apelit

Thaçi: Unë mund të tretem në burg, por Kosova do ketë progres

Emisioni “Info Nata” 04.04.2026

Emisioni “Info Nata” 04.04.2026

Kurti në Jerevan: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO, garanci për stabilitetin e rajonit

Kurti në Jerevan: Anëtarësimi i Kosovës në BE dhe NATO, garanci për stabilitetin e rajonit

​Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësimet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

​Kamberi: Raporti i Komitetit të OKB-së konfirmon shqetësimet për pozitën e shqiptarëve në Luginë të Preshevës

Dy të vdekur dhe shumë të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në Leipzig

Dy të vdekur dhe shumë të plagosur pasi një makinë u përplas me turmën në Leipzig

Ushtroi dhunë fizike e psikike për dy vjet ndaj bashkëjetueses – arrestohet i dyshuari

Arrestohet një person në Obiliq për kanosje ndaj një polici, i sekuestrohet vetura e kërkuar nga Britania e Madhe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën