TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Opozita kërkon rezolutë që mbështet kërkesat e minatorëve të Trepçës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A

Foto ilustruese

Partia Demokratike e Kosovës, ka propozuar miratimin e një rezolute me anë të së cilës ofrohet mbështetje në kërkesat e minatorëve të Trepçës.

Shefi i kësaj partie, Abelard Tahiri, gjatë seancës plenare në Kuvend, tha se deri më tani kanë pritur nga Qeveria e Kosovës ta zgjidhin këtë çështje, por që sipas tij, një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

“Kemi proceduar një kërkesë për debat me një rezolutë e cila i përkrah po ashtu kërkesat e minatorëve të Trepçës. Tash e 10 ditë minatorët e Trepçës janë në grevë dhe ne nuk kemi dashur ta politizojmë këtë çështje, sepse i kemi dhënë kohë Qeverisë që të zgjidhë këtë çështje dhe minatorët të dalin nga greva. Mirëpo, një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Pra, ne rezolutën veçse e kemi proceduar dhe kërkojmë që sot të hyjë si pikë e parë e kësaj seance miratimi i një rezolute me të cilën Parlamenti i Kosovës kërkon mbështetjen e kërkesave të minatorëve të Trepçës”, potencoi Tahiri para deputetëve.

E mbështetje ndaj kësaj rezolute, pati edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Me ç’rast, Shefi i Grupit Parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi, the se Kuvendi duhet ta shqyrtojë dhe ta kalojë këtë rezolutë, pasi sipas tij, kërkesat e minatorëve grevistë janë minimaliste.

“Kuvendi ta shqyrtojë dhe ta kalojë një rezolutë e cila i kërkon Qeverisë që kërkesat e tyre të realizohen, sepse kërkesat e tyre janë miniamliste. Çka kërkojnë ata është që të garantohet se pagat kanë me i marrë në fund të muajit”, deklaroi Gashi në Kuvend.

Përkrahja nuk mungoi as nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, teksa shefi i kësaj partie, Besnik Tahiri, tha se AAK e mbështetë dhe e konsideron urgjente diskutimin për protestën e minatorëve të Trepçës.

“Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, normal që e mbështetë dhe e konsideron si tepër urgjente që të mbahet një seancë dhe të diskutohet çështja e minatorëve. Po ashtu është me rëndësi të trajtohet me urgjencë edhe protesta e Policëve të Kosovës. Në qoftë se vazhdon ky zinxhir atëherë është devalvuar vendi dhe institucionet e Kosovës”, tha Tahiri tutje.

Sot, është dita e dhjetë e minatorëve të minierës së “Trepçës” që kanë hyrë në grevë.

Kërkesat e tyre janë realizimi i pagës nga data 6 deri me datën 10 të çdo muaji, dorëheqja apo shkarkimi i u.d i kryeshefit, Enis Abdurrahmani dhe kërkesa për sigurim shëndetësor dhe përmirësimin e kushteve./teve1.info/.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Protestuesit në Tiranë ‘sfidojnë’ orët, i japin ‘‘afat’’ Ramës që gjatë ditës së nesërme të jap dorëheqje

Protestuesit në Tiranë ‘sfidojnë’ orët, i japin ‘‘afat’’ Ramës që gjatë ditës së nesërme të jap dorëheqje

Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

Kurti viziton Panairin e Librit “Prishtina 2026”

Zv/sekretarja e NATO-s: Angazhimi i Aleancës për Kosovën mbetet i palëkundur

Zv/sekretarja e NATO-s: Angazhimi i Aleancës për Kosovën mbetet i palëkundur

36 raste me fruth në Kosovë, rritet interesimi për vaksinimin e fëmijëve

Masakrat e luftës nën hetim, Prokuroria Speciale vlerësohet për rezultatet

Masakrat e luftës nën hetim, Prokuroria Speciale vlerësohet për rezultatet

Diaspora ndryshon hartën politike, pesë mandate për Vetëvendosjen

Diaspora ndryshon hartën politike, pesë mandate për Vetëvendosjen

Kërkohet rregullore e përhershme për ndalimin e punës gjatë temperaturave ekstreme

Kërkohet rregullore e përhershme për ndalimin e punës gjatë temperaturave ekstreme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën