TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Opozita kritikon Kurtin: Po i bllokon edhe komunat, duhet të zhbllokohet shteti

by Tëvë1
4 javë ago
1
A A
PDK e Aleanca vazhdojnë aksionin para Qeverisë

Deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës dhe të Aleancës protestuan edhe mëngjesin e së premtes para ndërtesës së qeverisë, duke kërkuar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti që si deputet të kthehet në Kuvend për ta konstituuar legjislaturën e re.

Kësaj radhe, të zgjedhurrve të popullit iu bashkangjitën ata që morën vota në nivel lokalë, asambleistët e Prizrenit dhe Suharekës.

I pari që foli ishte Dardan Berisha,– asamblist i PDK-së në Suharekë i cili Kurtin e akuzoi për mosmbështetje të komunave

Jemi këtu për të shprehur indinjatën tonë të thellë dhe pakënaqësitë tona të cilat po bëhen kohëve të fundit, pikërisht nga një deputet uzurpator që quhet Albin Kurti. Konkretisht jemi para objektit të qeverisë, objekt të cilin e ka uzurpuar, objekt i cili është ndërtuar mbi bazën e lirisë dhe pavarësisë së Kosovës. Por mbi të gjitha, në këtë objekt janë marrë vendime të rëndësishme për vendin, janë dhënë ide dhe janë marrë projekte të cilat e kanë zhvilluar Kosovën. Por mbi të gjitha ka pasur një buxhet më të paktë sesa sot. Ky buxhet sot nuk po shtrihet në komuna, në komunat nga vijmë ne, sepse po mundohet të centralizojë edhe komunat”, tha ai.

Edhe Adem Morina, që është asamblist i PDK-së Prizren, e akuzoi Kurtin për bllokim të komunave.

“Konkretisht një bllokadë e tillë nga partia fituese e pushtetit në këtë rast, dhe nga Kurti, është e paarsyeshme dhe e panevojshme sepse po i bën dëm Kosovës, po i bën dëm qytetarëve. Dhe gjithsesi ne bëjmë ftesë dhe thirrje që duhet të krijohen institucionet dhe duhet të zhbllokohet shteti i Kosovës. Në këtë rast që e ka bllokuar Kurti, kur e dimë që para disa ditë kemi bërë vetëm një protestë nga të gjitha komunat e Kosovës, sepse nuk ka bllokuar vetëm qeverinë në këtë rast dhe institucionet, por ka bllokuar të gjitha institucionet lokale, duke përfshirë edhe komunat me bllokadën e buxhetit. Kjo është një gjë e paarsyeshme dhe është një njollë e zezë karshi edhe faktorit ndërkombëtar me të cilët ne kemi pasur një bashkëpunim jashtëzakonisht të madh për t’i krijuar këto institucione”, tha Morina.

E Genc Prelvukaj, nga kryesia e PDK-së, u mor me telashet që sipas tij i kanë shtresat e ndryshme të shoqërisë, për fajin e Kurtit.

“Realisht është ironia kryesore që Kurti bashkë me partinë Vetëvendosje nuk e ka në fokus qytetarin, për të është e parëndësishme se një familje vazhdon ta thellojë krizën ekonomike, njerëzit s’kanë mjete pune, një fëmijë ndoshta ka bukë të pamjaftueshme në tavolinë, një polic që detyrohet të punojë punë shtesë për të kaluar muajin, minatorët që punojnë në kushte të vështira e shumë e shumë kategori të tjera të qytetarëve tonë. Por e rëndësishme për të dhe partinë e tij apo formacionin e tij politik, është shfryrja e egos në vete kundrejt oponencës politike dhe ta zgjedhë përplasjen, bllokimin institucional në vend të bashkëpunimit, në vend të kompromisit, në vend të formimit të institucioneve konform rregullës, dhe të banalizojë me një institucion apo vendin kryesor të politikës në vend”, tha ai.

Ndërsa deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj e akuzoi liderin e Vetëvendosjes për luftë të shumëanshëshme ndaj opozitës, duke përfshirë edhe metoda të ndaluara.

“Albin Kurti, siç po e shihni, po mundohet me funksionu me këtë luftën hibride edhe me këtë ushtrinë paramilitare me ‘lule e gjela’, dhe nuk e dinë se, duke dashur me denigru secilin person, secilin individ, secilin pushtetar që nuk është me Lëvizjen Vetëvendosje me këto fake adresa, po mundohet që t’i frikësojë deputetët, po mundohet që t’i frikësojë opozitën që mos me fol. Jo Albin, nuk frikësohemi. Ata që janë trima dalin me adresa të sakta, me adresa të vërteta dhe përballen me realitetin. Nuk e dinë se teknologjia ka avancuar dhe një ditë të gjithë do t’i gjejmë dhe e keni parë ata që janë gjendur se si kanë qarë para prokurorisë e para gjyqësisë”, tha ajo.

Aktualisht është java e katërt e aksionit të deputetëve të PDK-së dhe Aleancës ku po kërkojnë konstituimin e Kuvendit dhe formimin e institucioneve.

Tags: albin kurtialencapdkQeveriaTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

Formimi i institucioneve të Kosovës në fokus të takimit Kurti-Hargreaves

Formimi i institucioneve të Kosovës në fokus të takimit Kurti-Hargreaves

Dren Paca emërohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Dren Paca emërohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Nis takimi Kurti – Hamza

Nis takimi Kurti – Hamza

KPK shkarkon kryeprokurorin, Blerim Isufaj

KPK shkarkon kryeprokurorin, Blerim Isufaj

Sulmuesi i Real Madridit merr ftesë nga Kombëtarja e Spanjës

Sulmuesi i Real Madridit merr ftesë nga Kombëtarja e Spanjës

Formimi i institucioneve të Kosovës në fokus të takimit Kurti-Hargreaves

Formimi i institucioneve të Kosovës në fokus të takimit Kurti-Hargreaves

Dren Paca emërohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Dren Paca emërohet ushtrues detyre i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Rikthehet shërbimi rezervist në Forcat e Armatosura të Shqipërisë

Kombëtarja e Kosovës është rikthyer në Prishtinë, fillon përgatitjet për ndeshjen me Austrinë

Kombëtarja e Kosovës është rikthyer në Prishtinë, fillon përgatitjet për ndeshjen me Austrinë

Nis takimi Kurti – Hamza

Nis takimi Kurti – Hamza

Biletat e ndeshjes Kosovë – Austri, “Dardanët” me njoftim të rëndësishëm

Biletat e ndeshjes Kosovë – Austri, “Dardanët” me njoftim të rëndësishëm

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën