TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Opozita akuza për neglizhencë të punimeve në shesh, Komuna e Pejës e mohon

Punimet që po zhvillohen në sheshin e qytetit të Pejës po vlerësohet nga opozita se po bëhen shkel e shko për shkak se fushata zgjedhore është afër. Por nga niveli lokal thonë se janë brenda afatit të paraparë.

by Lindrit Zejnullahu
6 muaj ago
1 0
A A

Punimet kishin nisur në vitin 2021.

Por ato ishin ndërprerë përkohësisht. Megjithatë, puna ka nisur së fundmi.

Megjithëkëtë ky projekt në sheshin e qytetit të Pejës, po vlerësohet se po përfundohet në mënyrë jo të duhur.

Është opozita në këtë komunë ajo që e jep këtë vlerësim, se për shkak të afrimit të zgjedhjeve lokale, punët po bëhen shkel e shko.

“Pastaj janë ndërprerë punimet pas inaugurimit të përfundimit të punimeve në gjysën e sheshit dhe tani po në këtë vit, vitin 2025 kanë filluar punimet tjera për t’a vazhduar pjesën tjetër të sheshit. Pra gjitha këto punime po bëhen për fushatë zgjedhore sepse po shkohet me këtë formulën 3 vjet pusho dhe një vit puno”, thotë Berat Ganiqi – shef i asamblesitëve të VV-së në këtë komunë.

Asamblisti opozitar akuzon edhe kreun e Komunës për neglizhencë të punimeve gjatë mandatit të tij.

“Realisht nëse i shikon rrugët e Pejës nuk ngjasojnë në rrugë të një qyteti për shkak se Peja ka mbetur shumë prapa sa i përket aspektit infrastrukturor, jemi në një qytet tepër të madh ku po ashtu i mungojnë infrastruktura por i mungojnë edhe mjetet në komunikacion siç janë semaforët dhe po ashtu kemi edhe probleme tjera në komunikacion që janë krijuar së fundmi me krijimin e një rrethrrotullimi në qendër të qytetit”, thotë ai.

Mirëpo nga niveli lokal kanë një shpjegim për vonesat në këto punime.

“Ne si Komunë jemi kujdes që së pari tenderimin vetëm me furnizim të materialeve që materialet të jenë dmth sa më cilësore dhe të kontraktohen nga kompani profesionale, dmth sheshi i Pejës është i ndërtuar me gurë natyralë dhe që është profid dhe gur vullkanik dhe është një ndër materialet më të forta dhe më të qëndrueshme. Kështu që ne këtë vit kemi vazhduar me punët pasi që në shesh kanë pas të ndërtohen disa objekte private e dijmë se janë rrëzu objektet e vjetra janë rrënu të gjitha dhe janë liru disa hapësira”, shprehet Agron Nikçi – drejtor i Shërmbimeve Publike.

Drejtori komunal shton se në këtë ka ndikuar edhe bllokimi i mjeteve buxhetore.

“Gjatë ekzekutimit të punëve në këtë shesh kemi pasur disa herë edhe dëmtim të buxhetit nga përmbaruesi për shkak të shujtave dhe këtyre kontratave kolektive ku në dy ose tri raste mjetet janë marrë pikërisht nga mjetet e sheshit që i kemi pasë ne për t’i paguar kontraktorët tanë”,tregon Nikçi.

Sipas nivelit lokal, ata janë brenda afatit kohor dhe se pas gushtit punimet do të intensifikohen.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti thotë se mbështetja në sektorin e TIK-ut mbetet prioritet i qartë i Qeverisë

Kurti thotë se mbështetja në sektorin e TIK-ut mbetet prioritet i qartë i Qeverisë

Radoniqi takon përfaqësues të Gjermanisë, diskutohet procesi i rinumërimit

Radoniqi takon përfaqësues të Gjermanisë, diskutohet procesi i rinumërimit

Sekuestrohen barna në vlerë 10 mijë euro nga Dogana dhe AKI

Sekuestrohen barna në vlerë 10 mijë euro nga Dogana dhe AKI

Bajrami: Kurti rriti pagën për vete dhe kabinetin e tij

Bajrami: Rritja e energjisë ka efekt multiplikues dhe dëmton qytetarët

Armand Duka i vetëm në garën për President të FSHF-së, gazetari Blendi Fevziu kandidat për Komitetin Ekzekutiv

Armand Duka i vetëm në garën për President të FSHF-së, gazetari Blendi Fevziu kandidat për Komitetin Ekzekutiv

Gjesti rikthehet në skenë me këngën “Memories”

Gjesti rikthehet në skenë me këngën “Memories”

Dua Lipa shkëlqen në sfilatën haute couture të Chanel në Paris

Dua Lipa shkëlqen në sfilatën haute couture të Chanel në Paris

Komiteti për Mbrojtjen e Gazetarëve: Izraeli i treti në botë për burgosjen e gazetarëve

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve në Gaza në këmbim të trupit të pengut të fundit izraelit

Izraeli dorëzon trupat e 15 palestinezëve në Gaza në këmbim të trupit të pengut të fundit izraelit

Kurti thotë se mbështetja në sektorin e TIK-ut mbetet prioritet i qartë i Qeverisë

Kurti thotë se mbështetja në sektorin e TIK-ut mbetet prioritet i qartë i Qeverisë

Radoniqi takon përfaqësues të Gjermanisë, diskutohet procesi i rinumërimit

Radoniqi takon përfaqësues të Gjermanisë, diskutohet procesi i rinumërimit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën