TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Kosova e Ohrit ndërmjet  Sirisë, Ukrainës dhe Maqedonisë së Veriut

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Albin Kurti nuk është i vetmi fajtor për këtë katandisje

Shkruan: Milazim Krasniqi

Marrëveshja e djeshme në Ohër për zbatimin e Planit evropian, e finalizon dështimin e Kosovës në dialogun me Serbinë.

Prej sot Kosova nuk është vetëm sipas Planit të Ahtisarit, po edhe sipas Planit të Makronit e Sholcit. Faktikisht, prej sot fillon procesi i federalizimit të Kosovës. Etniteti serb do të jetë brenda Kosovës dhe me ligje të Kosovës, por mënyra e zbatimit të ligjeve do të jetë ndryshe. Do të jetë në stilin e tryezës suedeze, pra, serbët do të zbatojnë vetëm atë që duan.

Nuk ka asnjë rëndësi a do të emërtohet Vetëmenaxhim-Asociacion-Zajednicë a qysh ndryshe, sepse do të jetë njësi më vete, me elemente të autonomisë territoriale, politike dhe etnike serbe.

Në parim, projekti nuk mund të paragjykohet sot. Pse? Sepse mund të bëhet faktor i riintegrimit të serbëve në shtetin e Kosovës. Megjithëse rreziku real është që mund të jetë faktor i secesionit të serbëve të Kosovës dhe të një konflikti të ardhshëm të armatour civil Brenda Kosovës. Por, as versioni i pare, integrues, e as i dyti, i përgjakshëm, nuk varet as prej shqiptarëve e as prej serbëve lokalë. Varet ekskluzivisht nga akterët ndërkombëtar.

Nëse atyre u duhet një Siri e përgjakur, tashmë e kanë në Kosovë. Nëse u duhet një Ukrainë e përgjakur, tashmë e kanë në Kosovë. Por, nëse u duhet një Maqedoni e Veriut, me komunitete të integruara e me orientime të qarta atlantike, mund ta realizojnë edhe në Kosovë. Brenda kësaj loje gjeopolitike, Albin Kurtin nuk e pyet kush për kurrgjë. Siç nuk i kanë pyetur as pararendësit e tij për kurrgjë, as në Rambuje, as në Vjenë, as në Bruksel.

Fatkeqësia jonë shtesë është se kemi me shumicë politikanë hipokritë e gënjeshtarë, të cilët nuk ia thonë popullit të vërtetën. Nuk i tregojnë popullit se janë të pafuqishëm përballë Fuqive të Mëdha, të cilat Kosovën praktikisht e trajtojnë si protektorat, si axhent joshtetëror dhe si monedhë për kusuritje. Mundohen ta fshehin pafuqinë, paaftësinë dhe dështimin, duke përhapur gënjeshtra. Albin Kurti në këtë punë është kampion.

E shikoja mbrëmë Kurtin në atë konferencë shtypi dhe më dhimbsej, vërtet, Por ishte njeriu i duhur, në vendin e duhur.

Nëse dikush duhej ta paguante faturën e një decenieje politikë abnormale dhe joreale, ai njeri duhej të ishte pikërisht Albin Kurti. Në fakt, faturën e paguan  Kosova, sepse këtë qeveri e ka sjellë në fuqi me zgjedhjen e vet të lirë.

Opinioni përmban pikëpamjet e autorit dhe nuk prezanton qëndrimet editoriale të teve1.info

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Kthejani ‘shqipëritë’ tona dhe UÇK-në pronarit të vërtetë – popullit shqiptar!

Askush nuk ka monopol mbi shqiptarizmin: rreziku i përçarjes fetare në Kosovë i provokuar nga Lëvizja e Deçanit dhe Lëvizja për Rikthim

Askush nuk ka monopol mbi shqiptarizmin: rreziku i përçarjes fetare në Kosovë i provokuar nga Lëvizja e Deçanit dhe Lëvizja për Rikthim

Kulla: Serbia ka blerë avionët që bombarduan Beogradin

Rrëfenjat e një vere të gjatë, të çuditshme, të nxehtë dhe të ndryshme

Mos harroni se edhe Sava Batarja thërriste në konvertim shqiptarët myslimanë

Mos harroni se edhe Sava Batarja thërriste në konvertim shqiptarët myslimanë

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Shala: Kishte rrahje fizike mes futbollistëve të Kosovës rrugës për ndeshjen me Izraelin

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Kurti: Kosova luajti më mirë, Austria ishte me fat

Mot me diell

Mot kryesisht me diell gjatë javës

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Hamza: Pres mbështetje të gjerë për ligjin për Specialen

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Komuna e Malishevës kundër largimit të digës në lumin Mirusha

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tarifat e reja për bizneset në Prishtinë

Tregu i veturave në lokacion të ri- tregtarët thonë se hapësira nuk është e mjaftueshme

Tregu i veturave në lokacion të ri- tregtarët thonë se hapësira nuk është e mjaftueshme

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën