TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Opozita gjermane kundërshton dërgimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë

by teve1
6 muaj ago
1
A A
Opozita gjermane kundërshton dërgimin e trupave paqeruajtëse në Ukrainë

Konsiderimi nga Gjermania për të dërguar trupa në Ukrainë si pjesë e një marrëveshjeje paqeje me Rusinë ka ndezur debat në skenën politike gjermane, pasi opozita kundërshtoj fuqishëm idenë.

Partia e ekstremit të djathtë Alternativa për Gjermaninë (AfD), e cila kryeson në sondazhet e fundit, ka kritikuar ashpër planin e aleancës konservatore CDU/CSU të kancelarit Friedrich Merz për të shqyrtuar dërgimin e trupave gjermane në Ukrainë në kuadër të një force të përbashkët evropiane.

“Skifterët në CDU mezi presin të dërgojnë përsëri ushtarë gjermanë në zona lufte të huaja”, shkroi në rrjetet sociale bashkëkryetarja e AfD-së, Alice Weidel, duke paralajmëruar kundër një hapi të tillë “të papërgjegjshëm” që sipas saj mund të sjellë pasoja “të rrezikshme” për Gjermaninë.

Nga ana tjetër, Partia Socialiste e Majtë ka shprehur gjithashtu kundërshtimin e saj ndaj vendosjes së trupave gjermane në Ukrainë si pjesë e një nisme të NATO-s, duke propozuar një qasje alternative përmes një misioni paqeruajtës të udhëhequr nga Kombet e Bashkuara, trensmeton Anadolu.

“Ukraina ka nevojë urgjente për garanci konkrete sigurie në rast të një marrëveshjeje paqeje me Rusinë. Megjithatë, këto duhet të vendosen dhe zbatohen absolutisht brenda kornizës së Kombeve të Bashkuara”, deklaroi bashkëkryetari i Partisë së Majtë, Jan van Aken.

“Ideja se garancitë e sigurisë mund të ekzistojnë vetëm me ushtarë të NATO-s në kufirin ruso-ukrainas është e gabuar dhe e rrezikshme”, shtoi ai, duke përmendur raste nga historia ku tensionet kufitare kanë përshkallëzuar në konflikte të mëdha.

Pas takimeve me Presidentin amerikan Donald Trump dhe udhëheqës të tjerë evropianë të hënën, kancelari gjerman Friedrich Merz u shpreh i gatshëm të shqyrtojë pjesëmarrjen e Gjermanisë në një mision të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë.

Merz nënvizoi se Gjermania ka “një përgjegjësi të madhe” për të kontribuar në këto përpjekje, duke theksuar se vendimi përfundimtar do të merret në konsultim me partnerët evropianë dhe qeverinë gjermane.

“Është absolutisht e qartë se e gjithë Evropa duhet të marrë pjesë. Në fund të fundit, kjo nuk ka të bëjë vetëm me territorin e Ukrainës; ka të bëjë me rendin politik të Evropës”, tha ai.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Dridhje toke në Korçë, 12 tërmete brenda 48 orëve në Shqipëri

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Rusia shpreh gatishmëri për bisedime me SHBA-në pas skadimit të paktit të fundit bërthamor

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Dosjet e Epstein rikthejnë pretendimet e ish-bankierit holandez për sakrifica rituale të fëmijëve në qarqet financiare

Starmer u kërkon falje viktimave të Epsteinit për emërimin e Mandelson si ambasador në SHBA

Starmer u kërkon falje viktimave të Epsteinit për emërimin e Mandelson si ambasador në SHBA

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Kaçiu: Dosjet Epstein ‘shok’ për sistemin demokratik dhe kapitalist, elita të përfshira

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

Bërxuli: Dosjet e Epstein po përdoren për luftë politike

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

“Këndi i Debatit” 05.02.2026

Djali dyshohet se goditi babain me spëtaë në Deçan

Cakolli: Rinumërimi i plotë i votave është zgjidhja e duhur

Brenda pak ditësh certifikohen rezultatet e zgjedhjeve

Pllaka përkujtimore ku ra heroi Ali Ajeti në gjendje të mjerueshme, shqetësohet familja

Pllaka përkujtimore ku ra heroi Ali Ajeti në gjendje të mjerueshme, shqetësohet familja

Pjesëtarja e FSK-së fiton rastin në Gjykatë për mospagesën e orëve shtesë

Pjesëtarja e FSK-së fiton rastin në Gjykatë për mospagesën e orëve shtesë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën